5 FEMRAT MË TË PUSHTETSHME NË - TopicsExpress



          

5 FEMRAT MË TË PUSHTETSHME NË SHQIPËRI ------------------------------------------------------- Pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e hekurt. Nuk të besohet? Lexo me vëmendje kush nga tani e tutje do të bëjë “ligjin” në këtë vend. 1-Linda Rama Basha Bashkëshortja ekonomiste e kryeministrit të ri ka ngjitur shpejt shkallët e këtij listimi. Edi Rama nuk e ka vetëm grua, por edhe një partnere, shoqe dhe këshilltaren më të mirë. E mirëarsimuar në vend dhe e specializuar në Perëndim, zonja Rama ka një karrierë të pasur si financiere e zonja, lektore dhe aktiviste e shoqërisë civile. Ka drejtuar Agjencinë Kombëtare të Privatizimeve edhe gjatë kohës kur Sali Berisha ka qenë President i Republikës. Thuhet se Berisha ka njohur nga afër korrektësinë dhe racionalitetin e Linda Ramës e ndryshe nga herët e tjera ka qepur gojën duke pranuar në heshtje meritat e bashkëshortes së Edi Ramës. Në familjen përmetare Xhillari ku zonja Rama ka qenë nuse për herë të parë gëzon një respekt të jashtëzakonshëm. 2-Monika Kryemadhi Ish socialistja e thekur e konvertuar në integriste të heshtur, gjatë kohës kur burri i saj Ilir Meta ishte kryeministër ka qenë me plot kuptim monarkistja absolute e vendit. Me një influencë të jashtëzakonshme dhe me impaktin që çlironte qeverisja e korruptuar e burrit të saj skraparlli, gjatë viteve 2000-2002 jo zyrtarisht ka kontrolluar financat, rendin, shëndetësinë, diplomacinë, rendin, drejtësinë dhe transportet në Shqipëri. Dibrane me origjinë, vajza e një ish-ushtaraku të nomenklaturës bolshevike ka një karakter biologjik altruist. Pas koalicionit që partia e Ilir Metës bëri me armikun tradicional të tyre Sali Berisha, zonja Kryemadhi u zhvendosur në hije.Tani që LSI u fuqizua frikshëm dhe vetë Kryemadhi hyri në parlament do të jetë sërish gruaja e frikshme e qokave dhe gjullurdive që e kanë shoqëruar nga herë. Drejton LSI-në dhedo komandojë ministritë që kjo parti ka zgjedhur në qeverisjen Rama 1. 3-Argita Malltezi Berisha. Nuk ka vdek PD-ja dhe as babi,jooooo. Juristja 39 vjeçare, fëmija i parë i kryeministrit në largim udhëheq e treta listën e femrave më të pushtetshme. Flitet se ka një influencë absolute në vendimmarrjet e të atit. Truri i të gjitha bizneseve familjare kryeministrore, zonja Malltezi ka qenë edhe kryeministrja background e këtij vendi. Qysh me ardhjen në pushtet të të atit më 2005, kontrolloi në mënyrë absolute pikat më nevralgjike të pushtetit ekonomik duke vendosur në krye të tyre shoqërinë e saj ose besnikë farefisi. Pas shtatorit influenca e saj do të vazhdojë mbi PD-në, presidencën, bashkinë e Tiranës dhe një pjese të sistemit të drejtësisë së këtushme. 4-Vjollca Hoxha&Vilma Nushi E veja e ish administratorit të përgjithshëm të Top Media-s, pas vdekjes tragjike të bashkëshortit Dritan Hoxha mori përsipër drejtimin e kompanisë më të madhe mediatike në vend. Menaxhon televizionin më të madh dhe më me influencë Top-Channel si dhe biznese të tjera veçanërisht kafen e famshme Lori. Ka ditur të suksesojë punën, kontributin dhe avangardën që la pas burri i saj. Një nga të paktat femra milionere në Shqipëri, zonja Hoxha ende ruan një profil mjaft populist, racional dhe këmbëngulës në drejtimin që u bën kompanive të saj. Vilma Nushi sipërmarrësja e mjaft bizneseve dhe përfaqësuese e filialeve të korporatave ndërkombëtare në vend. Kryeson listën e grave milionere duke qenë një nga taksapagueset më të mëdha dhe biznesmenia që ka hapur qindra vende pune. 5-Vera Grabocka Mund të quhet pa frikë regjisorja, menaxherja dhe producentja e frikshme televizive shqiptare. Themeluese e spektaklit shqiptar, bashkëshortja e aktorit Timo Flloko është kthyer në institucionin më produktiv mediatik. Kudo ku shkel këmba e saj garantohet sukses dhe mjaft televizione shqiptare e përdorin si patentë e garancisë së programeve të tyre. Pasurohet vit pas viti me trendet e reja, idetë e saj të çmendura&të guximshme. Të punosh me të është një “tmerr” dhe një univers pa fund. Nuk plaket kurrë dhe momentalisht mbetet ikona e shkollës televizive domestike. Ka dy nështetësi, amerikane dhe shqiptare. Mario D.
Posted on: Wed, 07 Aug 2013 10:49:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015