A E RUAJM KETE TRADIT SOT !!!?? // Ja çfarë shkruhej në - TopicsExpress



          

A E RUAJM KETE TRADIT SOT !!!?? // Ja çfarë shkruhej në kapakun e brendshëm të pasaportës shqiptare të viteve të 30: 1.Ta dish dhe të jesh i sigurt se fatbardhsia dhe lumturia e jote gjindet në Shqipni e cila t`ep nder e të fal emnin shqiptar. 2. Ruaje mirë karakterin komtar dhe kryenaltsin shqiptare; bindju ligjeve dhe urdhnave të vendit kudo që të jesh. 3. Çdo shqiptar asht vëllau Yt: nderoje kur te ketë nevojë. 4. Mos e përbuz gjuhën e nanës s´ate, tue fole në gjuhë të huej kur nuk asht nevoja. 5. Ndero flamurin e atdheut tand: kush nuk e nderon Shenjin e komsis, shnderon vehten e vet. 6. Dashuria për atdhe ndihet ma tepër në mërgim, prandaj ketë dashuri ruaje edhe kur të këthejesh në vendin t´and.
Posted on: Sun, 11 Aug 2013 17:31:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015