A rrit ndoshta performancen SOC e re e Apple A7 64-bit? Pergjigja - TopicsExpress



          

A rrit ndoshta performancen SOC e re e Apple A7 64-bit? Pergjigja eshte jo, por me lejoni t’jua shpjegoj pse. SoC (system on a Chip - po e quaj shkurt CPU per komoditet edhe pse ka ndryshim) e smartphoneve sa vijne e behen me te shpejte vit pas viti, por mikroprocesoret e Apple kane qene historikisht prapa ne krahasim me Qualcomm (prodhuesi me i madh i CPU-ve per smartphone dhe tablete. Por kete vit Apple beri dicka ndryshe, dicka te papritur. Prezantoi variantin me te ri te CPU-se se saj Swift, te quajtur A7, por me nje klecke. Eshte i bazuar ne nje implementim te personalizuar te arkitektures se setit te instruksioneve te ARMv8, qe do te thote qe eshte 64-bit. Gjithashtu ka dyfishin e regjistrave GP (General Purpose) dhe SP (Stack Pointer) qe ka nje chip i bazuar ne ne ARMv7 ISA. Njerezit praktikisht u cmenden pasi e degjuan, sidomos ato te marrosurit pas Apple, por ky i fundit nuk mund te mashtroje te gjithe. Nese mendoni qe A7 64-bit do te pershpejtoje cdo gje ne menyre marramendese tek iPhone 5S ne krahasim me paraardhesit e tij, jeni totalisht gabim. Benefiti i te pasurit nje chip 64-bit edhe me kernel dhe programet baze te rishkruara nga fillimi qe te suportojne 64-bit, ju japin praktikisht 0 (zero) avantazh. Eshte e rendesishme te dini rreth vete chipit dhe se cfare eshte ARMv8 dhe 64-bit perpara se te lexoni pjesen tjeter: Cfare eshte A7? A7 eshte nje mikroprocesor dy berthashem Swift i ri, i dizenjuar nga Apple dhe bazuar ne arkitekturen e setit te instruksioneve ARMv8 dhe kompatibel me ARMv7. Berthamat kane nje shpejtesi prej 1.7GHz dhe flitet qe do te kete nje GPU te integruar te serise PowerVR 6. I vetmi aparat qe ka nje A7 aktualisht, eshte iPhone 5S. Cfare eshte ARMv8? ARMv8 eshte nje ISA (Arkitektura e Setit te Instruksioneve) per sistemin ne chip (SoC) te ARM dhe suporton setin e ri te instruksioneve A64 dhe arkitekturen AArch64 64-bit. Funksione te reja perfshijne dyfishin e regjistrave SP dhe GP, disa regjistra te ri dhe suportin per perkthimin e memories nga adresat virtuale 48-bit bazuar ne Large Physical Address Extension. Per detaje teknike te tjera, mund te shikoni ketu: arm/files/downloads/ARMv8_Architecture.pdf Cfare eshte 64-bit? Nese nje CPU/SoC eshte 64-bit, nenkupton se CPU/SoC ka regjistra linjash adresash/datash qe jane 64-bit te gjera. Cdo regjister 64-bit mund te ruaje 2 ne fuqine e 64 vlerash te ndryshme, duke i dhene mundesine te aksesoje ne menyre direkte 2 ne fuqine e 64 byte nga byte-t e adresueshem te memories, qe eshte 16 Exbibytes. Nje CPU/SoC 32-bit mund te adresoje 2 ne fuqine e 32 bytes nga byte-et e adresueshem te memories, qe do te thote 4 Gigabyte. Shenim: Linjat e datave dhe adresave mund te jene ndonjehere te ndryshme ne gjatesi. Pse eshte totalisht i panevojshem 64-bit ne smartphone? Per 3 arsye. Le te flasim ne fillim rreth adresimit te memories: Nese keni nje CPU 32-bit ne kompjuterin tuaj, sistemi operativ, ne teori, ka te drejte aksesi ne rreth 4 gigabyte te memories fizike dhe perderisa OS ekzekutohet ne metoden e mbrojtur x86 me paging te aktivizuar, do te keni 2 ne fuqi te 10 faqe direktorie dhe brenda cdo faqe direktorie do keni 2 ne fuqi 10 faqe tabelash dhe secila faqe do jete 2 ne fuqi te 12 bytes e gjate, duke ju dhene efektivisht 4294967296 bytes nga byte-t e adresueshem te memories. Per shkak te I/O te mapuar ne memorie, memoria aktuale e disponueshme per sistemin operativ eshte pak me e ulet se aq. Perderisa sistemi operativ mundet qe, ne cdo moment te caktuar, te aksesoje maksimumi 4 gigabyte nga memoria fizike, nese planifikoni te zgjeroni RAM-in e instaluar ne kompjuterin tuaj ne dicka me te madhe se 4Gb, duhet gjithashtu te nderroni sistemin operativ ne sistem 64-bit si dhe CPU-ne 64-bit (kjo e fundit ka vite qe eshte keshtu) ne menyre qe te shfrytezohet RAM-i shtese. Nese nuk kuptuat asgje nga ajo qe shpjegova, mos u shqetesoni, ka nje shpjegim me te thjeshte: Shkurt 64-bit te lejon te aksesosh me shume se 4 Gb RAM. Ky koncept i aplikohet dhe CPU-ve te ARM. Nje SoC ARM vjen ne dy shije, 32-bit dhe 64-bit, tamam si nje procesor kompjuteri. Nje ARM SoC 32-bit mund te aksesoje deri ne 4GB dhe ai 64-bit me teper. Sa memorie fizike ka iPhone 5s? Vetem nje gigabyte qe do te thote qe nuk ka “kokrren” e kuptimit te perdoresh nje CPU 64-bit. Arsyeja e dyte eshte, madhesia e regjistrit. Nje regjister procesori eshte nje vendndodhje memorieje ne CPU qe eshte i ndertuar duke perdorur flip-flops dhe na lejon te vendosim dhe te lexojme te dhena ne menyre te shpejte (me shpejte se memoria fizike -RAM). Ka disa variante regjistrash dhe numri dhe tipi i tyre varion nga seti i instruksioneve te CPU-se. Nje regjister 32-bit mund te adresoje 2 ne fuqi te 32 adresash memorie ndersa nje 64-bit, 2 ne fuqi te 64 adresash memorie. Pjesa me e madhe e programeve qe perdorni, si Chrome, nuk perdorin as regjistra 32-bit te gjere. Vetem programe te renda si Photoshop, 3DStudio Max dhe lojra si Crysis mund te perdorin avantazhet e 64-bit. E njejta gje aplikohet dhe per smartphone-t. Asnje program smartphone-i nuk ka nevoje per nje regjister kaq te gjere per te operuar. Ne fakt, kur programet qe nuk perfitojne nga regjistrat 64-bit te gjere, rikompilohen si nje binar 64-bit, performanca e programit aktualisht mund te ulet sepse adresat me te gjera te memories do te mbushin cashe me shpejt dhe sistemi operativ do kete te beje me regjistra qe kane dyfishin e madhesise por vetem gjysmen e te dhenave. Arsyeja e trete eshte, DRAM dhe kodi. Do te kete nje rritje te perdorimit te prefetch buffer dhe gjatesia e kodit do rritet dramatikisht, veten nese kodi do ishte specifikisht i optimizuar per 64-bit. Kjo do conte ne konsum baterie dhe konsum me te larte memorie. Konkluzion Edhe pse procesori i ri A7 eshte me i shpejte se sa A6, te kesh nje arkitekture 64-bit nuk ofron asnje lloj permiresimi performancet. Ka nje arye se pse kompanite e tjera si Samsung dhe HTC nuk kane prezantuar akoma telefona me suport 64-bit (Ne fakt Android nuk e suporton 64-bit ndaj dhe s’mundeshin, por nuk eshte e vetmja arsye) Te kesh nje CPU 64-bit dhe 4 Gigabyte memorie fizike ne nje smartphone eshte praktikisht pa lidhje dhe mbi te gjitha e keqe per baterine. Vetem nese te gjithe programet per iOS do ishin te rikompiluar dhe optimizuar per 64-bit (duhen vite te ndodhe kjo gje) nuk ka asnje benefit pervecse per te treguar qe mund t’a bejme Kur dizenjohet nje mikroprocesor, gjeja kryesore eshte ulja e konsumit te energjise dhe jo rritja e saj per te bere gjera qe as nuk jane esenciale, ndaj levizja e Apple eshte totalisht pa sens. Apple kurre nuk publikon se sa RAM kane aparaturat e saj (iPhone, iPod, iPad) ndaj 1Gb RAM per iPhone 5s qe mendoj se do kete, eshte nje llogaritje e thjeshte matematikore e aparateve te saj nder vite : iPhone (i njohur si iPhone 2G): 128MB DRAM iPhone 3G: 128MB DRAM iPhone 3GS: 256MB DRAM iPhone 4: 512MB DRAM iPhone 4S: 512MB DRAM iPhone 5: 1GB DRAM iPhone 5S: 1GB DRAM (ka njefare kuptimi)
Posted on: Fri, 13 Sep 2013 20:31:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015