A do ta merrnit kuletën e mbushur me para që e keni gjetur në - TopicsExpress



          

A do ta merrnit kuletën e mbushur me para që e keni gjetur në rrugë? Ose a do ta ktheni kuletën te pronari, identiteti i të cilit fshihet brenda saj? Këto janë pyetjet në të cilat është përpjekur ta gjejë përgjigjen revista ndërkombëtare “Readers’s Digest” gjatë një eksperimenti aktual, duke i hedhur nga 12 kuleta në parqe, kalime të këmbësorëve, dhe afër qendrave tregtare, në 16 qytet në gjithë botën. Në secilën kuletë ishin para të gatshme në vlerë prej 50 dollarësh amerikanë, por kuptohet në monedhë lokale, ndonjë lloj i fotografive personale dhe numri i telefonit. Personeli i revistës e ka ndjekur situatën për së afërti për të parë nëse njerëzit, që i gjejnë kuletat, do të përpiqen t’i gjejnë edhe pronarët. Revista ka konstatuar se kryeqyteti i Finlandës, Helsinki, e kishte numrin më të madh të njerëzve të ndershëm. Njëmbëdhjetë prej 12 kuletave të hedhura në Helsinki, u kthyen prapa te “pronarët” e tyre. Biznesmeni 27 vjeçar, Lasse Luomakioski, që e ktheu kuletën, shpjegon se “finlandezët janë të ndershëm në mënyrë natyrore”, sepse siç thekson ai, finlandezët janë “komunitet i vogël, i qetë, dhe logjik, me pak korrupsion dhe se finlandezët bile nuk kalojnë në dritën e kuqe kur i drejtojnë makinat”. Qyteti ku njerëzit më së paku i kthyen kuletat ishte Lisbona e Portugalisë,ku vetëm një kuletë prej 12 sa ishin hedhur, ishte kthyer. Kjo kuletë e gjetur ishte kthyer nga një çift nga Holanda, që ishte për vizitë në Portugali. Në përgjithësi, 47% e kuletave janë kthyer. Të tjerat, pra pak më tepër se gjysma, 53%, janë mbajtur nga njerëzit, që i kishin gjetur ato.
Posted on: Thu, 26 Sep 2013 20:49:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015