A ka vërtetë liri kësaj jete? ================ Tek hanim - TopicsExpress



          

A ka vërtetë liri kësaj jete? ================ Tek hanim një restauranti, rastësisht u takova me një ish politikan të ndërmarrjes ku punova, një bos me vlera të mëdha asaj kohe. Ai ishte personi direkt që më bënte mua ligjin, më jepte urdhërat e prera ndaj atij pozicionit tim të punës. Atij nuk i kishte aspak rëndësi, se çka më thoshte, a e kishte mendim e drejtë apo të padrejtë... Tani, ishte në pension. - Hej, miku im! Po, si jeni? - mu drejtua me dashairësi. - Ouuu! Jansen... Unë jam mirë, po ju si jeni? Ku e keni miss-in tuaj? - e pyeta. Pasi spjegoi gjërë e gjatë rreth situatës së tij, ai e mbaroi fjalimin e plakut, duke spjeguar triumfant: - Vetëm tani kam dalë në liri, Adrian. Nuk preokupohem më: as për punën dhe as për mbledhjen; as për trafikun, tek i vija punës dhe as për kohën, me shi apo erë... Nuk e di, se sa do më zgjasë mua ky pension... Jam një njeri i lirë... I çudita tej mase nga sa shprehu ky njeri, pasi - në një mbledhje - ishte ky vet që më kishte kritikuar ashpër mua, rreth atij spjegimit tim të temës së detyruar: Liria dhe Demokracia, në vëndin e punës, ku na jepeshin shumë ligje se si ne të sillemi dhe se si ne të i shërbenim bosave dhe klientave. Asaj mbledhje, unë ju shpreha miletit (atyre aty) me mendimin tim personal, duke patur gjithëmon parasysh jetën time të emigrantit, të këtij zogu shtegëtar, me sqrimin se: Liria jonë është ky zogu i kafazit, i lëshuar ai në një hapësirë më të madhe seç e kishte, e krahasuar kjo me atë të atij vëndi ku ky zog na çeli dhe u rritë. Kështu, ne gjithëmon do i fluturojmë ajrit, në hapësira të kufizuara. Ndërsa, demokracia jonë mbetet, vet këta zogjë, të fluturuar në ato hapësirat e kufizuara; do i jemi kohës të kontrolluar dhe të numëruar - në të gjitha problemet tona - nga ligjet e kapitalizmit, të sajuara të tilla, që na lejojnë të i bredhim jetës në këtë gjëndje të lirë, në pritje të vdekjes me mendimin e saktë se Unë isha një rob i lirë, i punës së detyruar. Mu kujtua, se kritika e tij ndaj meje (ajo e asaj kohe) ishte e ashpër. Ai më tha se ... ti, e ke gjuhën e gjarpërit vdekje-prurës, pasi kështu akuzon vet sistemin. Në kapitalizëm, sejcili e ka lirinë e tij të sanksionuar me ligje, sapo ai/ajo lindë nga barku i nënës dhe jo ndryshe... Tani, ky njeri po shprehet paturpësisht, se Vetëm tani, unë kam dalë në liri.... - Ju ishit edhe më parë një njeri i lirë, sapo i lindët jetës nga barku i nënës; ishit një zog me punë të shumta ndaj mbrojtjes së pushtetit që gëzoje... Por, tani ju keni një hapsirë më të madhe jete, jo për nga koha e jetë-gjatësisë suaj, por për nga kjo hapësira e shfaqjes ndryshe të mendimeve tuaja... - i qesha. U kujtua rreth kritikës së tij ndaj meje, asaj kohe të madhërishme prej bosi, andaj, më shtërngoi dorën me shumë dashamirësi dhe para se të largohej më tha: - Ke qënë drejtë, miku im... Liria ime, ishte vërtetë kjo çështja e hapësirës së kafazait ku rrojta; demokracia po qënka kjo zgjidhja e formës së numërimit, ku sejcili i jemi rrjeshtuar kohës: në fillim për luftën në sigurimin e bukës së gojës dhe tani, në paqen për mbarimin e saj... Tani jam i lirë, por po numroj ditët e vdekjes. E ftova të rrinte pak me ne, të pinte diçka, por nuk pranoi... Si qënka jeta: dje, ky njeri ishte një krenar i papërmbajtur, ishte një i vrazhdë, i padrejtë dhe sot po është një i përulur dhe i mjerë..., mendova me shumë keqardhje për të... Ku je i lirë?! - pyeta vehten dhe e nënqesha, me keqardhje, po vehten - Akoma në prangat e sistemit jemi ti dhe unë: do blejmë tokën e varrit dhe do mendojmë edhe shërbimet e tjera; pastaj kemi punën e zgjidhjes së problemit se si do vdesim... Dhe, vetëm pas vdekjes jemi të lirë... als55/2013
Posted on: Fri, 08 Nov 2013 21:44:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015