9 SHENJAT QE TREGOJNE SE DO TE JETOSH GJATE! Ja ku vijnë të - TopicsExpress



          

9 SHENJAT QE TREGOJNE SE DO TE JETOSH GJATE! Ja ku vijnë të dhënat e fundit të shkencës, të bazuara në disa shenja, që përcaktojnë se ju keni jetë të gjatë dhe këshilla që mund t’i zbatoni për të zgjatur jetën tuaj. 1- Mamaja ka qenë e re kur të ka lindur? Nëse nëna juaj ka qenë nën 25 vjeç kur ju ka lindur, ju keni 2 herë mundësi më shumë të bëheni 100 vjeç, sesa dikush që është lindur nga një nënë e madhe në moshë – kjo sipas shkencëtarëve të Universitetit të Çikagos. Ata mendojnë se, sa më e re të jetë nëna, aq më i shëndetshëm është fetusi. Ke pasur peshë normale në adoleshencë. 2- Të pëlqen shumë çaji Të dyja llojet e çajit, si ai jeshili, ashtu dhe i ziu, përmbajnë një dozë të përqendruar katekine, substancë që ka vlera mbrojtëse dhe qetësuese në qarkullimin e gjakut.Ju duhet të pini një ose 2 filxhanë çaji në ditë, për të filluar të kujdesesh për zemrën, vetëm sigurohuni që çaji që pini të jetë i ri. Çajrat e ftohta, që gjenden rëndom në supermarkete, nuk kanë të njëjtat efekte pozitive për shëndetin. Studime të tjera, tregojnë se, kur çajit i shtohet qumësht, ai humbet efektet mbrojtëse për sistemin kardiovaskular, prandaj përdorni vetëm limon ose mjaltë. 3- Preferon të ecësh Njerëzit e stërvitur, që thuhet se janë ata që ecin përreth 30 minuta në ditë, kanë më tepër mundësi të jetojnë më gjatë, sesa ata që ecin më pak, pavarësisht sesa të shëndoshë janë. 4- Nëse keni këmbë të forta Këmbët e forta, nënkuptojnë ekuilibër të mirë, fleksibilitet dhe jetëgjatësi. Me kalimin e viteve, këto cilësi, janë çelësi për të zvogëluar rrezikun e rrëzimeve dhe plagëve, sidomos frakturave të gjymtyrëve, të cilat sjellin një rënie të përgjithshme të shëndetit. Deri në 20% të pacientëve që kanë fraktura të gjymtyrëve, vdesin brenda një viti, kjo, për shkak të komplikimeve dhe traumës. “Muskujt e dobët të këmbëve, janë elementi thelbësor i dobësisë tek pleqtë”, – thotë Robert Butler-i, M.D., president i qendrës ndërkombëtare për jetëgjatësinë në Nju Jork. Për të forcuar këto muskuj, duhet të bëni ushtrimet e duhura gjimnastikore. 5- Hiqni dorë nga pijet me ngjyrë Shkencëtarët në Boston, kanë zbuluar se, duke pirë rregullisht pije freskuese të ngjyrosura çdo ditë, ju dyfishoni rrezikun e sindromës së metabolizmit, sindromë e cila, përfshin një sërë shqetësimesh, siç janë: tensioni i lartë, vlera të larta të insulinës, shtimi në peshë, që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. 6- Hani ushqimet “vjollcë” Ushqime “vjollcë” janë: rrushi i zi, manaferra, vera e kuqe. Të gjitha këto kanë atë ngjyrën e errët dhe të pasur me polipenol, përbërës që ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe sëmundje të tjera. Polipenoli i mban venat e gjakut dhe arteriet elastike e të shëndetshme. “Ajo që të bën mirë për arteriet e zemrës, të bën mirë edhe për venat e gjakut në tru”, – thotë Robert Krikorian-i. 7- Keni ndjekur shkollën Një studim i fundit i “Harvard Medical School”, zbuloi se njerëzit me arsim 12-vjeçar, jetojnë 18 muaj më gjatë se sa ata me më pak vite shkollimi. Pse? Lidhja është pak e habitshme, por funksionon: Sa më shumë të jesh i arsimuar, aq më pak je i prirur për të pirë duhan. Në fakt, vetëm 10 % e të rriturve me shkollë të lartë pinë duhan, krahasuar me 35% të atyre pa shkollë të lartë. Miqtë e tu janë të shëndetshëm, ashtu dhe ti. 8- Nuk ke pastruese shtëpie Duke fshirë me fshesë, duke larë dyshemenë, apo duke larë xhamat e dritareve, kjo për më shumë se një orë, individi djeg rreth 285 kalori, duke ulur rrezikun e vdekjes deri në 30%, sipas një studimi i bërë tek 302 të rritur në moshën 70-vjeçare. Zgjidhje më të mira do të ishin: çaji në vend të kafesë dhe uji i gazuar, i përzier me lëng frutash. Duke mbajtur nën kontroll tensionin dhe nivelin e kolesterolit, duke parandaluar diabetin dhe duke mos pirë duhan, mund t’i shtoni nga 6 deri në 9 vite të shëndetshme jetës suaj. 9- Ju jeni një tip optimist Optimistët kanë një këndvështrim pozitiv për jetën, janë të shoqërueshëm dhe janë më të shëndetshëm se ata që janë pesimistë. Të punosh është e rëndësishme. A e dini çfarë është më e rëndësishme se kjo? Të ushqehesh shpirtërisht! Ideja se ke njerëz ku të mbështetesh dhe marrëdhëniet e mira me miqtë, ndikojnë në pakësimin e stresit”, – thotë Micah Sadigh-i, Ph.D., profesor psikologjie. Ideja se ke njerëz ku të mbështetesh, të mban të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht, stresi kronik dobëson sistemin imunitar dhe i plak qelizat më shpejt, duke shkurtuar jetën nga 4 deri në 8 vjet, kjo sipas një studimi. “Duhet të kesh miq, me të cilët mund të flasësh hapur, pa u paragjykuar, apo kritikuar”, – thotë Sadigh-i.
Posted on: Sat, 07 Sep 2013 18:10:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015