21 gusht --- lexoni Jakobi 1:1-18 Ji i pari “Që ne të jemi - TopicsExpress



          

21 gusht --- lexoni Jakobi 1:1-18 Ji i pari “Që ne të jemi në një farë mënyrë fryti i parë i krijesave të tij.” (v. 18) “Nëse nuk je i pari, je i fundit”. Kjo është thënia që filmi “Endacakët” mori nga filmi i 2006 “Netët e Talladegës”. Filmi që kishte si protagonist Uill Farell (Will Farrell) si shofer i NASCAR, Riki Bobi, vinte në lojë rëndësinë e të qenët numri 1 në rrugë dhe jashtë saj. Për të, vlera ishte e ngujuar në famën, arritjet dhe gruan e tij që ishte si trofe. Ndonëse pjesa më e madhe e audiencës gajasej me skenat qesharake në film, fatkeqësisht kjo është mënyra se si shumë njerëz shohin vlerën e vetes. Megjithatë, Jakobi na afron një alternativë në leximin e sotëm. Shpesh herë ne ngecim pikërisht në atë që bota thotë se është e vlefshme, më shumë sesa të fokusohemi në atë që na mëson Fjala e Zotit. Perëndia na krijoi që të ishim së pari me Të: “me vullnetin e Tij me anë të fjalës të së vërtetës” (v. 18). Perëndia është Ai që na ka krijuar për të jetuar dhe shijuar dhuratat e Tij të mira. Ai bën një rrugë, sipas të cilës jetët tona mund të jenë fryti i parë. Nuk kemi pse të jetojmë në lartësinë e pritshmërive të të tjerëve për pasuri, sukses, shtëpi të madhe, numër makinash apo tendencave të ndryshme, sepse kjo nuk është ajo çka Perëndia ka menduar. Zoti na ka vendosur këtu që të mund të dëshmojmë të vërtetën e Tij. Në përulje, le të kërkojmë më së pari vendin që na përket dhe të mbërthejmë thirrjen tonë, që është shprehur kaq bukur në Katekizmin e Shkurtuar të Westminster: “Ta përlëvdoj Perëndinë dhe ta gëzoj Atë përgjithmonë”. —Dan DeGraff Lutje: Atë i dritave, më ndihmo të kërkoj vlerën që Ti më ke dhënë sot.
Posted on: Wed, 21 Aug 2013 06:00:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015