5 korrik --- lexoni Eksodi 3:1-5 Mahnitja nga prania e - TopicsExpress



          

5 korrik --- lexoni Eksodi 3:1-5 Mahnitja nga prania e Perëndisë “Hiq sandalet nga këmbët, sepse vendi në të cilin ndodhesh është vend i shenjtë”. (v. 5) Ashtu si për shumë histori të Biblës, detajet e kësaj historie janë të panjohura për shumicën prej nesh. Vendndodhja (shkretëtira), skena kryesore (një ferrishte flakëruese që nuk digjet) dhe profesioni i personazhit kryesor (bari), nuk janë pjesë e përjetimeve tona. Megjithatë, ajo është ende një histori në të cilën mund të njësohemi të gjithë, sepse është histori e mrekullisë së pranisë së Perëndisë. Personazhi kryesor, Moisiu, mëkatoi rëndë dhe u arratis për të mbetur gjallë. Filloi një jetë të re dhe dukej i kënaqur. Pastaj shfaqet Perëndia dhe ndryshon çdo gjë. Moisiu ndalon për të parë një ferrishte flakëruese. Perëndia e paralajmëron për shenjtërinë e vendit, i zbulon se kush është Ai, dhe i shpjegon problemin e Tij: njerëzit e Tij janë duke vuajtur. Më pas Perëndia i thotë diçka që Moisiu mendonte se s’duhej ta dëgjonte kurrë: ka ardhur koha të kthehesh dhe të përballesh me problemin. Ata debatojnë. Moisiu i bën bisht... refuzon..., dhe në fund dorëzohet. Ai udhëheq popullin e Perëndisë drejt lirisë. Kjo është historia ime, historia juaj. Perëndia na takon në një cep të vogël të jetës tonë, që kthehet në një qoshe të shenjtë për ne. Në mahnitje, ne kuptojmë se Perëndia i universit dëshiron të flasë me ne. Dhe jo vetëm kaq, Perëndia po na thërret për një punë në mbretërinë e Tij. Mahnitja kthehet në vërtetësi, teksa Perëndia na jep zemër dhe pavarësisht dyshimeve tona, Ai na përdor! –Karen Bables Lutje: O Atë, unë lutem për "ferrishte flakëruese" në jetën time, për takime dhe punë Mbretërie për t’u përmbushur.
Posted on: Fri, 05 Jul 2013 06:00:00 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015