6 shtator --- lexoni Zbulesa 1:1-3 Të jetosh besimin “Lum ata - TopicsExpress



          

6 shtator --- lexoni Zbulesa 1:1-3 Të jetosh besimin “Lum ata që dëgjojnë fjalët e kësaj profecie dhe që ruajnë ato që janë shkruar në të, sepse koha është afër.” (v. 3) Libri i Zbulesës mund të jetë vërtetë i vështirë për t’u interpretuar. Mund të pështjellojë shumicën e njerëzve, por nuk ka pse të jetë kështu. Është një libër i mbushur me simbolikë dhe shëmbëlltyra. Zbulesa na bën thirrje që të jetojmë në një mënyrë të kënaqshme për Zotin. Ky libër na tregon se si të jetojmë me besnikëri në një botë dhimbje e mundimesh. Zbulesa na thërret për të jetuar besimin tonë edhe në mes të kohëve të vështira. Çfarë nënkupton Gjoni me shprehjen “sepse koha është afër”? Kjo është e dhëna e parë që ai në fakt nuk po flet për fundin e botës. Ja ku jemi pas 2000 vitesh dhe fundi i botës nuk ka ardhur ende. Pra, kjo do të thotë, se po afronte koha që ne të fillonim të vepronim si trupi i Tij. Ne të gjithë jetojmë në një botë dhimbjesh e vuajtjesh, por ne jemi thirrur për të qenë besnik edhe në këto kohëra. Jemi thirrur të shpallim besimin tonë pavarësisht situatave të vështira që mund të hasim. Gjoni u internua për besimin e tij dhe besimtarët u persekutuan për besimin e tyre. Duhet të kujtojmë se nuk jemi vetëm në sprovat tona. Shumë të tjerë para nesh kanë vuajtur shumë më tepër për besimin e tyre, sesa ne sot. Ne duhet të jemi të vullnetshëm dhe të gatshëm për të bërë të njëjtën gjë. —James Leadly Lutje: Zot, më jep forcën për të duruar dhe vazhduar së përlëvduari emrin Tënd. Amen!
Posted on: Fri, 06 Sep 2013 06:00:01 +0000

Trending Topics