ARSIM PROFESIONAL I RINDËRTUAR ANGAZHIMI YNË: Riorientim - TopicsExpress



          

ARSIM PROFESIONAL I RINDËRTUAR ANGAZHIMI YNË: Riorientim tërësor i arsimit profesional dhe kthim i shtetit në financuesin e mbështetësin kryesor të aftësimit professional ZOTIMET TONA: Dyfishim i shkollave të arsimit profesional dhe ndërthurje me Qendrat e Formimit profesional, duke krijuar një rrjet disa herë më të gjërë formimi profesional. Zgjerim i shërbimit arsimor dhe formimit profesional në fshat duke ofruar aftësi jo vetëm në bujqësi, por dhe në agropërpunim e shërbime. Shtim i numrit të shkollave të mesme profesionale të teknikave të reja të bujqësisë e blegtorisë, pranë zonave ku ka aktivitet të zgjeruar bujqësor. Ndërtim i një sistemi arsimi të mesëm profesional me kolegje formimi kombëtarë e komunitarë paraprirës dhe në shërbim të tregut të punës. Riortientim i arsimit profesional drejt nevojave reale të tregut të punës në Shqipëri dhe modelit tonë të ri ekonomik. Bashkëpunim me sektorin privat në Partneritete Publike-Private (PPP) në krijimin e institucioneve të larta të arsimit profesional. Trajnim brenda 2 vitesh i të gjithë të regjistruarve si punëkërkues. Rritje e punësimit të të trajnuarve profesionalisht në nivelin 50% brenda mandatit të parë të qeverisjes. Përpjekje për rritje të punësimit në nivelin e BE, 70%, të të trajnuarve profesionalisht, brenda mandatit të dytë të qeverisjes. Krijim i Programit Kombëtar të Formimit Profesional në Punësim, për të formalizuar dhe zgjeruar një traditë ekzistuese të mësimit të profesioneve. Ngritje e tre kolegjeve kombëtare të formimit profesional në Tiranë, Elbasan, Fier, brenda mandatit të parë qeverisës. Ngritje e kolegjeve komunitare pranë çdo bashkie dhe e tre qendrave komunitare të lëvizshme për komunat, brenda mandatit të parë qeverisës. Krijim i programeve e kurseve kualifikuese të përshtatura për personat me aftësi të kufizuara, duke u bazuar në nevojat e tregut të punës sipas profilit të aftësisë së kufizuar.
Posted on: Wed, 19 Jun 2013 13:16:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015