50 të vrarë dhe 70 të plagosur në Irak Zyrtarët irakianë - TopicsExpress



          

50 të vrarë dhe 70 të plagosur në Irak Zyrtarët irakianë thonë se të paktën 50 vetë, pjesëmarrës në një ceremoni varrimi në një zonë kryesisht shiite të Bagdadit, u vranë si pasojë e sulmeve me makina bombë. 70 të tjerë u plagosën. Ky ishte një prej disa sulmeve vdekjeprurëse që shkaktuan vdekjen e të paktën 60 personave. Policët thonë se sulmet në qytetin Sadr ndodhën afër një tende ku po mbahej një ceremoni varrimi. Forcat e sigurisë thonë se autori i një sulmi vetëvrasës ishte përgjegjës për të paktën një shpërthim makine ndërsa të paktën një tjetër shpërthim ndodhi në një automjet të mbushur me eksplozivë. Po sot një numër sulmesh në gjithë vendin shkaktuan vdekjen e të paktën 10 anëtarëve të forcave të sigurimit.
Posted on: Sun, 22 Sep 2013 18:47:59 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015