ANDI BELLIU: Kur dëshmova për ngjarjet e Gërdecit, u mora në - TopicsExpress



          

ANDI BELLIU: Kur dëshmova për ngjarjet e Gërdecit, u mora në pyetje në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm nga Arben Dollapi dhe prokurorë të tjerë. Kur u mora në pyetje nga prokurorët, vura re që ata ishin shumë të tensionuar dhe nën presion. Unë iu përgjigja pyetjeve të tyre dhe u dëshmova edhe më shumë. Pesë ditë mbasi i kisha dëshmuar prokurorëve, u arrestova nga policia e Rajonit 2 në Tiranë i dyshuar për vrasje pa asnjë shpjegim. Policët më morën në pyetje për 10 orë rresht duke shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e mia civile. Ishte tashmë shumë e qartë për mua se gjatë kësaj eksperience rraskapitëse, hetuesit merrnin urdhra nga lart. Kur më në fund më liruan, unë zbulova se më kishin hyrë dhe kontrolluar shtëpinë pa leje nga gjykata. Dhe ata e quajnë Shqipërinë demokraci? Ato që përjetova unë i përngjanin më shumë diktaturës së Enver Hoxhës. MEICO ja dha kontratën e menaxhimit për Gërdecin, Albademilit, kompani që u krijua nga zyra avokatore e Argita Berishës për klientin e saj, Mihal Delijorgjin. Dhe bashkëpunimi midis Meicos dhe Albademilit krijoi katastrofën e Gërdecit. Në të njëjtën kohë, ata i shisnin municion AEY-it, kompanisë Amerikane që kishte kontratë për të furnizuar Pentagonin me AK47. Qeveria e Berishës u mundua ta fshihte lidhjen midis Albdemilit dhe AEY-it. Por faktet tregojnë se të njëjtët njerëz që ripaketonin municionet për AEY në aeroportin e Rinasit ishin ata që ndodheshin mbas shpërthimit të Gërdecit. Punoja në Gërdec më 20 Nëntor 2007, kur gazetari i New York Times do të vinte për të vizituar aeroportin e Rinasit për investigimin e skandalit të AEY. Gjithë natën, Dritan Minxholli, drejtori i fabrikës së Gërdecit, sillte kamione private nga Rinasi në Gërdec. Kamionët ishin mbushur me kutia metalike bosh dhe kishin shkronja kineze. Ato ishin të njëjtat kutia që AEY i kishte zbrazur armët AK-47 që fishekët e prodhuar në Kinë të ripaketoheshin për t’u çuar në Afganistan. Pashë tre kamione të ngarkuar me kutia metalike bosh që u sollën nga Rinasi në Gërdec.
Posted on: Wed, 19 Jun 2013 22:01:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015