21 gjëra që nuk i dini për Youtube, Facebook, Bin Ladenin! 1. - TopicsExpress



          

21 gjëra që nuk i dini për Youtube, Facebook, Bin Ladenin! 1. Për të shikuar të gjitha videot e postuara në YouTube duhen të paktën 1.000 vjet. 2. Çdo vit Norvegjia i dhuron Anglisë një pemë gjigande Krishtlindjeje si shenjë mirënjohje për ndihmën e dhënë nga Mbretëria e Bashkuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. 3. Xhirafat janë në gjendje të pastrojnë veshët e tyre me gjuhë që mund të depërtojë në vesh deri në 40 centimetra. 4. Rripat e sigurimit u shpikën nga Volvo, i cili i dha leje të gjithë prodhuesve të makinave për ta përdorur modelin e krijuar nga kjo kompani. 5. Në vitin 2009, Burger King nisi një fushatë në të cilën dhuronte sanduiçe për të gjithë ata që hiqnin njerëz nga lista e miqve në Facebook. Deri diku, fushata funksionoi. Qëllimi ishte për të demonstruar se një sanduiç vlen më shumë se një miqësi virtuale. 6. Në vitin 2009, Pixar, para shfaqjes në kinema të filmit Up, i dërgoi një DVD, një vajze 10 vjeçare të sëmurë duke plotësuar kështu dëshirën e fundit të një vogëlushes në prag të vdekjes. Shtatë orë më pas fëmija iku nga kjo botë. 7. Një metodë efektive për të njohur veprat e rreme të artit është testi cezium-137 dhe Stroncium-90. Këto izotope në fakt nuk ekzistonin në natyrë para përdorimit të bombës atomike në vitin 1945. 8. Pirja e çajit jeshil parandalon kancerin e prostatës. Jo vetëm kaq, shërben edhe për shumë sëmundje të tjera për vetë vetitë e rralla kurative që bart. 9. Gjatë 3500 viteve të fundit, ka pasur vetëm 230 vjet paqe në planetin tonë. 10. Në kohën e Bruce Lee, kamerat xhiruese nuk kishin shpejtësinë e mjaftueshme për të ndjekur lëvizjet e arteve marciale të tij. Për këtë arsye, shumë prej skenave, transmetoheshin me frekuencë të madhe dhe pastaj të ngadaltë. 11. Në Irlandë, deri në vitin 1985 ishte e nevojshme një recetë nga mjeku për të blerë prezervativë. 12. Osama Bin Laden kishte një profil në Facebook që është hequr për arsye sigurie. 13. Osama Bin Laden dhe Hitleri janë deklaruar të vdekur më 1 maj (Hitleri mendohet se vdiq më 30 prill diku pas mesnate, Osama 2 Maj, kur në Amerikë ishte ende data 1). 13. Presidenti i dytë dhe i tretë i Shteteve të Bashkuara vdiqën në të njëjtën ditë, 4 korrik 1826). 14. Zemra e një balene blu është aq e madhe sa një fëmijë mund të ecë lirisht nëpër venat e saj. 15. Nëse mund të hidhnim një gur në qendër të Tokës, do të duheshin 45 minuta për të arritur në bërthamë. 16. Edhe pse luani është konsideruar nga të gjithë si "Mbreti që jeton në xhungël", vendi i tij i vërtetë është Savana. Luanët nuk jetojnë në xhungël! 17.90% e çakmakëve Zip në mbarë botën, janë prodhuar nga një kompani e vetme, Yoshida Kogyo Kabushikikaisha (YKK). 18. Në vitin 2011, shkencëtarët lëshuan100 aeroplanë letre në qiellin mbi Gjermani. Disa prej këtyre aeroplanëve prej letre u gjetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada, të tjera në Afrikën e Jugut madje edhe në Australi. 19. Në Amerikë ka 84 njerëz të cilët quhen LOL. 20. Luani i cili është dhe simboli i kompanisë së famshme kinematografike Metro Goldwyn Mayer, ka vrarë trajnerin e tij dhe dy ndihmësat, dy ditë pasi u regjistrua një film i tyre. 21. Një telefon celular përmban baktere më shumë se një tualet në banjë.
Posted on: Thu, 19 Sep 2013 20:16:58 +0000

Trending Topics



drum shop was the best place
-- SAD LOVE STORY --- A boy went mountain climbing with

Recently Viewed Topics




© 2015