ATHANASE VANTCHEV DE THRACY Laureat i Akademisë Franceze Anëtar - TopicsExpress



          

ATHANASE VANTCHEV DE THRACY Laureat i Akademisë Franceze Anëtar i Akademisë Braziliane te Artit dhe Letërsisë Anëtar i Akademisë Bullgare të Shkencës dhe Artit, Anëtar i Akademisë së edukimit të Lartë të Ukrainës Anëtari i Akademisë Evropiane të Shkencës, Artit dhe Letërsisë. PEISAZHE RUSE “Ty, o dhembje pafund-mizore, të thur lavdi, Vdiq dje mes agonisë, mbreti me sytë gri!” Anna Akhmatova E kemi të vërtetën e madhe! Heshtjes ajo i është dhënë, Një muzikë degësh të mbushura me dëborë nën hënë, Një shkulminë gjaku që shkon e vjen në gjëmë, Mes tempullit në flakë dhe qelqit të qorruar, Të një errësire të dendur dhe vetmisë qëmotit harruar, Mes boshësisë së luksit të kësaj dhome hoteli, Dhe imazheve të së kaluarës që dynden nga helmi: Qytete në solemne, dhe fusha pushtuar prej kërpit, Dhe fjalë që ngjisin luginat e misterit, Për të treguar hijet që nga pishat në tokë zbresin, Në kurrizet e ketrave të ditur që nuk heshtin! Shpresoja të isha e hekurt, e gjitha, e pathyeshme, Duke mbjellë brenda meje oborrnaja me pemë të buta, Duke mbrujtur në shikimet e gjata ëmbëlsinë e një miqësie! Oh! Shpirti im, si mund të mbledhim copërat tona të thyeshme, Për të qenë të fortë, në zemër dhe me një fytyrë epike? Po! Tani e kemi këtë të vërtetë të madhe, Sythe pemësh të sapo-hapura, Në bardhësisë përthithëse të heshtjes, Me syrin, të burgosur e njëmijë lot-derdhjeve, Dhe zemrën, robeshë të një dënimi të paepur, Dhe zërin përulësisht të butë, Që këndon brenda kokës sime soprane. Ka mes buzëve të mia që dridhen akull Ftohtësie lindur nga lodhja pafund e mbrëmjes, Shtatëdhjetë apokalipse në Himne fitoresh, Engjëjt të cilët ndërtojnë puthje, Në Mbretërinë e Unitetit Hyjnor tutje! Në fund, fjalë që më kujtojnë largësinë, Enjë liqeni ku flenë qetësisht librat, përshëndetjet, Vrapoj drejt teje, jetë në thelb të qenies, Përplas duart, dhe gjithçka zhduket: O muzgje, që mbroni rënien e hijeve të mia, Duke parë diej të portokallinjtë, dehur në shend, Engjëll Eteri, ul shikimin tënd të ndritur drejt fjalëve të mia! Zot, ki mëshirë për këngët e mia!
Posted on: Sun, 18 Aug 2013 14:22:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015