4 tetor --- lexoni nga Efesianëve 2:1-10 Poemat e - TopicsExpress



          

4 tetor --- lexoni nga Efesianëve 2:1-10 Poemat e Perëndisë “Sepse jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira ...” (v.10) Fjala e përkthyer si “vepra” ne vargun 10 është fjala greke poiema. Një etimolog do t’ju thoshte se fjala jonë “poezi” e ka zanafillën në fjalën greke. Ne jemi poezitë e Perëndisë. Krijuesi i universit kompozon me kujdes fjalët e Tij, e më pas qëndron në skenën qiellore dhe na thërret në ekzistencë me pasion dhe forcë. Sikurse një poet që ndan fjalët e tij me një qëllim në mendje, Perëndia ndan njerëzimin me botën për të përmbushur qëllimet e Tij hyjnore. Çdo poemë që Perëndia sjell në ekzistencë ka si qëllim të përmbushë një rol të veçantë. Pali shkruan: “vepra e tij, e krijuar... për veprat e mira”. Këto “vepra të mira” nuk shpjegohen saktësisht këtu. Duke qenë se çdo poezi që shkruan Perëndia është e veçantë, çdo poezi do të japë një kontribut të ndryshëm në botë. Për çfarë kontributi ju ka krijuar Perëndia? Në thelbin e poezisë së Perëndisë është hiri. Ne bëhemi poezia e Perëndisë për shkak të jetës, vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit. Pali, autori i letrës së Efesianëve, na kujton se jemi “krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira”. Vepra shpenguese dhe restauruese e Jezusit na mundëson rrugën për të jetuar sipas planit fillestar të Perëndisë. Hiri i Perëndisë na bën të bukur, në mënyrë që të mund të krijojmë më shumë bukuri në botë. —Andrea Poppleton Lutje: Perëndi, më shfaq qëllimin Tënd për jetën time. Më ndihmo, që si një poezi e Jotja, të mund t’i përcjell bukuri kësaj bote.
Posted on: Fri, 04 Oct 2013 06:00:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015