ARKEO-s, NISIN AKTIVITETET Nga data 18 deri më 23 korrik në - TopicsExpress



          

ARKEO-s, NISIN AKTIVITETET Nga data 18 deri më 23 korrik në qytetin e Fierit dhe skenën antike të Apollonisë do të zhvillohet festivali “Apolonia International Fest 2013”. Ky është edicioni i nëntë që në vendin tonë zhvillohet një festival ndërkombëtar, ku ndërthuren të gjitha gjinitë e artit. Frederik Jorgaqi, drejtori i Artit prane Bashkise Fier dhe Agron Xoxa, organizator i aktivitetit tregojne se puna për këtë aktivitet të traditës ka qenë shumë e madhe. Ndërsa, ne nje konference shtypi, kanë vleresuar rolin e madh qe ka Bashkia Fier si dhe ndihmën e të huajve në të këtë projekt. Programi i “Apolonia International Fest 2013 " ofron shfaqje teatri, koncerte nga ansamble të ndryshme popullore, koncerte të muzikës jazz, etj, duke sjellë për disa net një atmosferë me një krijimtari artistike të larmishme në Apolloni, si dhe duke gjalleruar edhe me teper jeten e qytetit te Fierit.
Posted on: Fri, 19 Jul 2013 18:27:57 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015