22 gusht --- lexoni Jakobi 1:19-27 Pjesëmarrës të - TopicsExpress



          

22 gusht --- lexoni Jakobi 1:19-27 Pjesëmarrës të përulur “Pranoni me butësi fjalën e mbjellë në ju, e cila mund të shpëtojë shpirtrat tuaj. ” (v. 21) Një nga doktrinat më të vështira për t’u pranuar në traditën reformuese është “zgjedhja e pakushtëzuar”. Termi vjen nga Sinodi i Dortit në shekullin e 17-të, por pikënisjen e merr nga Shën Agustini në shekullin e 15-të, dhe fillimisht, më parë nga këto të dyja, e merr nga vetë Shkrimi. “Zgjedhja e pakushtëzuar” debaton se përpara krijimit Perëndia përzgjodhi disa njerëz për shpëtim, pavarësisht çfarëdo gjëje që ata mund të bënin (e pakushtëzuar). Ne nuk mund ta fitojmë shpëtimin tonë; është tërësisht dhuratë e Perëndisë sonë të madhërishëm. Jakobi sfidon audiencën e tij të qenë “bërës të fjalës”, por nuk do që ata ta shohin shpëtimin si diçka që mund të meritohet. Ja pse Jakobi e nis sfidën e tij duke u kujtuar se çdo dhuratë vjen prej Perëndisë (v. 17) dhe se ata u sollën, rilindën sërish “prej vullnetit të Tij”, jo të tyrin (v. 18). Por prit pak, a nuk do të thotë kjo se nuk ka rëndësi se çfarë bëjnë ata? Sikurse Pali te Romakëve 5-7, Jakobi thotë se besimtarët nuk duhet ta përdorin hirin e pafund të Perëndisë si justifikim për të vazhduar së mëkatuari, sepse mëkati është vdekje dhe ne jemi ngritur në jetë! Megjithëse mund të jemi frytet e para të Zotit, zgjedhja jonë e pakushtëzuar nuk duhet të na çojë në moskokëçarje apo të na shtyjë drejt mëkatit të vazhdueshëm, vetëm sepse hiri i Perëndisë mund të shlyej gjithë mëkatet. Le të sigurohemi ne dhuratën e shpëtimit dhe të shtyjmë tutje gjithë tundimin për të mëkatuar. A je gati dhe i vullnetshëm për të lejuar Fjalën të reflektohet plotësisht në ty? —Dan DeGraff Lutje: Jezus, faleminderit për faljen e të gjitha mëkateve të mia; banoftë Fryma Jote në mua dhe më bëftë të bindur.
Posted on: Thu, 22 Aug 2013 06:00:01 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015