7. Muaji i nafileve Transmetohet prej Abdurrahmani r.a. se - TopicsExpress



          

7. Muaji i nafileve Transmetohet prej Abdurrahmani r.a. se Pejgamberi i Allahut a.s., njëherë, duke folur për Muajin e Ramazanit, ka thënë: “Ky është muaji në të cilin Allahu ua ka përcaktuar agjërimin, kurse unë ua kam bërë traditë që natën të falni nafile gjatë këtij muaji, dhe kush agjëron dhe natën fal gjatë këtij muaji, duke besuar dhe shpresuar se për këtë do të shpërblehet, do të pastrohet nga mëkatet sikur tash është lindur nga nëna.” (Ibn Maxheh: 1328). Pejgamberi i Allahut a.s., pra, na ka bërë traditë që natën gjatë muajit të ramazanit të falim namaz nafile. Këtu është fjala për namazin e teravisë, i cili është sunet muekkede (sunet i konfirmuar) për meshkuj dhe femra. Me fjalë të tjera, është e njohur se Pejgamberi a.s. ka falur disa netë me as’habët, kurse nuk ka vazhduar të fali bashkë me ta çdo natë, për arsye që ky namaz mos të kuptohet si detyrim. Namazi i teravisë si namaz vullnetar paraqet “profit” ramazani të llojit të vet, i cili edhe më shumë e zbukuron netët e ramazanit, e rrit kënaqësinë shpirtërore të besimtarëve në ibadetin e përbashkët, i forcon lidhjet e tyre të xhenetit dhe nxit në dashurinë e ndërsjellë. Si i tillë, namazi i teravisë është simbol i netëve të ramazanit dhe shenjë e ibadetit vullnetar të muslimanëve, të cilin ata me shekuj me xhelozi e ruajnë dhe e përcjellin nga brezi në brez.
Posted on: Fri, 12 Jul 2013 14:15:08 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015