5 “sekretet” për të shkuar mirë me vjehrrën Kush është - TopicsExpress



          

5 “sekretet” për të shkuar mirë me vjehrrën Kush është e martuar dhe jeton me vjehrrën mund ti ndodhë shpesh që të konfliktohet me të, ndoshta edhe për asye banale. Ne po ju japim disa këshilla që këto "zënka" të ndodhin më rrallë ose fare. 1.Mësoni ta njihni vërtet atë: Mos e lini veten të bjerë pre’ e paragjykimeve ndaj vjehrrës suaj. Por bëni atë që është e mundur për të mësuar sa më shumë në lidhje me këtë grua, pyeteni atë për jetën e saj, dëgjojeni. Sigurisht, që ajo do ta vlerësojë interesin e treguar ndaj saj. 2. Silluni si vajzë e pjekur: Është shumë e rëndësishme për t’i legjitimuar marrëdhëniet me partnerin tuaj me mjaft seriozitet, duke i vendosur ato mbi një bazë solide dhe afatgjatë. Dhe në qoftë se ju silleni si një vajzë e rritur dhe e pjekur, natyrisht që do të fitoni respektin e vjehrrës. 3. Vini në punë diplomacinë: Ndonjëherë raportet nënë-bir, mund të jenë të pakëndshme, por kjo nuk e bën të ligjshme që ju të mbani krahun e njërit apo të tjetrit, sepse mund të krijoni armiqësi. Më mirë, vini në punë diplomacinë dhe silluni me shumë takt, pa fyer asnjërin mes tyre. Ndërhyni me shumë kujdes nëse ata zihen, citon noa. 4. Shtojeni afërsinë me të: Planifikoni ndonjëherë të dilni jashtë me të, apo të bëni shopping, ta ftoni për ndonjë picë, me pak fjalë, shtojeni afërsinë me të, për të arritur të keni pse jo, edhe një miqësi mes jush. 5. Bëhuni shoqe, por jo shumë: Eshtë e drejtë që të jeni e afërt dhe intime me të, por duhet të shmangni që t’i thoni asaj të gjitha detajet e jetës suaj në çift. Mos i jepni asaj arsye për të ndërhyrë në marrëdhënien tuaj me bashkëshortin.
Posted on: Wed, 04 Sep 2013 19:40:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015