A lejohet vendosja e dhëmbëve prej ari? E Premte, më 06 Shtator - TopicsExpress



          

A lejohet vendosja e dhëmbëve prej ari? E Premte, më 06 Shtator 2013 Përgjigje: Vëndosja e dhëmbëve prej ari nuk lejohet për burrat, përveç në raste të patjetërsueshme, nga shkaku se ndalohet për meshkujt mbajtja e arrit dhe stolisja me të. Ndërsa për femrat, nëse është nga tradita e atij populli që grate e tyre të stolisen me dhëmbë ari, atëherë nuk prish punë që ajo të vendosi dhëmbë prej ari nëse e kanë traditën kësisoji dhe nëse nuk bëhen harxhime të tepërta. Resulullahu, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ari dhe mëndafshi janë bërë hallall për gratë e këtij ummeti” (Tirmidhiu 1720) Nëse një grua vdes në këtë gjendje apo ndonjë burrë që ka vënë dhëmbë ari për rast të patjetërsueshëm, atëherë lejohet t`u hiqen ato dhëmbë përveç nëse kihet frikë dëmtimi i të vdekurit, gjegjësisht kihet frikë nga çarja e mishit të dhëmbëve, në këtë rast i lihet dhëmbët. E kjo nga shkaku se ari konsiderohet pasuri, e pasurinë duhet ta trashëgojnë trashëguesit, ashtu që lënia e tyre tek i vdekuri dhe varrosja e tyre konsiderohet humbje e pasurisë pa nevojë. Muhammed Salih el-Uthejmini, Allahu e mëshiroftë
Posted on: Sat, 07 Sep 2013 01:19:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015