20 viktima në dy sulme me bombë në Pakistan Dy bomba që kanë - TopicsExpress



          

20 viktima në dy sulme me bombë në Pakistan Dy bomba që kanë shpërthyer në Pakistanin veri-perëndimor raportohet se kanë vrarë mbi 20 persona dhe kanë lënduar një dyzinë të tjerë. Administrata lokale dhe zyrtart e spitalit kanë thënë se dy bomba anë eksploduar në një market të dendur me njerëz në Parachinar, qyteti kryesor i qarkut fisnor të Kurramit, në afërsi të kufirit mes Pakistanit dhe Afganistanit. Zëdhënësi i policisë ka thënë se një bomb besohet se ka qenë e vendosur në një motoçikletë. Bomba e dyë ka shpërthyer në afërsi të një rruge. Ende askush nuk e ka pranuar përgjegjësinë për sulmet. Kurrami është një nga shtatë zonat fisnore përgjatë kufirit ku gjendën edhe militantët e Al Kaedës.
Posted on: Sat, 27 Jul 2013 00:20:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015