2.Kontinuiteti dhe diskontinuiteti Historia e njohur në - TopicsExpress



          

2.Kontinuiteti dhe diskontinuiteti Historia e njohur në hapsirën e sotshme të Shqipërisë etnike d.m.th në hapsirat moderne të etnikumit shqiptar vetëm pjesërisht na spjegon etnogjenezën shqiptare. Prej së jashtmi hapsirat pranë detit ishin shumë të lehta për depërtime, në brendësi pa shumë të ngërthyera. a). Në horizontin e njohur historik këto troje kalojnë nën kolonizimin helen.Vendet përballë detit ishin të banuara me substancialitetin ilir. Midis tyre fiton qyteti Durës një rol tejet të rëndësishëm. Ngjajshëm sikur qyteti Epidamnusi, një shekull para erës sonë ishte koloni e ishullit Korfuzit (Korkyre), që ishte bërë qysh ma parë pjesa përbërse e kolonizimit grek. Me zhvillimin dhe ngritjen e kolonive të tilla shkaktoi njëfarë kontrasti midis bregdetit dhe brendësisë në kuptimin etnik dhe civilizues. Gjatë shekullit të parë të erës sonë të gjitha trojet ilire bjen nën pushtetin romak. Administrata romake ishte ma efikase se kolonizimi grek tek nivelizimi i popullatës ballkanike. Edhe romanizimi ishte në përputhshmëri me intereset vitale të shtetit imperial, siç ishte ajo romake, ma efikase se helenizimi, edhepse në afërsi të bregdetit të dyja rrjedhat deri diku gërshtetohen. Nivelizimi kulturor ishte i kufizuar brenda në afërsi të bregdetit. Kishte ardhur gjer tek kolonizimi me ushtarët e paguar tek luginat pjellore. Relativisht ma kompakte dha ma shumë të izoluara kishin mbetur fiset malore duke i rrezistuar romanizimit. Shpeshherë i iknin pushtetit imperial. Kjo nuk vlente vetëm për perendaorinë romake, por ma vonë edhe atë osmane. Ndarja midis banorëve të fushave pjellore dhe viseve të pakalueshme malore kishte domethënien civilizuese. Kishte edhe pasojat politike. Rendi fisëror në përgjithësi e rruante një shkallë të lartë të pavarësisë. Këto fise ishin pandërprerë edhe në konfliktet midis veti ishin të detyruar që të ngrenin shumë kontakte midis veti me civilizimin fushor dhe rrethet globale shtetërore. Këto ishin kanalet e ndikimit të akulturimit. Edhe në këtë drejtim shumë rëndë është të flasish për një autoktonitet të vërtetë si banim i pandërprerë në hapsirën e njëjtë në një izolim relativ. Pas ndarjes së pernadorisë romake (në atë lindore dhe perendimore, parasegjithahsh është i rëndësishëm viti 395), kufiri kalonte nën zemrën e Ballkanit dhe teritori shqiptar gjindej në lindje. Nuk ishte kjo përcaktimi i qartë dhe i fundit. Pjesa pranë Adriatikut e caktonte lëvizjen e kufirit midis pushtetit bizantin dhe pretendentëve të ndryshëm në rolin imperial perendimor. Sikur edhe teritoret tjera ashtu edhe ajo shqiptare shpeshherë gjindej në ndarjen imperiale. Ndarjes politiko-adminsitrative nëpër Ballkan i bashkangjitej edhe kontrasti i denominacioneve, parasegjithash në raport midis pravosllavizmit (me qendrën e saj në Konstantipol apo Carigrad apo Stamboll) dhe krishterizmin me qendrën e saj në Romë. b) Fundi i antikës dhe ndërprereja shtetëformësisë në Ballkan kohën e dyndjes së popujve, duke e ndryshuar pamjen etnike të Ballkanit. Me këtë nocion kuptojmë dyndjen e etnive apo fiseve, gjermane, sllave dhe sarmatiko-mongoloide pas vitit 375. Këtë dyndje të popujve e kishte shkaktuar arrdhja e Hunëve në bregdetin e Detit të zi. Ata kishin shkaktuar presion ndaj gjermanëve Gotëve duke krijuar fluksin që zgjati gjer tek gjysma e dytë e shekullit 7. Nëse do ti kompletonim ngjarjet, do të thonim, se këto toka të përmendura tek dyndja e popujve e kishin pritur me - popullin romak apo të romanizuar të qyteteve dhe - popullatën prej brendëisë, që greqizimi dhe romanizimi nuk kishte pasur thuajse asnjëfarë ndikimi, edhe pse ishin ndikimet akulturative të pranishme. Egzistonte njëfarë hendeku apo ndarje civilizuese duke pasur konotacione etnike dhe ndarje gjuhësore. Në rrethanat e tilla popujt e arrdhur u interpoluan. Në disa raste ndarja ishte aq e thelluar sa që, me rruajtjen e hapsirës së vet vjen gjer tek etnogjeneza e popullit. Pozita dhe roli i qyteteve ishin lënë anësh për nji kohë të gjatë. Ardhacakët qytetet nuk mundnin ti mernin, mirëpo disa prej tyre në brendësi i kishin rrëzuar. Për atë shkak përgjat bregdetit Adriatik në pjesën ballkanike shumë gjatë do të zgjasi kontinumi civilizues në kuptimin kulturor, fetar dhe gjuhësor dhe në ndonji kuptim tjetër. Ky arguemnt është shumë i rëndësishëm për të gjitha etnogjenezat në këtë vend. Populli vendas në brendësi ishte tërhequr para ardhacakëve. Në shumicën e rasteve erdhi gjer tek krijimi i amalgameve etnike. Kushtet, që përcaktonin tek këto amalgame emrin etnik, gjuhën dhe memorinë historike, janë tejt të ndërlikuar. b) Ardhja e Sllavëve në Ballkan ishte njëra prej depërtimeve më të mëdhaja, më kompakte dhe e pandërprerë. Për atë shkak pasojat e saja për etnogjenezën ballkanike janë tejet të komplikueme. Me një banim të tillë u vendos një kushëriri e afërt, që është shumë me rëndësi për ta kuptuar etnogjenezën shqiptare. Nuk mundemi cënuar argumentin se ishte tejet reciproke se me arrdhjen e tyre të përgjithmontë, Sllavët shumë shpejt i ngritën qendrat e tyre të shtetformësisë. Në mes tyre edhe ajo ma e rëndësishmja për popullin shqiptar ajo serbe. Këta qendra ishin midis veti pandërprerë në rivalitet dhe konflikt. Egzistonin edhe ato që ishin lidhur për pernadoritë e shpërbëra si në lindje ashtu edhe në perendim. Të gjitha në kushërirnë shqiptare u sollën grabitqarisht ndaj tokave shqiptare duke shtyer njëri tjetrin dhe duke mënjanuar prej aty. Historikisht do të thonim se janë themeluar dy elemente të ndërhyrjeve imperiale duke i ndjekur ajo bregdetare dhe ajo prej brendësisë. Pushtimet e huaja ndaj tokave etnike shqiptare vazhduan edhe në shekullin 9-të. Pjesën e sotme jugore të Shqipërisë e nënshtroi Bullgaria, pastaj kaloi nën perandorinë maqedonase në krye me Samuilin (pjesa e dytë e shekullit 10), që e shkatroi princi bizantin Bazilij (976-1025). Në shekullin 11 si zavendësues i okupimit imperial perendimor erdhi:Venediku. Me sukses i okupoi vendet prej Istrës deri në Dallmacia. Në teritorin e sotshëm të Shqipërisë kjo fuqi e rre i ngriti disa pika kryesore, në mes tyre edhe Shkodrën. Venediku shpeshherë paraqitej si mbrojtës apo si ana e tretë sepse kishin profit prej konflikteve në mes jugut dhe veriut apo prej brendësisë së Ballkanit ndonji përbërje e ardhur imperiale. ç) Si faktorë i tretë gjatë shekullit 11 paraqitet normanizmi italianojugor. Në udhëheqjen e Robert Guiscardit dhe djalit të tij Bomundit pushtuesit paraqiten prej anës tjetër të Adriatikut. Këta pushtues e definojnë përfundimisht Shqipërinë. Në vitin 1081 Normanët u munduan ta dëbojnë pushtetin bizantin. Në ambiciet e tyre pushtuese u bënë rival të venedikasëve dhe koalicionet ishin tejet të komplikueme. Në Këto rivalitete ndahet emri Shqipëri në format e shumta dhe përdorimet, që të mos themi verzionet. Ky ishte fillimi i definimit teritorial dhe etnik, që e patën vazhduar pretendentët e arrdhshëm në teritorin mëtej Adriatikut, Anzhujët e Napolit (prej shtëpisë frenge të pushtetmbajtësve Anjou), që e kishte fituar kronën napolitike-sicilike. Në vitin 1272 Karel I.mbreti i Neaplit dhe Sicilisë, e nënshtroi qytetin Durrës duke e zgjedhur për disa kohë rivalitetin bizantino-venedikaso-norman. Parasegjithahsh është shumë me rëndësi për historinë shqiptare, se ishte shpallur si mbret shqiptar (Rex Albaniae). Gjatë kësaj kohe erdhi gjer tek përqëndrimi i njëfarë teritori trefishor, që bëhet etnikisht shqiptarë: - pjesa veriore përkohësisht figuron brenda shtetformësisë serbe, - pjesa e mesme, e cila politikisht definohet si Shqipëri, është pjesa pushtuese prej bregut tjetër të Adriatikut, - pjesa jugore mbetet si njëfarë egido e shtetformësisë sukcesive, që vijnë prej asaj bizantinase (romakolindore). Duhet theksuar se, kufijt nuk kishin qenë stabile dhe egzistonjëse. P.sh. qyteti i rëndësishëm Durrsi, prej shekullit 11-14 afër tridhjet herë e kishte ndruar të zotin. Me ngritjen e shtetit feudal serb nën udhëheqjen e Shtefan Dushanit (1331-1355) nën pushtimin e këtij shteti u gjend e gjithë Shqipëria etnike, përpos Durrsit dhe Vlorës. Mirëpo edhe kjo ishte një gjendje e përkohëshme dhe kalimtare. d). Afirmimi i emërit shqiptar me titullin mbretëror, edhe pse nën pushtetmbajtësit e huaj, kjo është tejet e rëndësishme. Në mes të kësaj rruge siç do kund në Ballkan në një rudimentaritet të definuar dhe jo vetëm shtetformësia por në të shumtën e rasteve edhe vetë etniciteti-etnikumi. Titujt mbretëror me plot qejf i ndante papa në Romë dhe me një veprim të tillë i paronte pushtetit imperial të Bizantit dhe parasegjithahsh (asaj pravosllave) autorizimeve të kishës. Ndoshta kjo ndarje pak a shumë si e mjegullt është rimbartur në memorinë historike shqiptare, të mos themi vetëdijen kombëtare. Kjo është ashtu sepse mbretëria shqiptare nuk e kishte virulentitetin e njëjtë sikur ajo kushërirja. Me siguri se zgjatja e saj e shkurtë nuk mundej të lente tragje të thella në vetëdijen shqiptare. Mundet përfunduar se, me paraqitjen e emërit Rex(mbreti) i Shqipërisë ngritet bërthëma e emërimit etnik me pasojat e ndryshme evidente. Ky emër shkallë-shkallë i tejkalon emërat lokal apo emërat e fiseve. Nuk duhet çuditur, se historiografia shqiptare, me konstituimin e saj serioz, mundohet për rekonstruktimin e një mekanizmi politikointegronjës të mbretërisë shqiptare. Nuk dihet ende saktësisht, se si quhet ky emër dhe kush ishte me të në fillim i emëruar. Egziston bindja se kishte jetuar një fis i vogël, që në shekullin e dytë e përmend Ptolomeu (Zbornik Albanci, Ljubljana, Cankarjeva Založba, 1984, f.15) si Shqiptar. Ky fisi ilir dhe kjo e dhënë është shumë me rëndësi. Tregon apo argumenton këto gjëra - hershmërinë relative të emrit shqiptar, duke theksuar përparësinë e tij ndaj kushërirëve tanë të më vonshëm, - preardhjen ilire të Shqipëtarëve, për të cilën bëmë fjalë. Qendra e Shqipërisë së hershme kishte qenë në Krujë, qytet ku gjindej qendra e episkopatës që duhej Episcopus Arbanensis. Lidhshmëria me fisin e sipërpërmendur mundet të jetë edhe e dyshimtë. Në kuptimin e plotë të fjalës së theksuar emëri Shqipëri paraqitet tek në shekullin 11. Shpeshehrë në verzionin Arbanitai dhe këto ishin ushtarët në shërbim të administratës bizantine apo pushtetit shetëror. Prej vitit 1285 është i rruajtur dokumenti që flet për gjuhën shqipe (lingua albanesca). (Enciklopedia e Jugosllavisë, Zagreb, MCMLV.f.153). Më validative janë mendimet që bazohen në ndarjen kontinuale të trojeve shqiptare. Para arrdhjes së pushtetit otoman (Turqët), në shekullin 14. mundet të flitet për rrëzimin e pushtetit të huaj, por jo edhe për ndonji pushtet të bashkuar shqiptar. Ashtu që në - vitin 1347 është dëbuar pushteti bizantin, - në vitin 1350 janë dëbuar feudalët anzhujanë dhe - në vitin 1355 me vdekjen e perandorit serb Dushanit erdhi gjer tek shpërbërja e shtetit mesjetar serb. Ndoshta rrethanat e tilla do të ishin të volitshme për themelimin e shtetit shqiptar, mbetet vetëm një spekulim historik. Erdhën otomanët Turq dhe afër pesë shekuj, i orientuan rrjedhojat edhe në aspektin etnik në Ballkan. 3. Problemi kryesor i përcaktimit të shqiptarizmit më parë apo ma vonë gërshetohej me mardhëniet shqiptaro-serbe. Etnogjenezat, që i përfshijnë hapsirat e njëjta, historikisht ballafaqohen të dy popujt. Raporti i forcës në mes tyre matet në radhë të parë, siq theksuam, nëpërmjet të aftësisë dhe mundësive për ta definuar popullin nëpërmjet të shtetit. Matja e forcës shumë e ka përcaktuar edhe memorinë historike të dy popujve asaj serbe dhe shqiptare. Nuk duhet habitur se në një shkallë të madhe kjo përkthehet (transformohet-mbartet) në një rivalitet historiografish. a). Serbia mesjetare, që e kishte përjetuar kulmin e zgjërimit të saj teritorial me qeverisjen e Dushan Stefanit, që i ndanë emrin i Forti (1308-1355), është njëri prej argumenteve serbe. E kishte zgjëruar pushtetin në Shqipëri, si edhe në Maqedoni. Në vitin 1346 mbreti Dushan në Shkup u kurorëzua si mbret i Serbëve dhe Helenëve (Grekëve) dhe kështu shprehu pretenzionet e tija për trashigiminë bizantine; e pushtoi Thesalinë dhe Epirin dhe pushtimi i ardhshëm do të kishte për pretendim edhe kronën bizantine: Konstantinopolin apo Carigradin. Këto pretendime shteti serb nuk e realizoi kuri, por këtë e realizuan Otomanët Turk. Edhepse Shqipëria arriti njëfarë identiteti nëpërmjet të definimieve normane dhe anzhuje, këtë Serbët për shkak të një tendence holistike për trashigiminë e plotë bizantine nuk e pranuan jo si argument dhe jo si memori historike. Shtetformësia mesjetare serbe Shqiptarëve një individualitet të tillë nuk ua kishin njohur kuri. Kur mbretëria osmane dominoi, edhe një individualitet të tillë nuk ia mirënjohu popullit shqiptar. Edhe kjo është e rëndësishme. Në rivalitetet shqiptaro-serbe vjen në shprehje dhe është tejet e rëndësishme domethënia e mënyrave të adoptimit ndaj pushtetit osman. Kjo nuk është vetëm pyetje e saj se në realitet çka kishte ndodhur. U adoptuan edhe shumë feudal serb. Miti i Kosovës (lidhur ngushtë me luftën kosovare në vitin 1389) e kishte ndryshuar humbjen në një fitore morale. Kjo do të fliste për detyrën e shenjtë civilizuese të krishterizmit Serb në konflikt me aziatizmin dhe islamin. Shqiptarët si të tillë do të ishin një vegël e korudauar në duart e Turqëve, dhe do ti shërbenin mbretërisë osmane si aleat natyror. B). Rezistimi ndaj pushtetit turk ka krijuar edhe një hendek të trivializuar edhe në memorinë shqiptare. Ky rezistim lidhet me njërin prej herojëve ma të njohur të kësaj memorie Gjergj Kastriotin, i njohur si Skëndërbeu (1405-1468). Me emërin e tij lidhet edhe pavarësimi në shtetformësinë shqiptare për atë shak Skënderbeu është simbol i dyfishtë i substancialitetit dhe egzistencialitetit politik: hero kombëtar dhe luftëtar kundër pushtetit të huaj. Këtu bëhet fjalë për një sjellje inkluzive të popullit shqiptar në dallim prej asaj serbe që është ekskluzive-transferonjëse-transregresive. Ky shtetëformësim është ballafaqur me atë serb, që për kohën e njëjtë nuk tregonte virulentitet të njëjtë, ngjajshëm edhe me analizën nënshtronjëse, që del prej pretekstit të kohës. Skënderbeun e përkrahte Venediku, e ndihmonte edhe mbretëria e Napolit dy fuqi, që kishin pretenzionet e veta ndaj teritorit shqiptar, në një rezistencë specifike siq ishte ajo e Skënderbeut mundoheshin ta ndalonin depërtimin (Invazionin) turk. Rezistimi mbaroi në vitin 1478. E gjithë Shqipëria u bë pjesa e peradorisë osmane. Pas paqës me Mehmedin e II, dhe Republikën e Vendikut (1479) Shkodra kaloi nën pushtetin turk. Dursi, që ishte nën administrimin venedikas pas vitit 1392 rra nën jurisdiksionin osman në vitin 1501. Qendra e Sanxhakut (turqisht i thonë apo ka domethënien e flamurit, ishte njësia kryesore administrative edhe në kuptimin ushtarak të fjalës. Ndahej në vilajete dhe nahi. Disa sanxhake e përbënin pashallukun) u bë Shkodra. Në të hynin pjesa e sotme veriore e Shqipërisë dhe Mali i Zi dhe një gjendje e tillë zgjati gjer në shekullin 16. Pushteti turk në aspektin administrativ nuk e bashkoi Shqipërinë. Mbetën nën këtë pushtet me një vetëqeverisje të zgjëruar dhe rend fisëror. Dallimi midis Shqiptarëve dhe Malazezëve është e kufizuar tek gjuha dhe religjioni, që mjaftonte për ndarjet e mëvonshme kombëtare. Pushteti turk i kishte trasuar tragjet e thella në etnikumin shqiptar. Shumica e pranoi fenë islame dhe kështu u lidh fortë me perandorinë dhe në këtë mënyrë një numër i madh Shqiptarësh kishin shërbyer në ushtrinë dhe administratën turke. Në vazhdim kishin përparësi të madhe edhe grekët, serbët dhe Malazezët. c) Faktet historike nuk janë të ngjajshme me memorinë historike. Edhepse ai para ekspanzionizmit turk i ksihte caktuar stereotipet mendonjëse dhe ai, që i përkiste gjendjes, që perandoria otomane e kishte ngritur gjatë katër shekujve duke u mirëmbajtur, rekonstruktimi i historisë i kësaj periudhe është tejet konstraste në mardhëniet serbo-shqiptare. Me lulëzimin e shtetit serb mesjetar shtetformësinë mesjetare serbe gërshetimi etnik shqiptaro-serb është shumë i mjegullsuar, sepse Kosova sipas historiografisë (Serbët e quajnë si Kosovë dhe Metohi) deri diku u gjet në qendrën e shtetit serb. Patriarhati në Pejë, si një simbol i lidhjes midis pravosllavizmit dhe shtetit, ishte themeluar në vitin 1219. Në mbarë Kosovën janë ngritur shumë monumente që flasin për fuqinë dhe vlerën e lartë artistike dhe me këtë e ngrenë lartë dinjitetin kombëtar serb. (Dimitrijeviq, 1999:13 Istoria Srba u Kosovu i Metohiji). Një historian tjetër serb shkruan se: Nuk mundet të themi me siguri për rrethanat dhe mardhëniet etnike në këtë teritor të kontaktit serbo-shqiptar. Dhe shton: Nuk e kemi të njohur proporcionalitetin e përkatësisë, sepse në vetëdijen e shtetformësisë mesjetare serbe përkatësia etnike ishte thujase shumë pak e rëndësishme.(Srbsko naslijeđe, Mitar Jakshiq 2000). Me ardhjen e pushtetit turk është e kjartë se qytetet i kanë ndërtuar dhe themeluar vetë Turqit, në viset malore mbretëronin Shqiptarët etnik. Argumenti serb mundohet të tregon, se pati ardhur gjer tek shtyerja permanente e Serbëve, ku bëhej fjalë për ushtrimin e dhunës, duke ia marë vetitë e banimit të përhershëm këtij vendi. Serbët i kishte dëbuar dhe ndjekur pushteti turk duke krijuar vendin banimit shqiptar thekson akademiku serb Pero Katunariç. Shuplakën e fundit Kosovës ia kishin dhënë luftërat e pandërprera të perandorisë turke me Austrinë, Poloninë dhe Republikën e Venedikut (në vitet 1683-1699). Austria u bëri thirje Serbëve, që ti bashkangjiteshin në akcionin ushtarak. E njëjta gjë është bërë me Shqiptarët katolik, Klimentët. Afër 20.000 Serb dhe Shqiptar kanë luftuar në anën austriake. Gjenerali Enea Silvio Piccolomini depërtoi gjer në Shkup, pas vdekjes së tij Georg Christian von Holsteini e mori Lumën. Austriakët te Kaçaniku ishin të mundur (1690) dhe kjo e mundësoi stabilizimin e perandorisë turke. Kundër aleatëve austriak (Serbëve dhe Shqiptarëve ) Turqët ishin hakmarur dhe prej frigës para hakmarjes një numër i madh kishin ikur në teritorin austriak. Lufta në mes austriakëve dhe perandorisë osmane (1736-1739) ishte një reprizë. Fundi ishte jokonkliziv dhe tërheqja e ushtrisë austriake i kishte përfshirë edhe Serbët prej Kosovës. Në vendet e shprazurra patën ardhur Shqiptarët. Kjo është njëra prej argumenteve të forta të mendjelehtësisë së historiografisë serbe dhe historianëve serb. Qëndrimet e tilla qysh moti janë bërë pjesa e vdekur e vetëdijes së ranosur serbe. Por kanë vlerën, peshën dhe afatin e përdorimit për shkencën serbe për ti dhanë vetes së drejtë për Kosovën. Këtë nuk duhet haruar. Parasegjithash kjo rrjedh prej faktit se, aftësitë luftarake dhe përkatësia e fesë islame Shqiptarëve ua mundësuan një pozitë superiore në perandorinë otomane.E përbënin thuajse një pjesë të madhe të gardës së sulltanit. Gjindeshin në administratën shtetërore. Për Shqiptarët kjo u tregua si një shpatë dyanëshe: shumë vonë u ndanë prej perandorisë otomane duke e vonuar shpërbërjen e saj, përderisa kushërirët ma pak të përzier në çështjet osmane e shfrytëzuan ma shumë. Për Serbët kjo është në bazë të afër 125 njësive bibliografike serbe që meren me këtë problem është një argement i kolaborimit.
Posted on: Tue, 05 Nov 2013 11:53:45 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015