6 korrik --- lexoni Mateu 27:45-54 Mahnitja nga sakrifica e - TopicsExpress



          

6 korrik --- lexoni Mateu 27:45-54 Mahnitja nga sakrifica e Jezusit U trembën shumë dhe thanë: “Me të vërtetë ky ishte Biri i Perëndisë!” (v. 54) Në librin “Perëndia i mirë dhe i bukur”, Xhejms Brajan Smith (James Bryan Smith) tregon një histori të rrëfyer nga Brenan Maning (Brennan Manning). Brenan dhe miku i tij më i mirë u rekrutuan në ushtri dhe luftuan së bashku në linjën e frontit. Një mbrëmje teksa ishin duke folur, një granatë dore së cilës i ishte hequr siguresa, fluturoi në llogoren e tyre. Rei i buzëqeshi Brenanit dhe u hodh mbi granatën. Granata shpërtheu. Rei vdiq, ndërsa Brenan jetoi. Shumë vite më pas Brenan vizitoi nënën e Reit. Një mbrëmje ai e pyeti, “A mendon se më donte?”. Nëna e Reit iu përgjigj e çuditur: “Ç’mund të kishte bërë më shumë për ty?!”. Kjo është mahnitja ndaj vdekjes së Jezusit – nuk ka asgjë më shumë që Ai mund të kishte bërë për mua. Ai dha gjithçka për ne. Ndërsa truri im është më se i vetëdijshëm për këtë fakt, zemra ime harron ndonjëherë. Unë jap mësim një program që titullohet: “Shegerti i Jezusit”, bazuar në librin “Perëndia i mirë dhe i bukur”. Gjatë mësimit mbi natyrën vetësakrifikuese të Perëndisë, ne ndjekim një klip të Jezusit në kryq, nga filmi “Pasioni i Krishtit”. Shohim vurrata gjaku. Ndiejmë agoninë e tradhtisë, talljes dhe ndarjes. Shumicës së pjesëmarrësve u duken ato dhjetë minuta tejet torturuese. Cili është reagimi i tyre në fund? “Nuk mund ta besoj dot që Ai kaloi gjithë këtë për mua!”. Mahnitja në gjithë këtë, ashtu sikurse e ka thënë Maks Lukado (Max Lucado), është "Edhe sikur unë të kisha qenë i vetmi njeri në botë, Ai do kishte vdekur për mua gjithsesi". –Karen Bables Lutje: Atë Perëndi, jam plotësisht i mahnitur nga dashuria Jote vetëflijuese për mua.
Posted on: Sat, 06 Jul 2013 06:00:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015