A është Jezusi bir i Zotit? Duke lexuar dhe shfletuar - TopicsExpress



          

A është Jezusi bir i Zotit? Duke lexuar dhe shfletuar literaturën e krishterë do të vërejmë që në shkrimet e tyre, e cekin dhe besojnë në Jezusin si djalë të Zotit, duke ia atribuar Zotit, Bir. Konstatimi se Jezusi është “Bir” i Zotit, paraqet një nga shtrembërimet e mësimeve të Jezusit dhe me logjikë të thjeshtë kontradikton urdhërat biblike. Po të marrim burimin e tyre biblën do të vërejmë se Bibla i atribon shumë bijë Zotit, p.sh.: Kështu thotë Zoti: Izraeli është biri im, i parëlinduri im. (Exodi 4:22) “....Efraimi është i parëlinduri im”. (Jeremia 31:9) “Unë kam thënë: Ju jeni perëndi, jeni të gjithë bijtë e Shumë të Lartit”. (Psalmi 82:6) “Sepse të gjithë ata që udhëhiqen nga Fryma e Perëndisë janë bij të Perëndisë”. (Romakëve 8:14) “Ju jeni bijtë e Zotit, Perëndisë tuaj…” (Ligji i Përtërirë 14:1) “Lum ata që përpiqen për paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë”. (Mateu 5:9) “Unë do të jem për të një baba dhe ai një djalë për mua…” (2 Samueli 7:14) Ju nuk jeni populli im, do t`u thuhet atyre: Jeni bijtë e Perëndisë së gjallë. (Hosea 1:10) “…dhe do të jem si një Atë për ju, dhe ju do të jeni për mua si bijtë e bijat, thotë Zoti i Plotfuqishëm”. (2 Korintasve 6:18) (1) Për hebrenjët fjala “Bir i Zotit” është përdorur për të emërtuar besimtarët e sinqertë të Zotit, shërbyesit e Tij, robt e Zoti. Në bibël vetëm në dy vende e gjejmë ku Jezusi i referohet vehtes si “bir i Zotit” në kaptinat 5 dhe 11 të Ungjillit të Gjonit. Jezusi shumë herë e ka quajtur vehten “bir i njeriut” dhe atë mbi 80 herë, mbi 80 vende në bibël. Nëse ne e marrim termin “Bir i Zotit” si Zot, atëher pra të gjithë jemi zotëra. Por fjala në bibël “bir i zotit” kuptohet si robtë e Zotit. Siç pamë më lartë nga citatet biblike, fjala “bij” dhe fëmijë të perëndisë janë quajtur mjaft profet, njerëz të thjeshtë etj. Kuptimi fjala “Bir i Perëndisë” nuk është i drejtpërdrejt, por metaforik. Ato fjalë mund të përdoren për të gjithë ato që i do Perëndia. Jezusi ju tha se, Perëndia nuk është vetëm Ati i tij, por gjithashtu edhe Ati juaj (Mateu 5:45,48). Një prift nga Roma, Riccardo Di Segni, kur ia parashtruan pyetjen “A ishte Krishti bir i Perëndisë” ai u përgjigjë natyrshëm: “Të gjithë jemi bij të Perëndisë, e në këtë aspekt Jezusi është si të gjithë. Nëse në atë kohë në aramaisht kalon fjala bir i Perëndisë, kjo kurr nuk ka pasur nuancat që më vonë i dhanë kongreset ikumenike, pasi në aramaisht “bir” e “rob”, ka të njëjtin kontekst”. Fjalët Greke të testamentit të Ri të përdorura për “bir” janë “pias” dhe “paida”, të cilat kanë kuptimet “shërbëtor” apo “bir në kuptimin e shërbëtorit”. Shprehja “bir i Zotit” nuk mund të thuhet se ka ardhur nga vet Jezusi, por është një shtrembërim që i është bërë testamentit të ri. Pas kërkimeve të shumta nëpër dokumentet e vjetra, Dr. Robert Alley nxorri në përfundim se: “Paragrafet e biblës ku Jezusi flet për birin e Zotit janë shtesa të bëra më vonë.... ato që kisha thotë për të”. Ndërsa Allahu xh.sh. në Kur’anin e Madhëruar dëshiron të na tregojë dhe t’i demantojë shpifjet që i bëhen Atij, duke i përshkruar fëmijë, ku thotë: “Ju (jobesimtarë) vërtet sollët një fjalë shumë të shëmtuar. Aq të shëmtuar sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodra nga ajo (fjalë). Për atë se të Gjithëmëshirshmit i përshkruan fëmijë. E të Gjithëmëshirshmit nuk i takon të ketë fëmijë. Nuk ka tjetër, vetëm se githë çka është në qiej e në tokë ka për tiu paraqitur Zotit si rob”. (Merjem 89-93) ..................................... 1. Shiko edhe këto citate në lidhje me bijt e Zotit, sipas biblës: Zanafilla 6:2; Psalmi 2:7; Psalmi 89: 26-27; Isaia 1:2; Gjoni 1:12; Jobi 2:1/ 1:6; etj.
Posted on: Sat, 16 Nov 2013 19:15:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015