1000. Një qeveri e cila frigohet nga populli i vet, çka i thuhet - TopicsExpress



          

1000. Një qeveri e cila frigohet nga populli i vet, çka i thuhet ? 1001. A i thuhet tirani, diktatur ? 1002. Puna vazhdoj deri tek ndarja e Malit te Zi, apo jo ? 1003. Solana në emër të BE a kërkoj nga Mal i Zi një prag të 55% të votave pozitive në referendumin të 21 majit 2006 ? 1004. A ishte për BE gjithë problemi të ruhet Kosova nën Jugosllavi ? 1005. Pas ndarjes së Malit të Zi nga Serbia nuk ekzistonte më Jugosllavia, a është kështu ? 1006. Solana a kërkonte nga Gjukanoviqi një marrëveshje me Serbinë ? 1007. Ajo Marrëveshje a transferonte trashgimin e Jugosllavise drejt Serbisë ? 1008. Kjo, a do të thotë që gjithë dokumentet ku përdoret emëri Jugosllavi pas marrëveshjes vazhdojnë në emër të Serbisë ? 1009. Për të garantuar një mirëbesim ndaj Serbisë, BE a lejojn që Kosova të jetë pjes përbërëse e Serbisë ? 1010. A shpalli Serbia me 29 tetor 2006 nje referendum për kushtetutën e vet dhe për sovranitetin e Beogradit mbi krahinën e Kosovës ??? 1011. Kjo kushtetutë e Serbisë a është adoptuar ne parlament me 8 eNëntor 2006 ? 1012. Preambula e kushtetutës së Serbisë a afirmon sovranitetin e Serbise mbi Kosovën ? 1013. A konfirmohet se Kosova është një entitet i patjetersueshëm të Serbisë dhe se Kosova nuk mund të pretendoj në pavaresi ? 1014. Kur është adoptuar kushtetuta në parlament të Beogradit, a ishte përfaqesuesi i BEse zoteri Solana ? 1015. BE ishte promotor të kësaj pune ? 1016. BE me këto a ka ndihmuar Serbinë ta përdor të drejtën e vet për Referendumin në lidhje me çështjen e Kosovës e parashikuar në kapitullin e 8, neni I, pika 3 të Rambujes ? 1017. Gjithë populli i Serbisë ka votuar sovranitetin e Serbise mbi Kosoven. 1018. Do të thotë Kosova me këtë referendum është dhe mbetet nën Serbi. 1019. Tash me këtë referendum të Serbisë, Kosova duhet ta gjej statusin e vet në kuadër të Serbisë. 1020. Shqiptarëve të Kosovës në Vjen, ju mundesua të shpallin një Pavarësi të një Republike të Kosovës ku ishte paraparë qysh në start të ketë bisedime tjera prape pas 2-3 vite. 1021. Qëllimi ishte të shfryhet frustrimi i popullit shqiptar dhe të kënaqet. 1022. Qëllimi tjetër ishte se pavarësia nuk ndryshon jetën e përditshme të qytetarëve. 1023. Qëllimi ishte banalizimi i pavarësisë. 1024. Qëllimi ishte të shvlersohet pavaresia tek popullata. 1025. Qëllimi ishte se pavarësia nuk të bje kurgjë as bukë, as para. 1026. Pasi Shqiptarët e Kosovës po bëheshin të padurueshëm me vonesën rreth levizjes drejt Pavarësisë, apo jo ? 1027. Kjo ishte arsyeja, për një zgjidhje ? 1028. Ndërkombetarët kishin frigë nga një shpërthim të pakënaqësisë shqiptare rreth mos definimit të statusit. 1029. Isabelle Lasserre profesore e shkencave politike dhe gazetare, a thoshte në 2005 se faktori ndërkombëtar do të punoj në lodhjen ekonomike të popullit të Kosovës për t’i lehtesuar negociatat ? 1030. Çdo popull i lodhur, i raskapitur vendoset më lehtë për fatin e tij. 1031. Çdo popull i fundosur në mizeri nuk i intereson as shteti, as flamuri, as kombi? 1032. Kjo është arsyeja pse lejohet të vjedhet në Kosovë. 1033. Varfërimi i Kosovës është strategji për ta lodhur popullin. 1034. Çdo popull i lodhur priton të arxhoj 5 euro për të dalë në manifestim në Prishtinë për të kundërshtuar ndonjë projektë keqadashëse. 1035. Qeveria organizon dështimin e PTK. (lexo Express 01/01/2012) 1036. Pse Qeveria organizon dështimin e PTK? 1037. Qeveria organizon dështimin e Trepçës sipas Mikullovcit ? (23 korrik 2012) 1038. Pse Qeveria organizon deshtimin e Trepçës ? 1039. PDK më datën 21 janar 2012 voton ligjin për shfuqizimin e mocionit të « Reprocitetit » (07/12/2011) 1040. Qeveria po shkatërron ekonomin e Kosovës me qëllim. 1041. Interesi i kujtë është shkatërrimi ekonomik i Kosovës ? 1042. A është interesi i Serbisë ? 1043. Prapë Hashim po e mbron interesin ekonomik të Serbisë !!! 1044. Ballkani i Therandës kishte një kontratë 30 million euro për shiritat për ekstrakcionin të KEK-ut në Obiliq . 1045. Ti hashim ke anuluar kontratën, për t’ia kaluar firmës DELTA të Mishkoviqit ? 1046. Më mirë është që të punësohen 600 puntorë e të sigurojnë kafshjatën për 600 familje në Serbi sesa në Kosovë, a është kështu o Hashim Tadiçi!!!! 1047. Ti shikon vetëm forcimin e serbeve dhe të Serbisë, po me duket !? 1048. Qeveria yte more hashim!! A ka inkuadruar Veselinoviqin në ndërtimin e autostradës Vermicë/Merdare ? (shikoni Balkanweb 17/01/2012) 1049. AKM-ja shkatërroj industrinë, aparatin e prodhimit dhe të eksportit të Kosovës. 1050. AKM ndryshoj destinacionin fillestar, i transformoj fabrikat në shkolla, në depo etj,etj… 1051. AKM forcoj me privatizime spiunët dhe UDB-ashët që kishin pushtetin. 1052. Shyqri Haxha drejtori PTK thotë haptas, kamë punuar me direktivat e Hashim Thaçit. 1053. Shyqri Haxha thotë dokumentet për licencë janë ndryshuar në emër të firmës tjetër të Hashim Thaçit me urdhër të Hashim Thaçit, apo jo ? (31 korrik2012) 1054. Pse EULEX-i nuk e arreston Hashim Thaçin ? 1055. Bou de Marnhac baba shpirtëror i Hashim Thaqit nuk e lejonë spiunin e vet të arrestohet ? 1056. Hashim Thaçi ka dritën e gjelbërt për të bërë çka të dojë vet si gjyshi i tijë në kohën e kralit, a është kështu??? !!!! 1057. Bisedimet e përgaditur nga ndërkombëtarët më 2 shkurt 2007 te thirrur « paketa e Ahtisarit » a ishin projektuar faktikisht nga Serbia ? 1058. Paketa e Ahtisarit a inspirohet shume nga Plani i Çoviqit për kantonizimin e Kosovës ? 1059. Me planin e Çoviqit, shqiptarët qeverisin shqiptaret dhe serbët qeverisin serbët, a është kështu ? 1060. Kosova ishte planifikuar si një njësi territoriale administrative në kuadër të Serbisë e ndar në 2 entitete sikur sot. 1061. Sipas planit Çoviq, Kosova ndahet në dy kantone, një kanton shqiptar dhe një kanton serb sikur sot, apo jo ? 1062. Kantoni serb kontrollonte 35% të territorit me 2% serb sikur sot, apo jo ? 1063. Kishat serbe kishin ekstra-territorialitet sikur sot, apo jo ? 1064. Kantoni serbë ka policinë e vet, gjykatat e vetë me një tërësi territoriale administrative të Kosovës bashkë me shqiptarët sikur sot, apo jo ? 1065. Kantoni serb kishte të drejtën të mbajë lidhje të vazhdueshme me Serbinë sikur sot, apo jo ? 1066. Kantoni serb mund të mirrte financime nga Prishtina dhe Beogradi sikur sot. 1067. Qeveria e Kosovës ka financuar strukturat paralele nga 4 deri 7 million euro në vjet ! 1068. A është e vërtet Z. Hashim Tadiq ???? ( jane disa artikuj por e fundit eshte me 9 mars 2012 Koha Net) 1069. A është e njejta gjë me zgjedhjet serbe në Kosovë ? 1070. Ke sherbyer në organizimin e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë më 6 maj 2012, apo jo ? 1071. Ke hartuar një plan konkret për këtë pune, apo jo ? (lexoni Express 01/04/2012) 1072. Ti pate reaguar shume ashper ndaj zgjedhjeve të Serbise në territor të Kosovës, apo jo ? 1073. Ke reaguar ashpër para televizionit, publikisht ? 1074. Reagimi i ashpër është për t’i mashtruar popullin, apo jo ? 1075. A pate deklaruar se kurre nuk do te bëhen zgjedhjet e Serbise në territor të Kosovës ? 1076. Më vonë, a pate deklaruar se i lejonë, por nuk do t’i njohësh ? 1077. Në fund, çka po delë ? 1078. Apo delë se qeveria krahinor e Prishtinës ka organizuar me ndërkombëtarët zgjedhjet nacionale serbe në Republikën Autonome të Hashim Tadiqit ? 1079. Qeveria i kryen punët e Serbisë ! 1080. Qeveria i kryen zgjedhjet e Serbisë në territor të Kosovës ! 1081. Qeveria po vepron si qeveri lokale, Beogradi si qeveri qendrore ! 1082. Qeveria e Kosovës argat e Serbisë ! 1083. Qeveria e Kosoves ja bën zgjedhjet e Serbisë në Kosovë ! (lexoni Express 01/04/2012) 1084. Bravo, bravooo… !!!! 1085. Bravo Hashim mbasi se ke ende njerëz që të besojnë, veq vazhdo kështu !!!! 1086. A ndodhi e njejta gjë me zgjedhjet serbe në Kosove pas shpalljes së Pavarësisë në prill 2008 ? 1087. Ti pate këmbgul në fillim në moslejimin e zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë ? 1088. Pas një kohe, i lejove duke thënë se Prishtina nuk do t’i njehfë ! 1089. Pas, dy jave edhe i njohe ! 1090. Qeveria e Kosovës financonte dhe financonë strukturat paralele, apo jo ? 1091. Qeveria e Kosovës organizonë zgjedhjet nacionale të Serbise në territorin e Kosovës, apo jo ? 1092. Ky është rezultati i planit Çoviq apo Ahtisari, apo jo ? 1093. Sepse në planin Ahtisari entiteti serb i Kosovës mund të merrë financa edhe nga Prishtina edhe nga Beogradi. 1094. A ishte të jipet sa me shume drejta serbëve ? 1095. A ishte të defunkcionalizohet shteti i Kosovës ? 1096. A ishte bllokimi i realizimit të një shteti real të Kosovës me vijabilitet ekonomiko-shtetror ? 1097. Plani Çoviq, a kishte për qëllimi të prishë homogjeneitetin ekonomik, fiskal, shtetëror të Kosovës ? 1098. Për të ndërtuar një shtet janë 3 parametra kryesor : territori, populli, sovraniteti. 1099. Nëse njëjra mungon atëhere nuk ka shtet. 1100. Në Rambuje, a ishte vendosur ndarja e Veriut si garancion të Autonomisë ? 1101. Përderisa, pushteti i Kosovës nuk shtrinë sovranitetin e vet në gjithë territorin e Kosovës nuk ka mundesi të behemi shtet, a është kështu ? 1102. Në Kosovë kemi territorin, popullin por sovranitetin nuk e kemi në gjithë territorin. 1103. Kush ishte njeriu i cili pranojë ndarjen e Veriut ? 1104. Prapë na del Zotëri Hashim Tadiqi ? 1105. Ajo ishte urdhëruar nga Ministri Mbrotjes Francez Alain Richard bashkarisht me Bou de Marnac shef i DGSE. 1106. Misioni i Hashim Thaçit ka qenë me njerëzit e vet ta ndaj Mitrovicën për të evituar në t’ardhmen një shtet të Kosovës. 1107. Këtu kanë luajtur rol Remi, Rahman Rama dhe Kadri Kastrati (shef FSK). 1108. Ndarja ishte dhe është sot një garancion për Serbinë që Kosova të mos bëhet shtet. 1109. SHIK-u ka punuar shumë në Veri për të evituar konfrontimet me ushtarët francez. 1110. Diku me 9-10 qershor 1999, është biseduar për ndarjen e Mitrovicës, definitivisht në muhabet ka qen Bardhyll Mahmuti si frankofon bashkë me Hashim Thaçin. 1111. Në Mitrovicë nuk kishte serb në ardhjen e ushtareve francez me 17 qershor 1999. Por Serbia kthente me dhunë serbët në kufi për të evituar shpopullimin e Veriut. 1112. Më vonë a organizohet dëbimi i shqiptarëve nga Veriu ? 1113. Organizimi kordinohet në mes të SHIK-ut, DGSE dhe MUP-i serb. 1114. Me natën e datës 3 shkurt 2000, a janë dëbuar 13 000 shqipetar nga Veriu i Mitrovicës, ka pasur edhe të vrarë ? 1115. A janë organizuar nga Dragan Delibashiq dhe Oliver Ivanoviq ? 1116. Kur janë vrarë dhe dëbuar shqiptarët, a ishin prezent forcat francez të KFOR-it dhe forcat policore të UNMIK-ut ? 1117. Pse ushtria francez dhe UNMIK-u nuk reagojë ? 1118. KFOR-i a kishte detyrë të mbrojë popullatën civile dhe të ruajë qetësinë ? 1119. KFOR-i francez, pse nuk e përmbushi misionin e vetë ???? 1120. Mos asistenca e personave të rrezikuar është bashkpunim, apo jo ? 1121. Popullata e shpërngulur duhet të grumbullohet me një shoqatë dhe t’i ndjeki penalisht UNMIK-un dhe KFOR-in Francez !!! 1122. Kjo, faktikisht ishte organizuar bashkarisht, sepse ishin marrë veshë me Hashim Thaçin me herët. 1123. Bou de Marnhac serbofili, antishqiptari bëri këte projekt me serbët. 1124. Plani i Ahtisarit, a i përmban në vija planin e Çoviqit ? 1125. Pse nuk i thuhet popullit se Plani i Ahtisarit është Plani Çoviqit ? 1126. Si në Rambuje edhe me Ahtisarin planet bëhen në Beograd. 1127. Projektet e Beogradit transferohen nga ndërkombëtarët dhe i shërbehen popullit në kuadër të negociatave ku çdo gjë është e vendosur para se të bisedohet, a është kështu ? 1128. Faza dytë, është faza e realizimit, faza teatrale të fjalëve për politik të mbrenshem dhe pëgaditje psiqike për mashtrim të popullit. 1129. Plani Ahtisarit është një zgjidhje e cila ruhan integritetin territorial dhe politik të Kosovës derisa statusi mbetet i kontestueshëm. 1130. Kjo, a do të thotë se Kosova është një territor i caktuar por statusi atij territorit nuk dihet ? 1131. Territori çka është ? 1132. A është Krahinë e Serbisë ? 1133. A ështe Kanton i Serbisë ? 1134. A është Republik e Kosovës Serbe ? 1135. A është Regjion i Serbisë ? 1136. Çdo Krahinë, Kanton dhe Republikë ka kufijt administrativë dhe integritetin territorial të vetë, apo jo ? 1137. Fjala sovranitet, kufij, integritet nuk do te thotë medoemos shtet, apo jo ? 1138. Plani Ahtisarit regullon funksionimin e brendshëm të Kosovës si Plani i Çoviqit, por pa statut për Kosovën, por në tjetrën anë e njehë Serbinë si shtet. 1139. Në bisedimet në Vjen Serbia kërkonte të blejë kohë sepse ishte duke punuar me të madhe me i fut bashkpunëtorët e vetë në të gjitha institucionet qendrore të Kosovës ? 1140. Serbia kishte aktivizuar gjithë potencialin njerëzor të shërbimeve të veta ne Kosovë. 1141. Serbia kërkonte një « moratorium 20 vjeçar » do të thotë mos të zgjidhet problemi i Kosovës për 20 vjet. 1142. Serbia pas këtij refuzimit kërkoj « moratorium 10 vjeçar ». 1143. Qëllimi ishte të fitohet kohë sa më shumë për të pastruar Kosovën nga elementet patriotik shqiptare : - 1) të eliminohet nga skena politike Ramush Haradinaj 2) të burgosen sa më shumë patriotë shqiptar. 3) të lodhen dhe te izolohen patriotët e mbetur. 4) të fuqizohen njerëz lojal të serbisë. 5) të kontrollohen organet e sigurisë nga serbia. 1144. Në Vjen ishin biseduar lloj lloj statusi për Kosovën, por bashkësia ndërkombëtare ishte e vetëdijshme se nëse shqiptarët nuk shpallin pavarësi mund te rifillonte nje konflikt i ri. 1145. Problemi për të krijuar shtet është Rezoluta 1244. 1146. Kush na i pjelli këtë Rezolutë 1244 ? 1147. A na i bëri Hashim Thaçi me pranimin e Rambujes ? 1148. Rambujeja a është Rezoluta 1244 ose Autonomia e Kosovës ? 1149. Rambujeja e lavdëruar nga kuadrat e PDK bllokon krijimin e shtetit, apo jo ? 1150. Sot s’kemi mundësi të krijojmë shtet, sepse Hashim Tadiqi me një vaktë kishte firmos Kosovën nën Serbi, apo jo ? 1151. SHBA për të shfuqizuar rezolutën 1244, a u munduan të propozojnë një Rezolutë tjetër me Planin Ahtisari ? 1152. Qëllimi i SHBA-ve ishte të çbëjë rezolutën 1244. 1153. Pas disa tentativa të bindë Rusinë, ishte e qartë se nuk do te kishte një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit të OKBse mbi Kosovën. 1154. SHBA-të kuptuan se nuk kishte alternativë tjetër përveq të shpalljes unilaterale të pavarësisë së Kosovës. 1155. Ndërkombëtarët ishin friguar nga ky bllokim sepse durimi i shqiptarëve ishte afruar. 1156. SHBA-të në korrik 2007 kishin kërkuar të shpallet pavarësia. 1157. Presidenti Bush ishte për ta njohur Kosoven sa me shpejt. 1158. Por Hashim Thaçi dhe PDK ishin kunder. 1159. Sepse nëse u shpallte nga Agim Çeku si kryeministër, ai i merrte të gjitha meritat. 1160. Në anën tjetër francezët e Bou de Marnhac ishin kundër sepse kishin pregadit të jetë Hashim Thaçi kryeminister. 1161. Hashim Thaçi shpallë pavarësinë më 17 nshkurt 2008. 1162. Pyetja parë : pse Hashim nuk shpalle Referendum për pavarësinë e Kosovës dhe ndarje nga Serbia? 1163. Pyetja dyte : pse Serbia shpalli referendum për Kosovën si pjes te sajë më 29 tetor 2006? 1164. Në referendumin e serbisë konfirmohet se Kosova është një entitet i patjetersueshëm i Serbisë dhe nuk mund të pretendoj në Pavarësi. 1165. Serbia bëri referendumin për Kosovën, e Kosova jo, pse ? 1166. Pse në shpallje të pavarësisë nuk ke kërkuar ndarjen e Kosovës nga Serbia ? 1167. Në pikën 5, të shpalljes së pavarësisë pranon Rezolutën 1244, apo jo ? 1168. Në pikën 8, të shpalljes së pavarësisë pranon Aktin final të Helsinkit për mos ndryshimin e kufijve ndërkombëtar të Serbisë, apo jo ? 1169. Hashim Thaçi nuk ka shpall ndarjen nga serbia, por e ka forcuar me Rezolutën 1244 dhe Aktin Final të Helsinkit. 1170. Për të thjeshtuar, Hashimi ka shpall një Republik në territor të Serbisë. 1171. Jemi Republika e Kosoves Serbe. 1172. Një territor me 2 qeveri, qeveria e Beogradit dhe qeveria e Prishtinës. 1173. Serbia ka vendos me referendum se Kosova nuk mund të behet e pavarur dhe Kosova është pjes e saj. 1174. Kosova ka vendos të mos ndahet nga Serbia duke permend rezolutën 1244 dhe Aktin Final të Helsinkit. 1175. Pse Hashim e rren popullin ? 1176. Pse nuk i tregon të vërtetën ? 1177. Kur shpalle pavarësinë në Kuvendin katastrofal të Kosovës, Serbia pëgaditi planin për veprim të Kosovës. 1178. Samarçiq kishte projektuar me 19 shkurt 2008 nje plan 6 pikësh për të shfuqizuar shtetësinë e Kosovës, apo jo ? 1179. Plani ishte dërguar në OKB nga Boris Tadiqi me datën 8 nentor 2008, apo jo ? 1180. Qëllimi i planit a ishte të formësoj statusin e ardhshëm të Kosovës ? 1181. Çka është plani 6 pikësh ? 1182. 6 pikat, a jane ripohimi i kontrollit të përgjithshëm të UNMIK-ut në fushat kryesore të pushtetit shtetror ? 1183. Heqja prerogativëve shtetrorë të Kosovës në këtë kontekst mohon shtetësinë e Kosovës. 1184. Nëse nuk kemi të drejta shtetrore, atëherë kuptohet se jemi pjes të një shteti tjetër ? 1185. Do të thotë kjo një « AUTONOMI » për Kosovën. 1186. Plani 6 pikësh është një statut të autonomisë në sektorët e policisë, drejtësisë, doganave, cirkulimit të lirë. 1187. Policia e Kosovës është polici e Republikes së Kosovës, por në kuader të një shteti të decentralizuar në Beograd. 1188. Do të thotë pas shpalljes së pavarësisë propozimet, emërimet në gjykata, prokurori, polici,dogana të vazhdohen si përpara. 1189. A e konfirmon këtë zëdhënsja Katerin Limdal? 1190. Pse nuk ke informuar popullin se Serbia vendos për prokurorët, gjykatësit e supremes, drejtorat e policisë së Kosovës, drejtoret të AKI ? 1191. A është kryeprokuror i Kosovës Ismet Kabashi ? 1192. Ismet Kabashi UDB-ash në vitet e ’80-ta shetiste në Evropë me ambasadorët serb, sot vendos për burgimin e patriotëve. 1193. Ismet Kabashi ishte kundër Republikës së Kosovës e tash kinse e shërben Kosoven ! 1194. Ismet Kabashi shërbente shtetin përpara. 1195. Ismet Kabashi shërben shtetin edhe sot, sepse Serbia është shtet në Kosovë. 1196. Kemi rastin, Nazmi Mustafës. 1197. Qeveria dëshironte të krijon një task-force kundërkorrupcionin dhe kërkonte një prokurorë. 1198. Ministria e Drejtësisë të shtetit serb dërgon nga Beogradi Nazmi Mustafën. 1199. Nazmi Mustafa ka punuar për drejtësinë serbe deri në fund të luftës së Kosovës. Në mbarrim, shkon dhe vazhdon punen e tij në Beograd. 1200. Institucionet e Kosovës nga UNMIK-u deri sot bashkpunojnë për krijimin e institucioneve të Kosovës me emerime të personelit lojal të Serbisë nga institucionet qendror të Beogradit. 1201. Në drejtësi, polici, sherbim sekret vijne listat me CV se kush banë dhe kush nuk banë të punoj, dhe institucionet e Prishtinës vetem i zgjedhin numrin e duhar sipas nevojave. 1202. Ban Ki Moon propozon planin në OKB dhe votohet nga Keshilli i Sigurimit me datën 26 Nëntor 2008. 1203. Prej asaj date nuk thirret plani Samarçiq, plani « presidencial » të Tadiqit por thirret plani Ban Ki Moon. 1204. Paralelisht Serbia kishte inicuar në Gjykatën Ndërkombëtare një pyetje lidhur me të drejtën e shpalljes se njëanshem të pavarësisë së Kosovës. 1205. Më datën 22 Korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë jep « mendimin » se shpallja e pavarësisë nuk ka shkel të drejtën ndërkombëtare, as Rezoluten 1244, as kornizën kushtetuse si dhe kushtetutën e Serbisë. 1206. Në rezolutë 1244 Kosova është Serbi. 1207. Në kornizë kushtetuse Kosova është Serbi. 1208. Në Kushtetut të Serbisë Kosova është Serbi. 1209. Në kushtetut të Kosovës Kosova është në territor të Serbisë. ( rezoluta 1244 është në kushtetut dhe akti final të Helsinkit) 1210. Askush nuk e ndalë askend të shpall çka të donë. Kjo është një rezume të mendimit të gjykatës ndërkombëtare. 1211. Kushtetuta e Kosovës është pëgaditë në Beograd. 1212. Për ta mashtruar popullin në Kosovë kanë bërë kinse konsultime me shoqërine civile në gjithë Kosovën. 1213. Qëllimi ishte t’i mbushet mendja popullit se ajo kushtetut e Kosovës është bërë nga vetë shqiptarët. 1214. Kur është krijuar komisioni për përpilimin e projekt-kushtetutës janë bërë intervenime për ta futur Rezoluten 1244, Aktin Final te Helsinkit dhe sidomos te evitohet te permendet lufta e UCKse. 1215. Këto ishin parimet e Serbisë për Kushtetutën e Republikës së Kosovës. 1216. Rezoluta 1244 njehf Kosovën si një njësi vetëqeverisëse në kuadër të Serbisë. 1217. Me këtë, Kosovës iu la e drejta të shpall Republik në territor të Serbisë sepse Kosova nuk ka kërkuar ndarje nga Serbia. 1218. Me këtë mendim të gjykatës, e kënaqe popullin Hashim. 1219. Serbia fiton ligjet, obligimet ndërkombëtare dhe paraqitet e pakënaqur. 1220. Hashimi fiton mendime dhe kënaq popullin me gënjeshtra me vite. 1221. Serbia vazhdon presionin duke thëë se është i pakënaqur me mendimin e gjykatës ndërkombëtare. 1222. Si pasoj qeveria e Beogradit punon mbi një projekt-rezolutë shumë të rreziksme për ndërkombëtarët. 1223. Qeveria serbe kishte përgaditë një rezolutë për ta prezantuar në Asamblen e Përgjithshem të OKB në shtator 2010. 1224. Ajo Rezolutë kërkonte votën mbi të drejtën ose mundësin e ndarjes të një teritorit administrativë nga shteti. 1225. Fitorja e Serbisë ishte e sigurt, sepse shumica e shteteve kanë minoritete dhe kishin votuar kundër « secesioni » apo « separatismit ». 1226. Problemi ishte i madhë për ndërkombëtarët sepse rreziku ishte se shqiptarët mund të zgjohen nga gjumi dhe të kuptojnë se nuk janë shtet por jane pjes e Serbisë. 1227. BE kishte frigë nga reagimet e popullit shqiptar, dhe ofroj Serbisë që të formulojnë bashkarisht një rezolutë. 1228. Në shtator 2010, BE dhe Serbia propozojnë një Rezolutë në OKB për rifillimin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit. 1229. Kjo është arsyeja, pse duhet të bisedohet me Serbinë !!!! 1230. Në kuadër të bisedimeve duhet të gjindet statusi i Kosovës në kuadër të Serbisë. 1231. Në kuadër të bisedimeve duhet të definohen marëdhënjet mes pushtetit lokal dhe pushtetit qendror. 1232. Në kuadër të bisedimeve duhet të normalizohen marëdhënjet mes pushtetit lokal dhe pushtetit qendror. 1233. Negociatat a formësojnë statusin ardhshëm të Kosovës ? 1234. A deklaron të njejtën gjë Tadiqi ? 1235. A deklaron për mes të negociatave jemi duke përcaktuar kuadrin ligjor të krahinës së Kosovës ? 1236. Catherine Ashton a deklaron se nuk ka garanci se nuk do të diskutohet për statusin dhe integritetin territorial të Kosovës ? (15 shkurt 2012 RTK) 1237. Ne tjetrën anë, na gënjen zoteri kryeministri !!! 1238. A na gënjen duke deklruar se nuk bisedohet për statusin ? 1239. Në hyjm në bisedime kur BE si organizatë nuk na njehë ? 1240. Ne hyjm në bisedime me Serbinë kur Serbia nuk na njehë ? 1241. Ne hyjm në bisedime falë rezolutës së BE me Serbinë në OKB ? 1242. Ne hyjm në bisedime me ndërmjetesim të BE kur dijmë se janë serbofila në pozitat kyqe ? Jelko Kacin raportues i PE (Slovakise), Arnaud Danjean për siguri, Bou de Marnhac për EULEX dhe shumë tjerë… 1243. Ministri për çeshtjet Evropiane të Holandës Timmermans a deklaron : shtetet e BE kanë njohur Kosovën sa për sy e faqe. Evropa ka njohur vetëm për të mos destabilizohet rajoni asgjë tjetër. (wikileaks 31 janar 2011) 1244. Pasi fillove negociatat me Serbi, a deklaron tash Ban Ki Moon statuti i Kosoves është i reguluar nga rezoluta 1244 të KS të OKB? (21 korrik 2012) 1245. Apo përputhen keto fakte juridike, fakte deklarative, dhe veprimet tua Hashim se statusi jonë është Rezoluta 1244 ose Rambujeja, Kosova ka mbetur Serbi !!!!! 1246. Jelko Kaqin kryetar i delegacionit të parlamentit Evropian për Evropë Jug-lindor, a deklaron : « Kosova do të mbetet një tërësi politike dhe administrative në tërësine shtetrore të Serbisë të decentralizuar dhe moderne » ? (gazeta express 12 tetor 2012) 1247. Enver Hoxhaj a deklaron se prezantimi i Kosoves në Këshill të Sigurimit të OKB bëhet si UNMIK më daten e 25 shkurtit 2012 ? 1248. Kjo, a është pranimi i Kosovës si pjesë e Serbisë sipas Rezolutës 1244 ? 1249. Jeremiqi a deklaron më 27 korrik 2012 : « Garantimi i sovranitetit të Serbisë mbi Kosovën është Rezoluta 1244 . Çdo marrëveshje që arrihet duhet të konfirmohet në OKB ». 1250. Këshilli Evropian, a deklaron më datën 26 shtator 2012 Kosova e prezantuar me Fusnot nuk do të hyë në marrëdhenje me BE si shtet ????? 1251. BE, a investon me donacione në Kosove ? 1252. Si thirret Kosova pas negociatave të Hashim Tadiqit ???? 1253. BE, a jepë donacionet me emër « Republic of Kosovo Serbia » ? (20 mars 2012 Balkan Web) 1254. BE, do të thotë na konsideron si Republik e Kosovës Serbe ? 1255. BE, në pyetsorin e Serbisë, Kosova a është pjeë e Serbisë ? 1256. BEj, neë Marrëveshje Stabilizim Asocim, Kosova a është pjesë e Serbisë ? 1257. BE, thotë është neutrale ndaj statusit të Kosovës. Kosova është një territor pa statut. 1258. BE a njehë kufijt ndërkombëtar të Serbisë ? Po, sepse Serbia është shtet. 1259. BE në kufijt ndërkombëtar të Serbisë, nuk njeh statusin e një territorit të caktuar, në këtë rastë Kosovën. 1260. BE njehë kufijt të jashtëm të Serbisë. Në kufijt të jashtëm të Serbisë, Kosova është mbrenda Serbisë. 1261. Kjo a do të thotë se BE nuk është neutrale ? 1262. Në atë moment se BE njehë kufijt e Serbisë me Kosovën mbrenda, ajo njehë që Kosova është pjesë e shtetit serb. 1263. Nëse ne kemi shpall Republik në territor të Serbisë pa-ndarje jemi një Republik në kuadër të Serbisë. 1264. Kjo nëse kuptoj, a do të thotë Republika e Kosoves Serbe ???? 1265. Kjo është arsyeja e rrenës të « modelit të 2 Gjermanive » një territor me 2 qeveri !!! 1266. Republika e Serbisë (RS) dhe Republika e Kosoves Serbe (RKS). 1267. Pse janë rrena ? 1268. Sepse, me 6 pikëshin institucionet e Sigurise së Kosovës kanë varësi me Beogradin. 1269. 6 pikëshi është autonomizimi i institucioneve të Sigurisë. 1270. Kjo i bje se me këto negociata është ndërtuar platforma e « Raporteve Kinë/Hong Kong ». 1271. Hong Kongu ka qeveri të vetën. 1272. Hong Kongu ka kuvendin e vetë. 1273. Hong Kongu ka bank qendrore të veten. 1274. Hong Kongu ka paren, valuten e vetë. 1275. Hong Kongu ka flamurin e vetë. 1276. Hong Kongu ka integritetin territorial administrativë të krahinës nën integritetin shtetëror Kinez. 1277. Hong Kongu ka sovranitetin administrative të krahinës nën sovranitetin shtëtror Kinez. 1278. Hong Kongu ka polici, shërbim sekret, forca të sigurisë, por nën varësinë e Shtetit Kinez. Shefat e institucioneve të sigurisë propozohen dhe zgjedhen nga pushteti qendror në Pekin të Kinës. (sikur Beogradi me Kosovën). 1279. Hong Kongu ka vi administrative me shtetin dhe me Kinën. 1280. A është kështu edhe në Kosovë z Hashim Thaçë Tadiçi? 1281. Përfaqesues i BE Jelko Kaqin bisedon me qeverinë serbe se si duhet të përfaqesohet Kosova ne rajon ? (29 gusht 2012) 1282. Pse nuk diskutohet me Kosovën ? 1283. Sepse BE nuk konsideron si shtet Kosovën. 1284. BE konsideron Kosovën si Hong Kongu ? (gazeta 1 gusht 2012) 1285. Nikoliqi a permendi statusin e Tirolit ose Republikën e Kosovës Serbe (RKS) sipas modelit të Hong Kongut me datën e 3 gushtit 2012 ????? 1286. Vet Serbia, a deklaron se synon modelin e Hong Kongut për Kosovën më 11 mars 2011 ? 1287. A deklaron Stefanoviqi : « Ne fituam, nuk flitet për kufi shtetëror por për pikëkalime të përbashkëta administrative ». (25 shkurt 2012) 1288. A deklaron Jeremiqi : « Çdo gjë është realizuar në bazë të interesave të Serbisë sipas Kushtetutes së Serbisë dhe Rezolutës 1244 ». (25 shkurt 2012) 1289. Këshilltari i Nikoliqit, Gjuriq thotë : « Shumë mirë është negociuar, Kosova me këto negociata është kthyr fuqishëm juridikisht nën sovranitetin e Serbisë. (23/06/2012) 1290. Tadiç a deklaron : « Pavaresia e Kosovës është fakt, por nën integritetin shtetëror të Serbisë » . (14 korrik 2012) 1291. Në vazhdim thotë : « Kosova është e lirë ta qeverisë veten, por si pjesë e Serbisë ». 1292. Më tutje thotë : « Mos harroni se qeveria e Kosovës ka pranuar që kufiri Kosove/Serbi është vetëm ndarje ADMINISTRATIVE ». (deklarate e Tadiçit 14/07/2012) 1293. Kjo do të thotë, se i kemi institucionet tona në Kosovë, jemi të lirë të qeverisim vetveten, por nën « sovranitet të Serbisë ». 1294. Ajo deklaratë vazhdon me një kërcënim ndaj bashkësisë ndërkombëtare : « Nëse ndërkombëtarët pranojnë shkatërrimin e integritetit të Serbisë, atëherë heret a vonë mund t’ë shkatërrohet e gjithë rajoni ». 1295. Kjo është kërcenim nëse pranoni që të ndryshohet kufiri shtetëror i Serbisë me ndarjen e Kosovës nga integritet i Serbisë, duhet të ndryshohen kufijt e rajonit. 1296. Me një fjal Kosova është e lirë ta qeveris vetveten (vetëqeverisje), por nën Serbi. 1297. Nëse dëshironi ta shkëputni Kosovën nga Serbia, atëherë duhet ndryshuar kufijt e gjithë Ballkanit. 1298. Tani si duket ndërkombëtarët pranuan mos ndryshimin e kufijve. 1299. Do të thotë mos ndryshimi i kufirit të Serbisë ku Kosova është pjesë e sajë. 1300. Këto janë meritat e tua zotëri Thaçi që nga lufta deri në ditët e sotme. 1301. Si duket Obama pranon idenë e Milan Paniqit që Kosova të hyjë në BE me Serbinë, kështu eliminiohen kufijtë. 1302. Në këtë vështrim, nuk do të bisedohet a jane kufi administrative apo shtetëror. 1303. Serbia delë fituese sepse Kosova inkuadrohet në BE si Serbi. 1304. Shqiptarët fitojnë sepse hyjn në BE. 1305. Mbetet vetëm një problem për të regulluar, është statusi i Veriut. 1306. Veriu është e vetmja garanci për Serbinë në pengesën e realizimit të shtetit të Kosovës, sepse nuk ekziston shtet pa sovranitet të plotë. 1307. Serbia do të këmbgul në mbajtjen e institucioneve të Serbisë në Veri. 1308. Faza dytë do të detyron të bisedohet për Veriun. 1309. Në bisedime do të bejnë kompromis duke shpëtuar fytyrën e Thaçit, apo jo ? 1310. Bile kjo është kërkuar nga Stefanoviq. 1311. Stefanoviqi kishte kërkuar nga Pantiqi që të ruhet fytyra e Thaçit për heqjen e barrikadave në Veri ! (me 8 Nentor 2011) 1312. Ai vazhdon duke thënë nuk kemi interes që të dobësohet Thaçi në Kosovë !!!! 1313. Çka do të jetë zgjedhja e Veriut ??? 1314. Veriu do të ketë një decentralizim shumë të gjerë. 1315. Veriu do të vetëqeveriset, por nuk do të thuet termi autonomi apo republik. 1316. Veriut do të thojnë Ahtisari plus për të evituar indinjatën shqiptare. 1317. Veriu do të jetë një Republik serbe si në Bosnjë. 1318. Veriu do t’i vjel tatimet në pikë kalimet administrative të portës 1 dhe 31. 1319. Veriut do t’i mundesohet t’i grumbulloj tatimet e taksat, dhe do t’i disponoj lirshëm me ato para. 1320. Veriu do kete sovranitetetin dhe integritetin administrativë të vetin në kuader të Republikës së Kosovës Serbe. 1321. Si kompromis institucionet e Serbisë do të legjitimohen në kuadër të institucioneve të Kosovës. 1322. Do të thotë kryetarët e komunave të cilët janë zgjedhë me zgjedhje të Serbisë do të « Legalizohen në kuadër të Kosovës ». 1323. Në këtë menyrë Serbia do të thotë kam fituar se institucionet e Serbise janë « legalizuar në Kosovë ». 1324. Qeveria e Kosovës me këtë legalizon institucionet e Serbisë në Kosove apo ndarjen e Veriut. 1325. Këtë e thotë edhe profesori i Universitetit të YALE në SHBA. 1326. Profesori Banac thotë për Veriun e Kosoves : « Autonomia e gjerë brenda shtetit legjitimon ndarjen e Kosovës ». (Express 27 tetor 2012) 1327. A përputhet kjo me deklaratën e Daçiqit të 22 shtatorit 2012. 1328. Daçiqit thotë : « duhet të gjenden zgjidhje të qëndrueshme, që nuk nënkuptojnë njohje pas ndarjes administrative të Kosovës ». 1329. Ku është problemi juridik ? 1330. Nëse Serbia vendos në krye të veti, apo unilateralisht ta marrë Veriun, atehere pranohet nga serbia se Veriu është pjesë e saj, por Jugu Jo. 1331. Në menyrë indirekte pranon se pjesa Jugore e Kosovë nuk është Serbi. Ajo do të ishte një njohe indirekte e cila mundeson të krijohet një shtet të Kosoves në Jug. 1332. Qëllimi i politikës së Serbisë është të mirret Veriu përmes një statusi specialë dhe pjesa jugor e Kosovës të mbetet prapë nën Serbi pa e njohur hiq sovranitetin. 1333. Kështu bëhet ndarja e Kosovës pa zhurmë duke genjyer popullin se kemi shtrirje në sovranitetin në Veri. 1334. Hashim Tadiçi mund të rrejë popullin se Kosova ka integruar Veriun !!! 1335. Kosova do të jetë Republika e Kosovës Serbe me një Republika Serbska, të gjithë në kuadër te Serbisë. 1336. Ramush Tahiri vetëm ka përgadit terrrenin duke deklaruar se strukturat paralele janë legjitime. 1337. Tani pritet nga Qeveria e Kosovës vetem t’i « legalizojë ». 1338. Këto gjëra thuhen edhe nga një specialistë anglez, profesor në University of Birmingham zoteri Nicolas Hebert, raport i krijuar në mars 2012. 1339. Profesor Nicolas Hebert thotë : « Beogradi është duke u munduar të krijoj 2 entitete : njëra nga komunat dhe enklavat serbe si vazhdimësi të Serbisë dhe tjetri entitet pjesa e mbetur e Kosoves do mirrte një autonomi substanciale ». 1340. O popull shqiptar !!! Mos i ndigjohni spiunët, hajnat, horrat, kodoshat, dilinxhitë e tradhtar¨rt të cilët qeverisin Kosovën. Duhet të ngrihemi në këmbë i madhe dhe i vogël për të refuzuar çdo gjë !!!! – REALITETI ESHTE NE KETE RAPORT TE PROFESORIT ANGLEZ. KY RAPORT ESHTE BERE TASH NE MARS TE VITIT 2012. 1341. Modeli i Hong Kongut i përzier me Irlandën e Veriut me dy komunitete. 1342. Para negociatave, Britania insistonte të mos përmendej më UNMIK-u dhe rezoluta 1244. (Me heqjen e ketyre 2 fjalive Kosova nuk kishte pasur varësi ndaj Serbisë). 1343. Më tutje vazhdohet : « Vet Qeveria e Kosovës thoshte duhet të jemi pragmatik duke përmendur rezolutën 1244 ». 1335. A e shifni or popull !!!! A e shihni çfarë qeveri kemi !!! Tradhëtari mbetet tradhëtar!!! Tradhëtari nuk mundet të ndryshojë!!! Këta politikaj na këthyen nën Serbi!!! 1336. Miq të Kosovës folën me ashpërsi kundër këtyre bisedimeve : 1)- Soren Petersen : Kosova nuk duhet të hyj në bisedimeve, nuk duhet të bëhej kompromise, kjo është rifillimi i bisedimeve për statusin e Kosoves. Kjo eshte shqetësuese. (23 shkurt 2012) 2)- James Hooper diplomati amerikan në penzion thotë nuk duhet te hyhej Kosova në bisedime sepse do humb çdo gjë. 3)- Analisti më i njohur në SHBA Bugajski thotë: me negociata Serbia fitoj, Kosova humbi. Kosova pranoj sovranitetine e Serbisë. (1 mars 2012 BalkanWeb) 4)- Gazeta TIMES shqiptarët humbin në Bisedime. (11mars 2011) 5)- Ivo Banac profesor në Universitetin Amerikan te Yale : konsideron marrëveshjen për Fusnot kunder sovranitetit , kundër interesave të Kosovës. (29 shkurt 2012 RTK live) 6)- Analisti për Ballkan dhe profesor në Universitetin e Oksfordit James Pettifer me pranimin e Fusnotës Kosova është shumë në rrezik ! (18 mars 2012 Express) 7)- Britania ishte kunder Rezolutës 1244 dhe UNMIK-ut. (Cliff 7 mars 2012) 1337. Plus Hashim fillove bisedimet kur u arrestuan në Presheve 12 ushtarë të UÇK-së !!! 1338. Shefi i UÇK bisedon me Serbinë. 1339. Ushtaret e lirisë arrestohen nga Serbia. 1340. Diçka shumë e çuditshme !!! 1341. Hashim keto bisedime zhvillohen në mënyrë sekrete, apo jo ? 1342. Pse populli shqiptarë nuk dinë se çka bisedoni ? 1343. Pse Parlamenti nuk dinë se çka bisedoni ? 1344. Pse nuk dihet substanca marrëveshjeve ? 1345. Besoj që keto marrëveshje t’ishin në favor të popullit na kishe lodhur me lavdërimet. 1346. Pasi janë sekrete për popullin shqiptarë e parlamentin, dihet se jane kundër popullit shqiptar, apo jo ? 1347. A pranove kufirin mes Kosoves dhe te Serbise si vi administrative ??? 1348. Nëse nuk ka kufi shtetror në mes Kosovës dhe Serbisë, a do te thotë se jemi nje shtet ??? 1349. A do të thotë se Kosova është një njësi apo një teritor administrativë të shtetit të Serbisë ? 1350. A deklaron fitoren me njëhere Stefanoviqi duke thënë : « fituam, nuk flitet për kufi shtetëror por për pikekalime administrative » ? (25 shkurt 2012) 1351. Jeremiqi shumë i kënaqur thotë : « çdo gjë është realizuar në bazë të interesave të Serbisë sipas kushtetutës Serbisë dhe Rezolutës 1244 » ! (25 shkurt 2012) 1352. KJO A ESHTE TRADHETI ZOTERI THAQI ? 1353. Daniel Server a e kualifikon kufirin Kosove/Serbi si pikë kalim administrativë? (15/01/2012 Koha Ditore) 1354. KFOR-i thirrë kufirin Kosove/Serbi vi administrative. 1355. UNMIK-u thirrë kufirin Kosove/Serbi vi administrative. 1356. EULEX-i thirrë kufirin Kosove/Serbi vi administrative. 1357. BE thirrë kufirin Kosove/Serbi vi administrative. 1358. Nëse hyjm në BE, Kosova hynë si pjesë e Serbisë. 1359. Pas këti pranimit, a është përgadit që « institucioni Doganor » të kaloj në një « agjensi Ekonomike » ? (24 prill 2011) 1360. Deri tani e pamë Zotëri Thaçi punët tua në interes të Serbisë, tani do t’i japë disa fakte : 1361. Serbët propozuan autonomin në Rambuje. 1362. Ti Hashim pranove autonomin në Rambuje. 1363. Serbët propozuan një qeveri të përkohshme për Autonomin e Kosovës. 1364. Ti Hashim bëre Qeverine e Përkohshme në Rambuje. 1365. Serbët propozuan një kornizë kushtetuse për mes të UNMIK-ut. 1366. Ti Hashim pranove kornizën kushtetuse.(ne kuadër të rezolutës 1244 dhe kushtetutës serbe). 1367. Serbia shpalli referendum për mbetjen e Kosoves në Serbi. 1368. Ti nuk shpalle referendum për Kosovën. 1369. Serbia shpalli në referendum mos ndarjen e Kosovës nga Serbia. 1370. Ti Hashim shpalle Republikën e Kosovës pa ndarjen nga Serbia. 1371. Ti Hashim në shpallje nuk kërkove ndarjen, çudi !!! 1372. Shpalljen e bëre me parlament, e jo me referendum si Serbia. 1373. Shpalle Republik në teritor të Serbisë. 1374. Ti Hashim në kushtetut e fute rezolutën 1244. 1375. Ti Hashim në Kushtetut e fute Aktin Final të Helsinkit. 1376. SHBA kërkuan që të lobojsh. 1377. Ti Hashim nuk lobove. 1378. SHBA me shpalljen të rekomanduan shume herë të integrosh Veriun me polici. 1379. Ti Hashim nuk e bëre kurrë. 1380. Ti, a e din Hashim se nuk ka shtet pa sovranitet ? 1381. Ti Hashim ke punuar për ta ndarë Veriun. 1382. Serbia thotë Kosova nuk duhet të ketë ushtri. 1383. Ti Hashim e le Kosovën pa ushtri. 1384. Serbia thotë Kosova nuk duhet të ketë simbole shtetrore në vijën administrative Kosove/Serbi. 1385. Ti Hashim i heq flamujt dhe simbolet shtetërore! 1386. Serbia thotë Kosova nuk duhet të ketë simbolet shtetëror në vulat doganor. 1387. Ti Hashim i heq. 1388. Serbia thotë Kosova nuk duhet të shkruhet shteti i Kosoves në Diploma. 1389. Ti Hashim i heq. 1390. Për të vazhduar inventarin të gjatë të bashkpunimt t’juaj me Serbinë marrë shembullin të negociatores tënde Edita Tahiri. 1391. Janë shumë fakte se Qeveria jote Hashim ka lejuar që asetet e KEK-ut të transmetimit të konsiderohen te Serbisë. 1392. Edita Tahiri në pamundësi të kundershtoj, pranon që Serbia ka sovranitet mbi Kosovën në Telekomunikacion dhe Energji, apo jo ???? (Balkanweb 13/12/2011) 1393. Edita Tahiri pranon se Telekomunikacioni dhe Energjia është nën sovranietetin e Serbisë me punën tende. Për te perfunduar : 1394. Ne si popull nuk duhet të pranojmë këto bisedime. Qeveria ka gënjyer si gjithëhere duke thënë nuk jane negociata por bisedime. 1395. Qeveria ka genjyer kinse këto bisedime janë teknike. Ka genjyer duke deklaruar se nuk bisedohet as për statusin,e as për çeshtjet e brendshem të Kosovës. 1396. Realiteti për çdo ditë po vërteton se kjo qeveri përmbushi gjitha dëshirat e Serbisë. Sot nuk po bisedohet, as nuk po negociohet por po vendoset në emër të Kosovës pa pyetur askend. 1397. Duhet populli t’i refusoj këto vendime. Sepse kjo qeveri nuk ka legjitimitet : 1398. Kjo qeveri vendos në emër të shqiptarëve kur nuk e ka shumicen e votave. 1399. 80% popullit nuk ka dal në zgjedhje. 1400. 30% të votueseve është arrit me mbushjen e kutive të votimit. 1401. PDK ka marrë 30% me hajni. 1402. PDK është udhehequr dhe udhëhiqet nga UDB-ashët dhe spiunët e SHIK-ut. 1403. PDK është në koalicion me serbët. 1404. PDK është me oficerin e KOS-it Bexhet Pacollit në koalicion. 1405. Do të thotë spiunët e PDK, spiunin Bexhet Pacolli AKR dhe serbët vendosin për shumicën shqiptareeeee !!!!!!!!!!!!! 1406. Unë i them jooooooo !!!!!!!!!!!!!!! 1407. Dhe i gjithë populli duhet t’i thotë jooooo kësaj pune !!!! 1408. Të gjithë ata të cilët ishin në Rambuje prapë janë ata sot të cilët kërkojnë bisedime me Serbinë. 1409. Ti shikojme partitë ; PDK është kapluar nga UDB-ashet . Merrni të gjithë thirren në krahë të luftës, por asnjeni nuk ka luftuar. Të gjithë janë pasuruar në emër të luftës, gjakut të dëshmorëve dhje pushteteve. 1410. LDK kur ishte hequr autonomia (1989) Isa Mustafa ishte krytar i Prishtinës. Sot kur votohet Rezoluta katastrofale për vazhdimin e bisedimeve përsëri gjindet neë atë postë. 1411. AAK, Blerim Shala i cili ishte në Rambuje. Blerim Shala nuk dihet pse ka qenë i thirrur. Dihet vetëm se është njeriu i shërbimeve dhe i financuar nga shërbimet. Edhe Blerim Shala është pasuruar me luftën sepse është financuar për t’i shitur mend popullit. 1412. Bexhet Pacolli vetë pranon se njifet me familjen e Millosheviqit nga 1977-78. 1413. Bexhet Pacolli kishte deklaruar se Serbia është nëna jonë. Nëna ndonjehere sjellet keqë me fëmiun. Por unë do ta pajtoj fëmiun me nënën. (Do të thotë Kosovën me Serbinë). 1414. Bexhet Pacolli shumë vazhdon te pret familjen Milosheviq në Hotelin e tij në Lugano. Kemi dëshmitar shqiptare që kanë parë në gjysmen e dyte të Korrikut 2007 Borisllav Millosheviq (vllau i Sllobodanit), Marko Millosheviq (djali) dhe grua Mira Markoviq. 1415. Për Hashim Thaçin mos të flasim, të gjithë e dijnë tani se është spiun i Serbise dhe i Bou de Marnhac. 1416. Kjo po ma rikujton Kuvendin e Kosoves së Krainës së Autonomisë. Kuvendi i Kosovës në 1989 votoj amendamentin 42 që mundësoj heqjen e Autonomisë nga Serbia. Sot Kuvendi voton rezolutën për të biseduar me Serbinë. 1417. Ne si popull duhet të kuptojm një gjë. Duhet t’i ikim këtyre partive politike të krijuara ose të kontrolluara nga shërbimet serbe. E dyta, nuk duhet të jemi feodal në aspektin politik. Gabimi, ose e keqja duhet të denoncohet menjëherë. Sepse e keqja rritet dhe forcohet. Edhe vllau nëse bënë gjëra të keqija kërkohet nga dinjiteti juaj ta kundërshtoni. Armiku po e kontrollonë popullin me këto parti. Këto parti po e amortizojnë pakënaqësin e popullin tonë. 1418. Ne si popull duhet të refuzojmë marrëveshjet edhe nëse nënshkruhen. 1419. Qeveria Thaçit nuk ka legjitimitet politik. 1420. Qeveria Thaçi nuk ka legjitimitet të luftës. 1421. Sot dihet se vetëm Ramush Haradinaj ka legjitimitetin e luftës. 1422. Nëse, hyjnë në koalicion (AAK) me PDK do të bëhen shumë arrestime në radhët e ish-UÇK dhe do të thojnë Ramushi i ka arrestuar. 1423. Pas këtyre bisedimeve përsëri Ramushi dhe Daut Haradinaj do të arrestohen. 1424. Kryesore është se këta do të eliminohen. 1425. Sepse Kosova është nën Serbi. 1426. AAK do të dirigjohet nga Blerim Shala, kjo ka qenë arsyeja e hyrjes së Blerim Shalës në AAK. 1427. Këtu kanë nevoj për Ramushin vetëm për të legjitimuar bisedimet asgjë tjetër. 1428. Sonja Maloviq ministria e Drejtesise së Serbisë kishte lajmëruar që kishte dosje tjera për Ramushin dhe Dautin. Serbia me PDK presin momentet e përshtatshëm për të lansuar fletarrestet tjera dhe EULEX do t’i kryj punët e drejtëtsisë me ish- ushtarët e UÇK. 1429. Duhet të ndryshohet kjo Kushtetut e sjellur nga Serbia. 1430. Duhet të refuzohet ky flamur i sjellur nga Serbia. 1431. Në Kushtetut duhet të përmendet lufta çlirimtare e cila mundëson pavarësimin. 1432. Në Kushtetutën e Kosovës nuk përmendet askund lufta e lavdishme e UÇK-së si akt themelus të shtetit. 1433. Ne duhet të përdormi ligjet e dekolonizimit. 1434. Duhet të pastrohet AKI nga të dërguarit e Serbisë. 1435. Duhet të pastrohen 5 drejtorit dhe shtabi i policisë të Kosovës. 1436. Duhet të pastrohet prokuroria e Kosovës nga UDB-ashët. 1437. Duhet të pastrohen gjykatat nga të dërguarit e Serbisë. 1438. Duhet të ndërpriten lidhjet mes institucioneve të sigurisë së Kosovës me Serbinë. 1439. Duhet të kerkojmë ndërprerjen e EULEX-it. 1440. Duhet të mos pranojmë Rezolutën 1244. 1441. E rëndësishmja është që organet e sigurisë në Kosovë të pastrohen prej SHIKi-stave dhe UDB-ashëve !!!! 1442. Këtu duhet t’i thojmë STOP bisedimeve !!!!! 1443 Por edhe nese zhvillohen nuk duhet populli t’i PRANOJ !!! -Pyetjet që ia kamë parashtruar Fatmir Limajt (1-272) vlejnë edhe për ty dhe antarëve të asaj partie që keni formuar në vitet ’80, të ish-anëtarëve të Drejtorisë Politike të UÇK-së dhe shumicës së antarëve të Kryesisë së PDK-së./Akllapi Mbrapsht në krye Shko poshtë
Posted on: Sat, 24 Aug 2013 15:08:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015