6 ditët e muajit Sheval Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, - TopicsExpress



          

6 ditët e muajit Sheval Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Të gjitha falenderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm All-llahut Një të Vetëm, paqa, mëshira dhe bekimet e All-llahut qofshin mbi të Dërguarin e All-llahut, dhe mbi familjen e tij, shokët, dhe pasuesit e tij. Gjashtë ditët e Shevalit I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve selem ka thënë: "Ai që agjëron Ramazanin dhe e pason duke agjëruar gjashtë ditë nga Shevali është sikur të ketë agjëruar pa ndërprerë (tërë vitin)." (Transmeton Muslimi) O ju të dashur: gjashtë ditët e Shevalit, një mundësi e madhe ku muslimani arrinë: Së pari: dobi në jetën e kësaj bote, dhe e dyta: shpërblime të mëdha në botën tjetër. Së pari: dobitë e agjërimit të gjashtë ditëve të Shevalit në jetën e kësaj bote: Sa i përket dobive në jetën e kësaj bote, zbulimet shkencore kanë konstatuar se metoda Islame e agjërimit për vetëm një ditë pastron trupin nga toksinat (helmet) dhe mbeturinat për dhjetë ditë të plota. Muaji i agjërimit është tridhjetë ditë, pra ai kështu pastron trupin prej mbeturinave dhe toksineve për treqind ditë, dhe këtu ne mund të shohim (Mrekullitë profetike) se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve selem, e ka pasuar agjërimin e Ramazanit me agjërimin e gjashtë ditëve të Shevalit, për të përfunduar procesin e pastrimit gjatë gjithë vitit. Kështu që: 6 ditë (të Shevalit) × 10 ditëve të pastrimit = 60 ditë të pastërta. Kështu, numri i përgjithshëm do të jetë: 300 ditë (nga Ramazan) + 60 ditë (të Shevalit) = 360 ditë të pastërta. Dhe kështu trupi mbetet i fortë dhe i shëndetshëm. Do të gëzojë shëndet dhe vitalitet gjatë tërë vitit, me vullnetin e All-llahut të Madhëruar dhe të Lartësuar. Këtu vjen parasysh madhështia e hadithit të Dërguarit sal-lall-llshu alejhi ve selem, i cili tashmë është përpara shkencës moderne dhe mjekësisë bashkëkohore qindra vite më parë. Muslimani nuk i mbetet diç tjetër pos të qëndroj para këtij hadithi madhështorë me dinjitet dhe lavdërim. I Dërguari iAll-llahut sal-lall-llahu alejhi ve selem ka thënë, "Ai që agjëron Ramazanin dhe e pason duke agjëruar gjashtë ditë nga Shevali është sikur të ketë agjëruar pa ndërprerë (tërë vitin)." (Transmeton Muslimi) Shënim: Është e vërtetuar shkencërisht se një ditë agjërimi gjeneron qeliza të bardha të gjakut të mjaftueshme për ta mbrojtur qenien njerëzore për dhjetë ditë, pasi që viti hënor është i barabartë me 355 apo 356 ditë, atëherë ne duhet të agjërojmë 36 ditë , andaj ne kemi nevojë për gjashtë ditët e Shevalit për mbrojtje dhe imunitet të plotë ... All-llahu Ekber (All-llahu është më i Madhi) ...!!! Së dyti: dobitë e agjërimit të gjashtë ditëve të Shevalit në botën tjetër Përsa i përket botës tjetër, muslimani qëndron në pragun e një akti të ri të adhurimit, pasi që agjërimi i Ramazanit ka mbaruar ... Agjërimi i muajit të Ramazanit shlyen dhjetë muaj, ngase një vepër e mirë është e barabartë me dhjetë vepra të mira (në shpërblim) ... Pra, ne duhet të agjërojmë gjashtë ditë të Shevalit që ta shlyejmë tërë vitin ... për shkak se: 30 ditë (të Ramazanit) × 10 = 300 vepra të mira. 6 ditë (të Shevalit) × 10 = 60 vepra të mira. Total: 300 vepra të mira (në Ramazan) + 60 vepra të mira (në Sheval) = 360 vepra të mira = agjërimi i pandërprerë (i tërë viti) ... All-llahu Ekber. Të nderuar: A nuk janë këto llogaritje të sakta të cilat janë nxjerrë nga ky hadith i shenjtë, të cilat erdhën nga i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve selem pa përgatitje apo radhitje, a nuk janë dëshmi të profecisë së tij, sal-lall-llahu alejhi ve selem ...???!!! Ai është profet analfabet i cili nuk di lexim e as llogaritje ! Vërtet, ai është mu ashtu siç Zoti i tij i Madhëruar dhe i Lartësuar, ka thënë rreth tij: “Dhe ai nuk flet nga dëshira. Ajo nuk është tjetër pos shpalljes që i shpallet.” (En Nexhm 3:4) Lusim All-llahun Subhanehu ve Teala, të na jep udhëzim dhe të vazhdojmë në kryerjen e akteve të adhurimit, Ai ka fuqi për këtë dhe është në gjendje ta bëjë këtë.
Posted on: Mon, 12 Aug 2013 21:48:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015