11 gushti, PDIU kritika policisë: Ndal “Agimit të Artë”, - TopicsExpress



          

11 gushti, PDIU kritika policisë: Ndal “Agimit të Artë”, në trojet tona etnike! PDIU reagon me forcë ndaj mungesës së ndërhyrjes së policisë ndaj dhunimit të mediave shqiptare prej këmishëzinjve fashistë të “Agimit të Artë”. Përmes një deklarate për mediat, PDIU thekson se policia shqiptare s’mund të rrijë e heshtur para pretendimeve territoriale të një organizate fashiste në truallin tonë, pretendime që u lëshuan duke dhunuar një mjedis të shenjtë si varreza! “Nuk ka asnjë pretekst legal në këtë vetëpërmbajtje të policisë sonë. Këta njerëz, që ishin në pozitën e veprimtarit politik siç e tregonin veten me veshjen e tyre të zezë, nuk po kryenin ndonjë shërbesë fetare, por po zhvillonin veprimtari antishtetërore në një mjedis të shenjtë si varreza. Autoritetet policore duhet t’i përmbaheshin një vendimi të mëhershëm të ministrit të jashtëm të Shqipërisë për ta shpallur non grata kryetarin e kësaj Lëvizjeje. E gjithë kjo organizatë duhet ndaluar së vepruari në territorin shqiptar. Shteti shqiptar vazhdon të funksionojë dhe duhet të funksionojë me forcë dhe në periudhën e tranzicionit të pushtetit politik” thekson PDIU. Duke përshkruar të gjithë veprimtarinë e Agimit të Artë në 11 gusht, PDIU shprehet se “në një mënyrë tërësisht burracake, njera nga organizatat më të turpshme dhe më të rrezikshme në Europën e Bashkuar, “Agimi i Artë”, u shfaq në një ceremoni përkujtimore vdekjeje të një shtetasi shqiptar. Të udhëhequr nga sharlatanë, shitës flamujsh dhe banditë të tjerë, kjo organizatë u përpoq të shfaqte gjoja nacionalizmin e vet në Himarën tonë, një vatër e rëndësishme urbane që dëshmon vazhdimësinë e kombit shqiptar në të gjithë kohërat”. Ndërkaq Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka vlerësuar faktin që prifti i Himarë Fshat nuk e bëri kishën pjesë e lojërave të kësaj organizate që synon të armiqësojë shqiptarët me grekët, shqiptarët e krahinave të ndryshme me njeri tjetrin. “PDIU vlerëson faktin që me këta njerëz nuk u bashkuan banorë të tjerë të Himarës që sot ka rënë në qetësi, pas zhdukjes nga drejtimi i pushtetit lokal të një figure të shitur si Vasil Bollano. PDIU i ka vlerësuar dhe prononcimet e mëhershme të familjarëve të të ndjerit Aristotel Guma, të cilët nuk kanë dashur ta kthejnë vdekjen e të dashurit të tyre, në motiv ndarës të komunitetit të shquar himariot” përfundon deklarata.
Posted on: Mon, 12 Aug 2013 22:51:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015