7 korrik --- lexoni Hebrenjve 12:18-29 Mahnitja e të jetuarit - TopicsExpress



          

7 korrik --- lexoni Hebrenjve 12:18-29 Mahnitja e të jetuarit në Mbretërinë e Tij "A e shihni atë që kemi marrë? Një mbretëri të palëkundur! Dhe a e shihni se sa mirënjohës duhet të jemi? Jo vetëm mirënjohës, por të mbushur me adhurim, thellësisht të përulur përpara Perëndisë". (v. 28, "Mesazhi") Gjatë Luftës së Dytë Botërore, im atë doli vullnetar për të shërbyer si kapelan. Ai la pas gruan dhe një vajzë tre muajshe, mua. Pas tre vitesh si mjek asistent, u përball me sfidën e jetës së tij: të qëndronte me të plagosurit për të cilët kujdesej duke u përballur me një robëri të sigurt, ose të tërhiqej me pjesën tjetër të njësisë së tij. Ai vendosi të qëndronte. U zu rob dhe më pas u lirua. Megjithatë, ai u vra pa dashje nga një shoku i tij, ndërsa marshonin drejt lirisë. Disa vite më parë, ndërsa përgatitesha të ndaja këtë histori në një shërbesë adhurimi në Ditën e Përkujtimit, ndjeva dyzimin e njohur mes krenarisë dhe zemërimit. Ja ku ishte një njeri me integritet dhe vlerë. E gjithsesi, a e mendonte ai, se kur qëndroi me njerëzit e tij, po më linte mua vetëm? Dhe pastaj, e vërteta e këtij vargu më goditi. Im atë besonte në mbretërinë e Perëndisë. Ai e dinte se çfarëdo që t’i ndodhte, ai ishte i sigurt. Ai dinte gjithashtu se edhe unë jetoja në atë mbretëri . Pavarësisht se çfarë i ndodhi atij, unë do isha e sigurt. Ne të gjithë jetojmë në një botë ku frika dhe e panjohura mund të na lëkundin besimin dhe të shkatërrojnë ëndrrat tona. Por, Perëndia ka kontrollin e mbretërisë së Tij. Dhe cila do ishte përgjigja jonë në mahnitjen ndaj kësaj mbretërie? Mirënjohje dhe një jetë “e mbushur me adhurim”. –Karen Bables Lutje: Faleminderit Atë, që jam gjithmonë i sigurt me Ty.
Posted on: Sun, 07 Jul 2013 06:00:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015