AGJERUESI PROFESIONIST --------------- franz kafka / tregim / Në - TopicsExpress



          

AGJERUESI PROFESIONIST --------------- franz kafka / tregim / Në këto dekadat e fundit interesi për njerëzit që agjërojnë ka bërë shumë firo. Ndërsa kohë më parë ishte me shumë leverdi të nisje një aktivitet të tillë ekonomik, sot as që mund ta mendosh. Eh ishin kohë tjera ata, kohë të arta. Asokohe krejt qyteti mbante radhë për të vizituar agjeruesin; për ditë e më shumë ndersa ai afjëronte, pjesmarrja veç sa rrritej; secili nga ta donte ta shihte atë që po mbante agjerim të paktën një herë ne ditë, e ditët e fundit kishin filluar tëmbanin radhë para kafazit të ngushtë me rrjetë, e vizitat vazhdonin dhe natën duke shfrytëzuar dritën e flakadanëve, e kjo gjë bënte në fakt edhe më shumë efekt te vizitorët. Në ditët me diell kafazi nxirrej në mes të sheshit e kështu u ishte shumë e dobishme fëmijëve për ta parë sa më mirë njeriun që agjëronte; ndërsa sa për të mëdhenjtë shpesh herë konsiderohej si një kalim kohe që në një farë mënyre duhej të merrnin pjesë, ndërsa fëmijët i bënin sytë katër nga habia, gojën e çapëlyer ndërsa mbanin njeri tjetrin për dore që të ishin të sigurtë, ndërsa agjëruesi, krejt i verdhë me një triko të zezë të hollë, me brinjët që i numroheshin, stolin që ja kishin dhënë për tu ulur e kishte flak tej dhe ishte ulur drejtperdrejt mbi kashtën shpërndarë pa rregull: herë herë bënte shenja mirsjellje me kokë, herë tjera përgjigjej pyetjeve që i bënin me një buzqeshje të sforcuar, here ehre prekte me dorë brinjët e dala në trupin e dobët, pastaj e lëshonte krejt vehten, pa ju bërë vonë për asnjeri deri sa dhe vetë tik takut të sahatit që ishte jetik për të nuk merrte asnje rëndësi kur ishte kështu. Sahati ishte i vetmi objekt brenda kafazit. Vështronte diku para tij me sytë gjysmë mbyllur e ehrë pas here pinte ndonjë gllënkë uji që e merrte nganjë shishe e vogël, sa për të njom buzët e thara. Përveç spektatorëve që nuk kishin të mbaruar, aty ishin dhe rojet të cilat i kishte zgjedhur vetë publiku, të cilet nuk e di pse zakonisht qëllonin krejt kasapë, të cilët gjithmonë në grup tresh kishin si detyrë të vëzhgonin natë e ditë agjëruesin që ky të mos mund të arrinte të hante ushqim fshehurazi. Kjo gjë ishte thjesht një formalitet sepse autorët e kësaj pune e dinin mirë që agjëruesi nuk do kishte ngrëne asgjë e as edhe një kafshatë gjatë gjithë periudhës së agjërimit edhe sikur ta shtërngonin me forcë sepse ja ndalonte nderi i artit e profesionit të tij. Sigurisht jo të gjithë rojet e dinin këtë sekret të tij dhe kishte grupe rojesh që kur benin shërbim gjatë natës i bënin bisht vëzhgimit me ndërgjegje, uleshin ne ndonje cep diku larg kafazit dhe fillonin e luanin me letra, me qëllimin e evtëm që ti jepnin mundësi agjëruesit që të perfitonte e të hante ndonjë gje që patjetër do ta kishte fshehur në ndonjë vend që e dinte vetëm ai. Nga ana tjetër për agjëruesin asgjë nuk ishte më besdisëse se sa rojet e këtij tipi, e trishtonin shumë, ja bënin të padurueshëm agjërimin dhe ehrë here duke dalë mbi vuajtjen e dobësinë e tij, këndonte me zë të lartë për tu demonstruar atyre rojeve se sa gabonin që mendonin kështu. Po që ai këndonte i bënte të dyshonin më shume sepse mendonin se ishte aq i zoti në profesionin e tij sa hante dhe këndonte njëkohësisht. Agjëruesi në fakt parapëlqente shumë rojet që uleshin ngjitur me rrjetën e kafazit e ngaqë drita brenda kafazit nuk ndriçonte dhe aq mirë, ata e ndihmonin dritën e dobët duke ndezur elektrikët e dorës që shefi i kësaj ndermarrje ua kishte vën në dispozicion. Dritat që i lëbyrnin sytë nuk i bënin përshtypje, e aq më mirë e ndihmonin dhe të mos e zinte gjumi, ai kishte aftësinë që të dremiste gjithmonë e në çdo situatë, burim drite e orë të ditës a natës, madje dhe në mesin e një salle me zhurmë e britma. Ishte tepër i disponuar ta kalonte natën me të tilla roje pa vënë gjumë në sy; ishte i zoti edhe të bënte kapalle me to, madje dhe tu tregonte edhe histori nga jeta e tij endacake, e pse jo dhe te dëgjonte historitë që rojet tregonin për vehten e tyre e gjithë kjo vetëm për të mos i lën ata që ti zinte gjumi, për të mundur kështu që tu demonstronte se ne koliben e tij nuk kishte gjë prej gjëj që mund të hahej, si dhe më kryesorja se si ai askush tjetër mund të agjëronte. E kur kishte ditën në të cilën u sillnin për të ngrënë një sillë të bollshme rojeve me shpenzimet e tij, e ata nga ana e tyre i lëshoheshin me oreks ushqimit pas një nate të lodgshme pune, sa nuk fluturonte nga lumturia. Sigurisht kishte dhe të tillë që në thekb të kësaj sille kërkonin të gjenin një tentativë për të korrruptuar rojet nga ana e tij, edhe se kjo ishte të shkoje tej imagjinatës, e kur u kërkohej këtyre që dyshonin se a do të donin që të bënin roje gjithë natën pa u dhën sillë, vetëm që të verifikonin dyshimet e tyre, iknin me bisht në shalë edhe se dyshimet i merrnin njesoj me vehte. Kjo gjë në fund të fundit, bënte pjesë në rrjetën e dyshimeve që shoqëronin në krejt rastet kur bëhej agjërim publik. Megjithatë askush mund të kalonte diteët e netët e tij pa ndërprerje duke bërë roje agjëruesit, pra askush nuk mund ta dinte si fakt i qartë se agjërimi zhvillohej korrekt, apo nderpritej, askush absolutisht përjashtuar vetë agjeruesit, vetëm ai mund ta dinte këtë punë saktë, vetëm ai mund të ishte njëkohsisht agjërues e spektator i bindur se agjërimi ishte korrekt. E në fakt prap ai nuk do të ishte i kënaqur kurrë si duhet për një arsye tjetër; e mundonte dyshimi se a ishte kaq kockë e lëkurë për të merituar që të agjëronte më tej sepse mund të kishte njerëz që nga paknaqësia e me keqardhje mund të braktisnin vizitat e tyre këtu duke mos duruar pamjen e tij, e ne fakt ai ishte i dobsuar vetëm për të lënë të kënaqur vehten e tij. Në fakt vetëm ai i dinte saktë këto gjëra e as organizatorët, asnjë kishte dyshime se akti i të agjëruarit ishte gjë e vështirë. Për të dy palët ishte gjëja më e lehtë në botë. madje agjëruesi kurrë nuk e mohonte këtë gjë, por nuk e besonin, në rastin më të mirë e merrnin si tepër modest, shpesh herë si një maniak për ti bërë reklamë vehtes, o deri një mashtrues për të cilin agjërimi ishte një gje e lehtë e për më tepër kishte dhe guximin ta paraqiste si një shaka. Do të kishte qenë mirë ta kishte pranuar gjithë këtë, pastaj gjatë viteve kur ishte ushtruar edhe ishte mësuar, por brenda vehtes kjo paknaqësi e tortronte gjithmonë e më shumë, aq sa pas òdo periudhe agjërimi - kjo dëshmi nuk mund ti mohohej më - do kishte lënë në mënyrë spontane kafazin. Koha maksimale e agjërimit ishte fiksuar nga shefi për dyzet ditë, nuk ishte e lejuar qe kjo periudhë të kalohej, as në kryeqytet e sidomos pa patur një arësye te fortë. Nga përvoja e fituar dihej se interesi i qytetarëve mund të rritej gradualisht deri ne ditën e dyzetë sigurisht po qe se një gjë e tillë shoqerohej me një reklamim të denjë për rastin, por pastaj pas këtij afati publiku rrallohej, sigurisht këtu kishte dhe diferenza nga qyteti ne qytet e ne fund të fundit si rregull ishte fiksuar që koha maksimale e nevojshme të ishte pesë javë e pesë ditë. Ditën e dyzete kafazi hapej, pasi mëparë ishte stolisur me lule, nga ana tjeter publiku entuziast mbushte amfiteatrin, banda e qytetit bënte muzikë feste, ndërsa dy mjeke futeshin ne koliben e agjeruesit për të bërë kontrollet e duhura, rezultatet e kontrollit të tyre jepeshin publikut me ane të një megafoni, dhe ne fund fare futeshin ne skenë dy gra te reja, te lumtura qe ishin zgjedhur per atë rast, te cila do të shoqëronin agjeruesin nga kafazi nëpërmjet ca shkallëve deri te një tavoline e vogël ku ishte shtruar një drekë me ushqime të zgjedhura me kujdes për të sëmurë. Arritur në këtë pikë agjeruesi gjithmonë kërkonte të mbrohej. Sigurisht i vinte krahet e tij skelet i gjallë ne duart e dy grave palosur mbi të, dhe nuk donte të ngrihej për qamet. Pse duhej të ndalte agjërimin tani, pikërisht pas dyzet ditëve? Pse duhej ti ikte lavdisë së agjërimit kur mund të agjëronte kollaj akoma dhe shumë ditë të tjera, madje më shumë ditë të pafundme, pa kufi; pse ta linte këtë gjë pikrisht tani kur ishte në kulmin e vet, madje thënë drejt akoma se kishte arrit kulmin? Pse donin ta privonin nga lavdia e agjërimit kaq shpejt, akoma pa u bërë jo vetëm agjëruesi më i madh i të gjitha kohrave, gjë që në fakt ai tashmë ishte, por të arrinte të kalonte dhe vehten deri në pakonceptim, kur ndjente se nuk kishte asnjë kufizim në aftësitë e tij komplekse për të agjëruar? Pse kjo turmë qe të jepte përshtypjen se admironte aq shumë, kishte aq pak durim për ta duruar akoma? Nëse ai rezistonte duke agjëruar akoma, pse turma duhej ta pengonte? Veç tjerashishte dhe i lodhur, ishte mirë aty ulur mbi kashtë dhe tani se di pse i duhej të ngrihej në këmbë e të bënte gjithë atë udhë për të shkuar atje ku e priste ushqimi, i cili vetëm sa e mendonte e bënte për tëvjellë, e po të mos i respektonte ato dy gra të reja as do lëvizte nga vendi. Dhe vështronte pak më sipër syve të atyre dy grave, në dukje tepër të sjellshme e në realitet aq të pamëshirshme dhe tundëte kokën që i peshonte një kuintal sipër qafës që po i këputej. Por pastaj ndodhte ajo ndodhte përherë. Ndërhynte me shpejtësi shefi, në heshtje - muzika nuk lejonte të flitej, ngrinte lart krahët mbi kokën e njeriut që agjëronte, sikur donte të ftonte kështu Zotin lart në qiell të shihte një herë me dashamirësi këtë vepër të tij mbi këtë kashtë. këtë martir që duhej mëshiruar, siç ishte përherë ky njeri, nga cdo pikpamje ta shihje; e kapte për beli gati duke iu këputur agjëruesin , duke dashur të nxirrte në pah sa më shumë se kishte të bënte me një gjë delikate; e, - ndërkohë që e përplaste me qëëllim që agjëruesi të luhatej sa më shumë sa majtas djathtas, pa mundur të kontrollonte këmbët e trupin e vet - pastaj ua besonte dy zonjave që në fakt ishin krejt të zverdhura për vdekje. Tashmë agjëruesi duronte gjithçka; koka i kishte rënë mbi gjoks, dukej sikur ishte shkëputur e ishte ndalur aty në mënyrë të paspjegueshme; trupi i ishte kthyer kular, këmbët shtërngoheshin fort me njëra tjetrën te gjunjët thjesht përinstikt, e zvarriteshin përdhe sikur ajo aty të mos ishte tokë. por diòka që nuk mund ti besohje dhe gjithë trupi i tij, aq sa peshonte e ishte i lehtë, rëndonte vetëm mbi njërën grua e cila duke kërkuar ndihmë duke frymëmarrë me zor - sigurisht nuk ishte parashikuar kaq i trishtuar ky nderim i shquar - njëhere zgjaste qafën sa më shumë të mundëte duke kërkuar kështu të mbronte të paktën fytyrën nga kontakti me agëruesin, e pastaj meqe nuk ja dilte mbanë e për me tepër kur mikja e saj nuk i vinte fare në ndihmë, por duke u dridhur kënaqej duke mbajtur para vehtes dorën e agjëruesit, një copë krëheri me kocka, shpërthente në lotë ndërsa salla mbushej me te qeshura entuziaste dhe menjehere nje shërbëtor që rrinte në gatishmëri zinte vendin e saj. Pastja ishte ushqimi ku shefi i mëkonte ushqim me luge agjëruesit, icili kishte rënë në gjendje aszguar as në gjumë, nje gjendje të fikti gati, ndërsa fliste krejt humor e alegri me qëllim që të joshte ca interesin e agjëruesit, dhe ndërkohë gjente mënyrën e ngrente dolli dhe me publikun, duke i dhënë të kuptonte se idenë për të ngrit dolli ja kishte pëshpërit në vesh agjeruesi, pastaj orkestra i vinte vulën me një fragment përmbyllës, njerëzit shpërndaheshin ndërkohë qe askush kishte të drejtë të metej i zhgenjyer nga spektakli, asnjë për be përjashtuar agjëruesin, vetëm ai. Kishte jetuar kështu shumë vite me pushime te shkurtra a të gjata pushimi, në një mirqenje që binte në sy, i respektuar nga njerëzit, por megjithë këto ai gjithmonë binte në gjendje trishtimi te madh, që vetëm sa avanconte më tej deri ne thellësinë e shpirtit të tij, sepse askush e merte në konsideratë seriozisht. Pastaj, si mund ta ngushllonin ata? Cfarë i ngelte për të deshiruar ati tjetër. E nëse qëllonte që të gjendej një njeri zeeërmirë që ti vinte keq për të qe mund te tentonte ti spjegonte se trishtimi i tij kishte mundësi të vinte nga praktika e qgjërimit, e kjo mund të ndodhte sidomos në pikun e agjërimit, e ku agjeruesi mund te reagonte duke u bërë bishë nga zemrimi e tmerri duke tundur e shkundur kafazin si një bishe e shkalluar. Në raste të tilla sipermarrësi kishte një mjet ndëshkimi që e përdorte me shumë qejf. I kërkonte falje publikut për sjelljen e agjeruesit, dhe ishte mire që sjellja e agjeruesit mund të falej vetëm nëse faji i vihej ndjenjes se zemrimit që të provokon uria kur mban agjerim, e qe nuk mund të imagjinohet aspak nga nje qe nuk ka agjeruar kurrë e qe e ka barkun plot; e kështu fillonte te fliste, duke u përpjekur të spjegonte pohimin e agjeruesdit se ksihte mundësi të agjeronte akoma shume me teper se sa kishte agjeruar; i lavdronte frymëzimin e tij, vullnetin e pashoq. vetflijimin e madh, që sigurisht ishin përmbledhur krejt në ate pohim. e pastaj përpiqej ta mbronte akoma më tej duke bërë fotografi, qe shiteshin menjëherë në të cilat shihej agjeruesi në të dyzetën ditë agjërimi, ne krevat, thuajse i vdekur nga uria. Për sa ishte i qartë dhe agjeruesi, ky falsifikim i të vërtetës ishte rraskapitës për të. Ajo gjë që ishte pasoja e fundit të parakohshëm të agjerimit ishte treguar si shkaku i saj! Ishte e pamundur të luftohej kundër një moskuptimi të tillë kundër asaj që nuk arrinin të kuptonin të tjerët. Përherë kur qëndronte pranë rrjetës për të dëgjuar shefin, me nje kuriozitet krejt besim, por sapo donin ta nxirnin ne foto, menjëherë lëshonte rrejtën dhe rëzohej si një gur mbi kashtën; e duke qenë kështu publiku përfitonte të qetsohej e që të afrohej përsëri për të vështruar. Dëshmitarët e skenave të tilla, kur i kujtonin disa vite më vonë, nuk arrinin të kuptonin më as vehten e tyre.. Ndërkohë ishte futur në lojë ky ndryshim që thamë më sipër; e që kishte ardhur kaq befas, patjetër që ishte një arsye e thellë, po kujt i bëhej vonë që ta kërkonte? Sido që të shkonin punët një ditë agjëruesi i cili ishte mësuar keq, do të ishte braktisur nga turma që kishte qejf të defrehej e cila rendte pas spektakleve të tjera. Dhe një herë tjetër shefi u stërmundua bashkë me të duke i rënë rreth e rrotull Europës, duke kërkuar mos gjenin interesin e dikurshëm për të; gjithçka kot më kot, sikur që dikush në fshehtësi të kisht bërë një marrveshje për ta bërë antipatike spektklin. Në fakt kjo nuk është se kishte ardhur pa pritur e kujtuar, e tashmë edhe se me vonesë të vinin në mendje sehnja paralamëruese, në kohën e dikurshme mbuluar me tymin e suksesit qe nuk ishin marrë në konsideratë e njesoj as lënë në hije, por ishte tepër vonë për të bërë ndonjë gjë të hajrit. Por ishte e sigurtë që një ditë do ti vinte dita përsëri që agjerimi të kthehej në art, po kjo gje nuk ishte aspak ngushlluese për kë jetonte në këtë kohë. Cfarë do të duhej të bënte atherë agjëruesi? i që kishte qenë brohoritur nga mijra njerëz nuk mund të ekspozohej nëpër baraka të mëdha panaireve të vegjël; agjëruesi jo vetëm ishte i vjetër për të mësuar një zanat tjetër, por sidomos idhte tepër fanatik praktikës së agjërimit. Duke qenë kështu u detyrua të japë dorheqje nga impresario, që e kishte shoqëruar për mrekulli në kërë karrierë të gjatë te pakrahasuar, dhe nisi të punojë pranë një cirku të madh, e për të mos u përplas me ndjeshmërine e tij rreth artit të agjërimit nuk e pa fare kushtet e kontratën. Një cirk i madh me një trupë të pamasë njerëzish, kafshësh e paisjesh që përhere shpërblehen e integrohen, mund të fusë në lojë kedo në cdo kohë e si ti vijë për mbarë, edhe nje agjërues mjafton të mos kishte shumë pretendime, e përveç kësaj në këtë rast të veòantë nuk mund të ishte vetëm agjeruesi qe te futej ne listë, por edhe fama e tij nuk duhej fut në hesap, madje me shumë as qe duhej të dihej nga askush sepse e kërkonte vetë thelbi i këtij arti i cili me kalimin e kohës nuk njihte rënie, që një artist në pushim i cili nuk ishte në kulmin e forcave të veta të kishte dashur të përfundonte në këtë punë të qetë në cirk, në të kundërt agjëruesi do të kishte praktikuar artin e agjërimit njësoj si bënte më parë, mund ti besohej, madje pohonte deri atje se po ta kishin lënë të bënte si i donte qejfi, e po ti ishte premtuar kjo edhe tani do të kishte çuditur botën, një pohim ky që megjithatë duke patur parasyshë humorin e kohës që agjeruesi në zellin e tij më të madh e harronte lehtsisht, provokonte vetëm një buzqeshje nga njerëzit e zanatit. Por në analizë të fundit dhe agjëruesi nuk e linte jashtë vemendje situatën reale dhe e konsideron të natyrshme që të mos vihej me kafazin e tij mu në mes të pistës si joshja kryesore për publikun, por jashtë, edhe në një vend që mund të frekuentohej lehtë,madje edhe afër stallës që tashihnin dhe kafshët. tabela e njoftime të medha me piktura e ngjyra paraqisnin kafazin e njoftonin krejt çfarë mund të shihnin andej. Kur publiku në intervalet gjatë shfaqjes kalonte afër stallës për të parë kafshët, ishte e pamundur që të mos shihnin agjëruesin e të mos ndaleshin ca òaste para tij, do të ishte mundur ta mbante më gjatë nëse në koridorin e ngushtë njerëzit që arrinin, duke mos kuptiuar ndalesën në rrugën drejt stallave në rrugën drejt stallave qe aq shumë i preferonin, nuk u ishte e mundur nj ndalesë më e gjatë e më qetë. Ky ishte edhe shkaku që agjëruesi i shkonin mornica trupit sa herë ishte rasti të priste vizita të tilla, e për më shumë përbënin qëllimin e jetës së tij. Në fillim kishte qenë kurioz e i joshur ndërsa priste intervalet e spektaklit, ishte rrëmbyer kur shihte turmën qe si dallgë e madhe deti afrohej deri sa shpejt ishte bindur - edhe më e parezistueshmja, një iluzion thuajse i pavetëdijshëm nuk kishte mundur ta mbante përvojën - që për më shumë ishin si qëllim, pa përjashtim, vizitorë të satallave. Pamja kur shihte njerëzit nga larg duke ardhur ishte për të gjëja më e bukur, përkundrazi pastaj, sapo ata afroheshin te ai, fillonin menjëherë britma e mallkime sepse publiku menjëherë formonte dy parti që kundërshtonin njera tjetrën, njëra - menjëherë bëhej për agjëruesin shumë e dhimbëshme - e qe në fakt donte ta vëzhgonte i qetë, jo sepse kishte ndonjë interes, po thjesht per kapricio e këmbëngulje e partia tjetër qe e kishte mendjen dhe donte të shkonte sa më parë te stallat. Pasi kalonte turma e madhe e njerëzve, arrinin dhe më të vonuarit, dhe ishin pikërisht keta që askush i ngucte nëse donin të qëndronin sa u donte qejfi, pothujse kurrë nuk e zgjasnin hapin ndërsa kalonin para kafazit të agjëruesit, që të kishin kohë sa për të shkuar te dtallat pastaj. Sigurisht nuk ndodhte shpesh si rasti i një babai familje që vinte fëmijet e tij, i cili u tregonte me gisht agjëruesin, duke u spjeguar deri më nje se cfarë përfaqsonte ai, u tregonte dhe për vite më parë, në të cilën ai kishte asistuar dhenë shfaqje të tjera si kjo, po që nuk mund të krahasoheshin me këtë për rëndësinë që kishin, ndërsa fëmijët nga ana e tyre për faj të mospërgatitjes së duhur që u kishte dhënë jeta e shkolla, hapnin sytë pa kuptuar gjë prej gjëje - e òfarë mund të përfaqsonte pëe moshen q ë kishin ata praktika e teoria e agjërimit? -por ama po të shihje me kujdes në dritën qe feksinin sytë e tyre hetues zbulohej diçka që kishte të bënte me kohë të reja, kohë që do vinin në të ardhmen, krejt më të mira se sot. Ndoshta, mendonte herë herë agjëruesi, gjithçka duhej të shkonte pak më mirë nëse nuk do ta kishin degdisur me gjithë kafaz këtu dy hapa larg stallave. Në një rast të tillë njerëzit do të kishin bërë fare lehtë zgjedhjen e tyre, pa marrë parasysh pastaj faktin e erës së keqe që stallat lëshonin aty përqark, britmat e shqetsimet e tjera që kafshët bënin gjatë natës, fakti kur shihte tek trasportonin para tij karrocat me copa mishi të freskët për bishat, dhe sidomos britmat që leshonin kur ishin duke u ushqyer e plagosnin e i thernin shpirt e mendje vazhdimisht. Po nuk kishte guxim që këto gjëra tua bënte të ditur drejtorisë, duhej ta kishin përparësinë gjithmonë kafshet e publiku ; herë here mund të ndodhte që të gjente ndonjë që ishte destinuar për të, e pastaj ku i dihet nuk do të dilte në pah ai i bekuar nëse ai do reklamonte ne drejtori, për më tepër që nuk ishte gjëtjetër veçse një pengesë në udhën që çonte njerëzit drejt stalles. Një pengesë e vogël, një pengesë që bëhej gjithmpnë e më shumë e vogël. Pastaj vjen një kohë e mësohesh me habinë për të kërkuar në ditët tona publikut që ti kushtojë vemendje agjëruasit, e me këtë ambjentim që u bë erdhi dhe u zbatu dhe sentenca për të. Kështu mund të agjëronte sa ti donte qejfi, dhe nuk dilte nga shinat agjeronte si duhej, i ishte bere nevoje , me shume zakon kjo gjë, por as e dhe ko mund ta shpëtonte nga situata. A mund të tentsh që ti spjegosh dikuj artin e agjërimit! Kush nuk e ndjen këtë gja, nuk mund ta kuptojë. Tabelat e shkruara bukur e krejt bojra dalngadalë filluan te zbërdhylen e zverdhen nga koha aq sa nuk lexohej e shihej asgjë, deri sa u grisen e askush kishte ndërmend ti zëvendsonte, pastaj dhe tabela e zezë ku shënoheshin me kujdes ditët e agjërimit dikur, askush merrej më me të, duke qenë se personeli i cirkut nuk i dukej fare e rëndësishme kjo gjë e kështu agjëruesi tani agjëronte ashtu si kishte ëndërruar të agjëronte gjithmonë dhe tani këtë punë e bënte për qejf të tij pa asnjë sforcim si duhej, por nga na tjetër askush po i numronte ditët e tij të agjërimit, asnjë, made dhe ai vetë nuk e dinte se ku ishte në punën e tij, në ritin e tij, dhe zemra filloi ti pikllohej e trishtuar. E po qe se qëllonte në këto kohë që një i pafytyrë të ndalej, të bënte shaka me ditët që ai kishte agjëruar dhe ta konsideronte si një rrenë me bisht, do të ishte një genjeshtër e madhe e rëndë fare për ta duaruar që budallallëku e indifernca e lindur e njerëzve të këqinj që mund të shpiknin në kurriz të punës së tij, sepse agjëruesi nuk gënjente, nuk dinte.punonte me ndershmëri, ndersa bota vetëm dinte ti hante hakun e ti bënte padrejtsi duke mos i dhënë cmimin e merituar. Kaluan shumë ditë dhe kjo gjë pati fundin e saj. Një ditë inspektori i zonës aty vuri re kafazin dhe i pyeti punonjsit e cirkut se pse nuk perdorej kafazi i cili akoma ishte në gjendje të mirë, madhe dhe kashta përjashtur eres se rëndë që i vinte, askush po përgjigjej deri sa njëri i ndihmuar dhe nga tabela e zezë ku akoma kishin mbetur shifrat e fundit të ditëve të agjërimit, u kujtua se aty dikur ishte një që agjëronte, a bënte sikur. Athere filluan të rëmojnë kashtëmn me një thupër të gjatë dhe do ti që dikur doli poshtë saj vetë agjëruesi. " Po ti agjëron akoma a derëzi? ", e pyeti mbikqyrësi., " po kur do e lësh këtë punë?". " Ju lutem më falni, ndjesë të gjithëve sa jeni " pëshpëriti ageruesi; por vetëm mbykqyrësi që lishte vënë veshin mbi rrjetë arrit ta degjonte. " patjetër, të kemi falur " tha mbykqyrësi duke u kthyer nga punonjsit e cirkut e ndërkohë po e prekte me gishta në ballë, si për të bërë më të qartë f gjendjen e tij te të tjeret aty afer; " je i falur. " " përherë kam dashur me mish e me shpirt që të admironit agjerimin tim, " shtoi pastaj agjeruesi. " Ne e admirojmë agjerimin dhe ty " duke dashur ti jepte të kuptonte se ishte kështu. " Po nuk duhet të më admironi ", ndërroi mendje agjëruesi. " Atherë nuk të admirojmë " tha mbykqyrësi. " Po pse nuk duhet të admirojmë?" " Sepse unë " tha agjëruesi dhe, dhe filloi të ngrejë pak kokën e nisi të flasë me buzët e ngritua sikur të donte të jepte një puthje në vesh mbikqyrësit duke kërkuar në këtë mënyrë që asgjë të mos shkonte dëm, " sepse nuk arrija të gjeja pjatëm që më pëlqente më shumë. Po ta kisha gjetur atë gjatë agjeërimit tim, besomë, nuk do kisha bërë gjithë këtë zhurmë e rrëmet por do ta kisha mbush barkun dëng si e ke mbush e gjithë të tjeret qe ke rreth e rrotull. " Këto qenë fjalët e tij të fundit, ndërsa ne vështrimin e syve të tij akoma qëndronte gjallë vendosmëria e tij edhe se tashmë jo më me atë krenarinë e dikurshme, për të vazhduar të agjeronte akoma. Pasi mbaruan punë me kashtën dhe agjëruesin, dmth pasi i futën në gropë, mbikqyrësi u dha urdhër që të vinin rregull në kafaz. Në vent të agjëruesit futën jë panterë të re. Menjëherë ndryshoi pamja , ishte kejt gjë tjetër të shihje tani ne këtë kafaz prej kohësh braktisur nje bishë të tillë, egërsirë krejt që sillej e përsillej si e shkalluar brenda. Nuk i mungonte asgjë asaj. ushqimin që i pëlqente ja dergonin rojet pa problem; madje nuk dukej dhe se i mungonte liria; atij trupi të shkathet deri ne fisnikri që e përdorte aq mirë sa të shkonte mendja të imagjinoje se këtë vyrtyt të sajën ajo e fshihte në ndonjë vend si për shembell në ndonjë boshllëk qe kishte mes dhëmbëve, e dëshira për të jetuar e shijuar jetën i dilte jashtë me aq vrull nga nofullat e saj, saqe nukishte gjë e lehtpë për spektatoret ta mbanin. Por në fund fitonin mbi të, saqe e rrethonin kafazin dhe nuk donin te shkuleshin prej aty. FRANZ KAFKA solli ne shqip petrit sulaj
Posted on: Mon, 02 Sep 2013 05:11:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015