A e dini se: -Në Lihtenshtajn shumica e qytetarëve nuk i - TopicsExpress



          

A e dini se: -Në Lihtenshtajn shumica e qytetarëve nuk i mbyllin dyert fare, sepse shkalla e krimit në vend është aq e ultë sa që vrasja e fundit ishte regjistruar në vitin 1997. -Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele. -Një person i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në dit. -Inteligjenca e qenve është e krahasueshme me atë të një fëmije dy apo dy vjeç e gjysmë. Ata “më pak” inteligjentë arrijnë të kuptojnë 165 fjalë, ndërsa të “talentuarit” 250. -Vendosja e sheqerit në një plagë apo prerje do ta zvogëlojë dhimbjen dhe të përshpejtojë procesin e shërimit. -Balenat blu janë aq të mëdha, sa që një njeri mund të notoj nëpër venat dhe arteriet e tyre të mëdha. -Policët në Indi paguhen më tepër nëse i rrisin mustaqet. -Philophobia është frika e rënies në dashuri. 1.Pikat e shiut nuk kanë formë loti (siç paraqiten në vizatime) por kanë formë sferike. 2.Ndodh që materiali të kalojë menjëherë nga gjendja e ngurtë në gjendje të gaztë duke kapërcyer gjëndjen e lëngët. Kjo ndodh kur hedhim akull të thatë në zjarr. 3.Gorillat flenë në fole, ata mbështillen me gjethe dhe degë pemësh. Meshkuj preferojnë të flenë në tokë ndërsa femrat preferojnë t’i ndërtojnë foletë në pemë. 4.Shampanja nuk duket e gazuar nga dioksidi i karbonit por për shkak të papastërtive apo pluhurit. Në një gotë plotësisht të lëmuar dhe pa asnjë molekulë pluhuri brenda, shampanja nuk do të lëshonte asnjë flluskë gazi. 5.Pjesa më e madhe e tretjes nuk realizohet në stomak por në zorrën e hollë. Kjo është edhe arsyeja përse një person mund të jetë bulimik dhe mbipeshë njëkohësisht. 6.Lëngu i kuq që del nga një biftek i pjekur pak nuk është gjak, është mioglobinë një përbërës i ngjashëm me gjakun. Pothuajse i gjithë gjaku është hequr nga bifteku që përara se ju ta blini atë. 7.Qeset plastike janë më të mira për mjedisin se çantat e letrës. Prodhimi i letrës kërkon shumë më tepër energji se ai i plastikës. Edhe riciklimi i letrës kërkon më shumë energji sesa riciklimi i plastikës ndërkohë që çantat e letrës zënë më shumë vend në landfille sesa plastika. Meqë landfillet janë hapësira pa ajër si letra ashtu edhe plastika shpërbëhen shumë ngadalë. 8.Arinjtë polarë janë kafshë të mrekullueshme. Gëzofi i tyre është transparent dhe jo i bardhë, lëkurën e kanë të zezë dhe jo të bardhë dhe nëse jetojnë në mjedise të ngrohtë dhe të lagësht gëzofi i tyre mund të bëhet jeshil nga algat. 9.Alergjitë nga kafshët shtëpiake zakonisht nuk janë alergji ndaj gëzofit të tyre por ndaj lëkurës së vdekur të kafshëve, pështymës apo jashtëqitjes. Pastrimi i rregullt i kafshëve shtëpiake mund të reduktojë ndjeshëm alergjitë. 10.Harta e gjuhës është mashtrim, ne mund të provojmë të gjitha shijet në çdo pjesë të gjuhës. Harta e gjuhës e ka prejardhjen nga një studim gjerkam i 1901 i cili është hedhur poshtë. 11.Kur vendos një guaskë deti në vesh për të dëgjuar oshëtimën e detit, zhurma që dëgjon është në fakt gjaku që rrjedh nëpër vena! Këtë zhurmë mund ta dëgjoni duke përdorur çdo objekt në formë filxhani. 12.Kur jemi gjallë truri ka ngjyrë rozë. Kur vdesim ai bëhet gri. Përdorimi i termave “masë gri e trurit” dhe “masë e bardhë e trurit” nuk janë të saktë. 13.Mërkuri, një metal i lëngshëm me vetë të habitshme nuk është metali i vetëm në gjendje të lëngshme. Galiumi (Ga) është në gjendje të ngurtë në temperaturën e dhomës por do të shkrijë nëse e mbani në dorë, Caesiumi (Cs) dhe Franciumi (Fr), elementi i dytë më i rrallë në nëtyrë, gjithashtu mund të lëngëzohet në temperaturën e dhomës. 14.Delfinët nuk pijnë ujë, nëse do të pinin ujë deti ata do të sëmureshin dhe mund të ngordhnin. Ata i plotësojnë të gjitha nevojat për lëngje nga ushqimi që hanë. 15.Bashkimi Sovjetik ishte vendi i parë që dërgoi një anije hapësinore në hënë, dhe jo Shtetet e Bashkuara. Në 1959, “Luna 2” ishte mjeti i parë i cili u përplas në hënë. Në shkurt të 1966 “Luna 9” ishte mjeti i parë që realizoi një zbritje të butë në hënë dhe që dërgoi foto në Tokë. Katër muaj më vonë Shtetet e Bashkuara ulën mjetin e tyre të parë në hënë “Surveyor I”.
Posted on: Thu, 12 Sep 2013 19:58:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015