A e meriton mbreti i vetshpallur Zog emrin qe mban ...a ka ndonje - TopicsExpress



          

A e meriton mbreti i vetshpallur Zog emrin qe mban ...a ka ndonje gje te vertet apo lidhje gjakut me mbreterit ne nje kohe qe mbretereshe e fundit e Ilirve ka qene Teuta ne Shkoder ....???? ...............Familja Zogut duhet te terhiqet nga emri mbret ..... Historia e mbretit Zog dhe monarkëve të tjerë nga "The New York Times" Si e shihite dhe si e pershkruan historine e mbretit zog por edhe te morakeve te tjere te asaj periudhe shtypi i huaj. Ne kete teme do te sjell artikuj te publikuar nga "THE NYT" mbi historine dhe gjitha te bemat e mbretit Zog se pari, pastaj do te vazhdojm me udheheqes te tjere te shquar. Historia e monarkëve të botes, te shkurorezuarit qe duan fron Jeta e tij, karriera, largimi nga Shqipëria dhe aventurat e Zogut së bashku me familjen e tij nëpër vendet e ndryshme të botës, vijnë në një këndvështrim të veçantë, me plot të dhëna të panjohura, të shkruara nga gazetari Ed Zuckerman. Zuckerman është një gazetar i lirë dhe bashkëpunëtor i një reviste tjetër. Në një optikë të veçantë shtrohet çështja e raporteve që ndërtuan qeveritë Perëndimore me të gjithë mbretërit e vendeve të Europës Lindore, që u përzunë pas ardhjes së komunizmit. Në numrin e sotëm sjellim për lexuesit tanë një panoramë të përgjithshme të jetës së mbretërve të shkurorëzuar të vendeve të Lindjes, të cilët nuk reshtën së pretenduari për kurorën e tyre edhe në vendet Perëndimore, në të cilat kanë jetuar për shumë vjet. Në numrat e ardhshëm do të merren profilet se secilit prej tyre në mënyrë të detajuar, duke u thelluar në të shkuarën dhe të tashmen e monarkëve pa fron. Monarkët e botës, të shkurorëzuarit që kërkojnë fron Gazeta amerikane përgatit specialen për historinë e mbretërve të rënë Historia e mbretit Zog dhe i monarkëve të tjerë në vende të ndryshme Ed Zuckerman Mbreti i Shqipërisë është 6 këmbë e 8 inç i gjatë dhe gjithmonë mban një pistoletë në brez. Ka gjasa që të mos e ketë përdorur kurrë atë, pasi ai nuk u përball asnjëherë gjatë kohës në Shqipëri. Regjimi komunist nuk mendoi shumë për familjen mbretërore dhe mbreti nuk bëri asgjë që t’i hyjë në zemër atij. Mbreti i kaloi ditët e tij duke drejtuar “Ushtrinë Kombëtare për Çlirimin e Shqipërisë Etnike”. Mbreti i Bullgarisë është shoku i ngushtë rinie me mbretin e Shqipërisë. Fëmijët e tyre, shokë gjatë periudhës së ekzilit në Egjipt, shkuan në shkollë bashkë. Por mbreti i Bullgarisë u shmang dhe u mor me synime paqësore. Në një intervistë të dhënë disa kohë më parë, ai u shpreh se mund të bëhej një ambasador i shkëlqyer i Bullgarisë në Kombet e Bashkuara. Qeveria e tanishme komuniste nuk ishte e kënaqur. Mbreti akoma shpreson disi se një ditë do të kthehet në shtëpinë e tij. Monarkë të tjerë Në anën tjetër, Arkiduka i Perandorisë Austro-Hungareze ia ka arritur që të bëjë rikthimin, ndonëse vetëm pas disa vitesh përpjekje. Në këmbim të kësaj ai ka braktisur titullin e tij, - një hap ky jo i vështirë, pasi kishte kohë që ai nuk e përdorte atë. Por ai ende e quan veten e tij Otto von Hapsburg. Që nga Kina në Prusi, që nga Mali i Zi në Rusi, më shumë se 20 monarkë e kanë gjetur veten e tyre të “papunë”, pas përfundimit të revolucioneve dhe luftërave të këtij shekulli. Ata ende vazhdojnë të mbajnë kurorat mbretërore. Mbreti i Greqisë, Kostandini II ishte rrëzuar në vitin 1973. Këshilli Revolucionar rrëzoi perandorin etiopian, Haile Selassie, në vitin 1974. Deri kohët e fundit atë e mbajti Shahu i Iranit në një copës tokë të vogël dhe më pas e largoi me një anije. Mbreti tha se ky ishte një “pushim”. Të shoqëruar nga familja e tij, ndihmësit, shërbyesit, truprojat dhe 200 kuti plot me plaçka, ai u drejtua janarin e kaluar për në Egjipt, pastaj në Marok dhe më pas në një resort të ishullit “Paradise” në Bahamas. Thuhej se ai kishte qenë një vrapues dhe lojtar tenisi, por nuk mund të ishte i gëzuar. Një gazetë iraniane kishte ofruar një udhëtim falas në Mekë për atë që e vret mbretin. Disa nga monarkët e rrëzuar në ekzil janë treguar më elastikë. Princi i Kamboxhias, Norodom Sihanouk, punoi si një zëdhënës për qeverinë e “Khmerëve të Kuq”, ndonëse dikur atë e konsideronin thuajse një person të dënuar. Monarkët perëndimorë Konti 70-vjeçar i Parisit, trashëgimtari i fronit të vjetër të Burbonëve dhe dikur një personalitet i spikatur politik në Francë, para disa kohësh ishte konsideruar nga Sharl de Goli si një pasardhës i mundshëm. Aktualisht komandanti Francisko Franko riktheu në krye të fronit mbretëror spanjoll Juan Carlos I, gjyshi i të cilit ishte rrëzuar në vitin 1931. Shembulli spanjoll nxiti ëndrrat e disa familjeve mbretërore. Duka i Braganzas, trashëgimtar i fronit portugez, lëshoi një deklaratë për popullin e Portugalisë me rastin e vdekjes së Dukës së mëparshëm, babait të tij, në vitin 1977: “Unë nuk dua që të imponoj pushtetin mbretëror”, - deklaroi ai, - “por po u vë veshin thirrjeve të popullit.... Unë jam i gjithi në dispozicionin tuaj”. Deri tani askush nuk e ka kërkuar. Edhe pa fron janë mbretër Sidoqoftë, krerët e dinastive nuk shtrojnë çështjen se sa gjatë kanë mbetur pa pushtet, por e përqendrojnë veten e tyre vetëm me çështje dinastie. Nuk ka ide të tilla të trajtohesh si “ish – mbret”, - thotë mbreti i Bullgarisë, i cili është rrëzuar nga froni në moshën 9-vjeçare. “Edhe nëse ju mbani fronin dhe ju jeni në ushtrimin e mbretërimit, edhe nëse ju jeni diku rreth e rrotull apo në ekzil, duhet akoma ta bëni këtë detyrë dhe të përballeni me të njëjtin realitet. Sigurisht, ekzili të bën të përballesh vetëm me një pjesë të saj për shkak të largësisë më të madhe”. Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 3 qershor 1979 Titulli është redaksional. Titulli origjinal është: “In a royal limbo”
Posted on: Mon, 01 Jul 2013 09:55:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015