16 deputetët e rinj që përfitojnë mandatin pas përzgjedhjes - TopicsExpress



          

16 deputetët e rinj që përfitojnë mandatin pas përzgjedhjes së ministrave Qeveria e re e koalicionit të majtë, u ndërtua kryesisht mbi emrat e deputetëve të përfshirë në listat fituese të PS dhe LSI. Por, në bazë të marrëveshjes paraprake, ministrat që vijnë nga radhët e legjislativit duhet të dorëzojnë mandatin. Vendin eministrave të propozuar do ta zënë 15 deputetë të rinj. Bie në sy, zbritja e vijës së kuqe të listës, sidomos në qarkun e Tiranës, deri tek numri 20 i kandidatëve, që rikthen Alfred Dalipin në Parlament. Por, edhe sigurimin e një mandati kandidatit të 5 në Gjirokastër, pas kalimit në qeveri të Veliajt dhe Ahmetajt. Një mandat e ka marrë dhe Arben Ndoka në Lezhë, që e humbi pas hapjes së kutive në këtë qark, me largimine Mimi Kodhelit tek Mbrojtja. Edhe për LSI ka patur kalime surprizë. Në Durrës, deputet do të jetë i 3 i listës, sepse Koka dhe Panariti janë pjesë e Kabinetit, megjithëse në këtë qark ka vetëm 1 mandat. Sipas procedurës, 15 deputetët e përzgjedhur ministra, do të marrin më parë mandatin dhe votojnë ekzekutivin e ri. Emrat e deputetëve të rinj Dorëzon mandatin Merr mandatin PS, SAIMIR TAHIRI ENKELEJDA SHKRELI PS, DITMIR BUSHATI ERVIN BUSHATI PS, LINDITA NIKOLLA BLEDAR DORACAJ PS, MILENA HARITO ALFRED DALIPI PS, ARBEN AHMETAJ VLADIMIR KOSTA PS, ERION VELIAJ DASHAMIR KAMBERI PS, DAMIAN GJIKNURI ARBEN KAMAMI PS, SHKELQIM CANI HASAN CENI PS, MIMI KODHELI ARBEN NDOKA PS, EGLANTINA GJERMENI ANDUEL XHINDI PS, ILIRJAN CELIBASHI BUJAR ÇELA PS, ILIR BEQAJ SHKELQIM TROPLINI LSI, NASIP NAÇO SELFO KAPLLANI LSI, LEFTER KOKA BUJAR DERVENI LSI, EDMOND HAXHINASTO MIRANDA RIRA LSI, KLAJDA GJOSHA YLLI MANJANI
Posted on: Wed, 31 Jul 2013 17:39:27 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015