#4 loja e famshme e shpirtrave. Shume prej jush e quajne - TopicsExpress



          

#4 loja e famshme e shpirtrave. Shume prej jush e quajne fantazi,ndoshta eshte! 7 vite me pare me kishin treguar per kete loje, tentova disa here ta beja por nuk funksionoi asnjeheer sepse gjthmone njera nga ne do ja plaste te qeshures. Para 4 vjetesh e provova me motren dhe kushuriren, loja funksionoi. U habitem dhe u betuam qe asnjera sdo e levizte me qellim goten ose do genjente. Vazhduam e beme lojen per shume kohe, ishte tamam loje per ne Asnjera se besonte 100% deri ne momentin qe loja filloi te formulonte fjal te cuditshme-dil ne ballkon,jam posht krevatit,te kam xhan,dua te te mbroj!(harrova tju them qe pergjigje te plota merja vetem une dhe ai qe kisha thirrur ishte gjyshi im) .Filluam te kishim frik, un me shume. Nuk doja ta beja me lojen por motra me shtynte ta beja mqs vetem mua me pergjigjej. Fillova te degjoja zera naten, me dukej sikur nuk isha kurre vetem, dhe e gjitha kjo sipas meje ishte thjesht fantazia ime. Po semuresha. Kisha dhimbje koke dhe ndonjehere dridhesha aq shume sa askush sme qetsonte dot. Nuk kisha ftoht. Bera egzaminime te ndryshme dhe me thane qe isha shume mire e qe ndoshta e kisha nga stresi por gjthmone po ndjehesha me e dobet. Mami me coi te nje grua ne berat qe bente mire. Sa hyra ne dere ajo me tha: ti e di cke bere....gjyshin apo jo?-kjo ishte habia me e madhe per mua! Ajo me sqaroi qe nuk ishte shpirt ai qe therriste loja,qe ishte nje lloj force qe e krijonim ne, qe ajo e quante xhind! Tha qe dridhesha sepse trupi/shpirti im perpiqej ta luftonte,ta mbante larg!....Po jua tregoj kete qe mos ta provoni ate loje,as vete nuk e di ta besoj apo gjithe ate qe me ndodhi,gjthmone gjej nje arsye tjeter,them qe ishin thjesht rastesi por njerezit qe ishin afer meje e besojn sepse ata pane cme ndodhte. Une sdi ta besoj apo jo.e cuditshme! Gjeja fundit qe dua tju tregoj eshte qe ajo gruaja me tha qe cdo pyetje qe i bejm lojes,qe eshte ne formen e deshires(pra dicka qe duam dhe pyesim do ndodhi apo jo) loja e realizon e na mer dicka me te madhe! Kjo ndoshta shpjegon qe shume njerez e lidhin kete loj me vdekjen e dikujt! Perfundimisht secili nga ne zgjedh cte besoj,une nuk e kam zgjedh akoma ndonese faktet i pata ne trupin tim!
Posted on: Sun, 11 Aug 2013 22:15:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015