55 SURJA ER-RRAHMÂN Mekase - 78 vargje Bismil-lâhirr Rrahmânirr - TopicsExpress



          

55 SURJA ER-RRAHMÂN Mekase - 78 vargje Bismil-lâhirr Rrahmânirr Rrahîm 1. I Gjithëmëshirshmi 2. ua ka mësuar Kuranin (robërve të Tij), 3. ka krijuar njeriun 4. dhe i ka mësuar atij të folurit e qartë. 5. Dielli dhe Hëna ndjekin rrugën e caktuar, 6. Bimët dhe pemët i përulen (Allahut). 7. Ai e ka ngritur qiellin lart dhe ka vënë Balancën (për çdo gjë), 8. që ju të mos e shkelni atë. 9. Prandaj matni drejt e mos hani në peshë! 10. Ai e ka bërë Tokën për krijesat. 11. Aty ka fruta të llojllojshme dhe palma hurmash me frutat si bistaqe, 12. ka drithëra me gjethe e kërcej dhe bimë me erë të mirë. 13. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! (**sqarim Fjala këtu i drejtohet njerëzve dhe xhindeve. Ky varg përsëritet 31 herë në këtë sure.**) 14. Ai e krijoi njeriun prej baltës së thatë, ashtu si vorba, 15. ndërsa xhindet i krijoi prej flakës së zjarrit. 16. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! 17. (Ai është) Zoti i dy lindjeve dhe i dy perëndimeve. (**Sipas disa komentuesve të Kuranit, bëhet fjalë për pikat e lindjes dhe të perëndimit të diellit në verë dhe në dimër.**) 18. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! 19. Ai i ka lëshuar dy dete (**Ujin e kripur dhe ujin e ëmbël.**) që të takohen, 20. por, midis tyre ka një pengesë që nuk mund ta kapërcejnë. 21. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! 22. Prej tyre nxirren margaritarë dhe korale. 23. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! 24. Atij i përkasin edhe anijet që lundrojnë nëpër dete e që lartohen si male. 25. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! 26. Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket, 27. e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit Tënd, plot Madhëri dhe Nderim. 28. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! 29. Atij i lutet gjithkush që ndodhet në qiej dhe në Tokë e në çdo kohë Ai ushtron fuqinë e gjithëmbarshme. 30. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! 31. O ju dy barrët e Tokës (njerëz dhe xhinde), së shpejti do të caktojmë gjykimin tuaj! 32. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! 33. O xhinde dhe njerëz, nëse keni fuqi të përshkoni kufijtë e qiejve dhe të Tokës, atëherë përshkojini ato! Por nuk do të mund ta bëni këtë, përveçse me një fuqi të madhe (nga Allahu)! 34. Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?! 35. Kundër jush do të dërgohen flakë zjarri dhe tunxh i shkrirë (si dënim për mohimin e dhuntive të Allahut) dhe ju nuk do të mund të mbroheni.
Posted on: Tue, 24 Sep 2013 08:38:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015