AUTENTICITETI I KURANIT - - Nè anën tjeter, nuk ka kurrfarë - TopicsExpress



          

AUTENTICITETI I KURANIT - - Nè anën tjeter, nuk ka kurrfarë dyshimi në përmbajtjen autentike të Kuranit të madhërueshëm.Në përmbajtjën e tij nuk ka asgjë, që nuk i është shpallur të dërguarit Muhammedit alejhis-selam. Shpallja i vinte pjesërisht dhe kohë pas kohe. Posa merrte diçka, ai këtë rëndom ua komunikonte shokëve të tij, kërkonte nga ata jo vetëm që këtë tia besojnë mbamendjë së tyre, por edhe ta shkruajnë. Në çdo situatë të këtillë ua ka tërhequr vërejtjën në precizitetin e shenimit të pjesëve, të cilat i përkasin shpalljës. Kështu Kurani qe shkruar komplet, kurse njëkohësisht edhe qe ruajtur në xemrat e qindra njerzve qysh gjatë jetës së Pejgamberit alejhis-selam. - Pas vdekjes së Muhammedit alejhis-selam.Ebu Bekri-halifi i parë, e obligoi Zejd ibni Thabitin ta ta përgatis dhe ta tubojë kopjen autentike të tekstit në tërësi në formë libre. Shokët e të Dërguarin shpalljen, e cila i kishte arritur Muhammedit alejhis-selam, e kanë shkruar ne pergament ose në pjesë të lëkurës. Zejdi ibn Thabiti tërë këtë e ka tubuar, kurse pastaj i ka krahasuar me atë që ithtarët e të Dërguarit e kanë mësuar përmendësh, e pastaj e pastaj e ka bër kopjen e quajtur MUSHAF , mbi saktësin dhe burimësinë e të cilit nuk kishte kurrfar dyshimi. -Shipas urdhërit të Osmanit, halifit të tretë, shtatë (7) përshkrime të MUSHAFIT, dmth. Kuranit, sërisht janë verifikuar me anë të mbamendjes së atyre, të cilët e ruajn Kuranin në zemra (HAFËZËT), e pastaj janë shpërndarë në qendre të ndryshme të perandorisë së madhe Islame. Një nga ato shtatë kopjet ende ekziston në Tashkent. Pushteti mbretëror i Rusisë e publikoi në kopjene sigurt ashtu që mund të shohum se ekziston identiteti i plotë ndërmjet kësaj kopjeje edhe tekstit të Kuranit,icili përdoret në mbarë botën.Njåjtë është edhe me dorëshkrimet tjera limane,qoftë ata komplet ose të pjesërishëm. Nga koha e të Dërguarit e deri sot,mësimi i tërë Kuranit përmendësh nuk është ndërprerë.Sikur të llogaritej sot në botë numri i hafidhëve,do të dilte në disa qindra mijë.E tërë kjo ka për pasojë që asnjë dijetar,apo perëndimor,musliman apo jomusliman,asnjëherë nuk mund te hedh kurrfarë dyshimi në pastërtinë e tekstit Kuranor.Madje edhe kritiku jo aq dashamirës,sic është sir William Muir,për Kuranin shkruan:Në botë me siguri nuk ekziston asnjë libër,icili ekziston dymbëdhjetë shekuj me pastërtinë e atillë të tekstit. BOTUES; KRYESIA E SHOQATËS SË ULEMAVE PER KOSOVË, SERBI, DHE VOJVODINË NË PRISHTINË E PËRKTHEU; NEXHAT IBRAHIMI
Posted on: Fri, 08 Nov 2013 18:36:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015