Abdull-llah ibën Aun Abdull-llah ibën Aun, hafidhi i Basrasë. - TopicsExpress



          

Abdull-llah ibën Aun Abdull-llah ibën Aun, hafidhi i Basrasë. Ai është Abdull-llah ibën Aun ibën Artaban, i njohur me nofkën Ebu Aun El Basri. Imami, hafidhi dhe dijetari shembëlltyrë. Lindi në vitin 66 H dhe në moshën rinore filloi kërkimin e diturisë diuke pasuar traditën e dijetarëve të atëhershëm që udhëtonin në kërkim të dijës. Në këtë udhëtim të dijës pati fatin që mësues të tij të jenë: Shabiu, Hasan el Basriu, ibën Sirini, El Kasim ibën Muhammedi, Ibrahim En Nehaiu, Muxhahidi, Seid ibën Xhubejri dhe shumë tjerë. Ashtu si është traditë e dijetarëve të vërtetë, ai para se të përfiton prej dijes së tyre përfitoi nga morali dhe zuhdi i tyre. Me dijen e tij arriti grada ta larta në mesin e imamëve kolosë dhe këtë gjë e vërtetojnë fjalët e respektit dhe dëshmisë për dijen, devotshmërinë, besnikërinë, modestinë dhe zellin që thanë për Ibën Aunin imamët tjerë; Hisham ibën Hassani ka thënë: Sytë e mia nuk kanë parë dijetarë si Ibën Auni. Këtë e tha pasi ishte takuar me Hasan el Basriun i cili gjithashtu ishte dijetar i njohur. Ibën Mubarek: Nuk kam parë më të mirë se Ibën Auni. Shu’be: Dyshimi i Ibën Aunit është më dashur për mua se bindja e tjetërkujt (jam më i sigurt kur Ibën Auni dyshon se sa kur dikush tjetër është i bindur në atë që e thotë). Nadr ibën Shumejl i cili kohë të gjatë shoqëronte ibën Aunin thotë: Numri i haditheve që i transmetoi arrin në katër mijë.... Shtyllat e dijës në Basra janë këto katër: Ejjubi, Junusi, ibën Auni dhe Sulejman Et Tejmi. Harixhe ibën Mus’ab: Shoqërova ibën Aunin plotë njëzet e katër vjet dhe nuk e dij se brenda asaj kohe ka bërë mëkat të cilin shënojnë melekët. Sel-lami thotë: Ibën Auni ishte më i kujdesshmi për fjalët që i thoshte. Ibën el Mubarek: Nuk kam parë namazxhi (që aq mirë e falte namazin) si Ibën Auni. Nuk hidhërohej dhe kur dikush e sulmonte thoshte: All-llahu të bekoftë. Kurre ibën Halid: Më parë na fascinonte asketizmi i Ibën Sirinit deri sa e pamë Ibën Aunin i cili na bëri të harrojmë Ibën Sirinin. Ibën Auni agjëronte agjërimin e Davudit, alejhis-selam. Abdur Rahman ibën Mehdi thoshte: Në Irak askush si Ibën Auni nuk e njeh sunnetin e të Dërguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Hammadi thoshte: të dalluarit tonë në kujtesë, fikh, ibadet dhe vlerë janë: Ejjubi, Junusi dhe ibën Auni. I katërti i tyre është Sulejman Et Tejmi, All-llahu i mëshiroftë. Ibën Me’in: Për mua Ibën Auni është i besueshëm në çdo gjë. Mufed-dal ibën Lahik: Në një betejë me romakët një luftëtar që kishte helmetë mbi kokën doli në dyluftim me një romak dhe e mbyti atë. Pasi që u largua shikoja ta shoh a e njoh dhe e pash se ai ishte Ibën Auni. Nuk e kishte shprehi të betohet shumë, kishte aromë të këndshme... Shpresonte ta sheh të Dërguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në ëndërr gjë kjo e cila ndodhi pak para vdekjes. Kjo ëndërr e gëzoi shumë. Kishte dije dhe ishte i butë, shpirtmirë dhe i devotshëm. Lum për të. Muhammed ibën Feda: E pash në ëndërr të dërguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe ai më porositi vizitoe ibën Aunin sepse ai e do All-llahun dhe të dërguarin e All-llahut. El ‘Ixhli: Banorët e Basrasë krenohen me katër dijetarë: Me Junusin, Ejjubin. Ibën Aunin dhe Sulejman Et Tejmi. Nga ky imam mësuan shumë dijetarë nga mesi i të cilëve do t’i përmendim: Sufjan Eth-Theuri, Shu’be, Ibën El Mubarek, Muadh ibën Muadh, En Nadr ibën Shumejl, Isma’il ibën Ulejje, Jezid ibën Harun, Is’hak El Ezrek, Ebu Asim En Nebil, El Esme’ij, Muhammed ibën Abdull-llah El Ensari, Bekkar ibën Muhammed Es Sirini dhe shumë tjerë. Ndërroi jetë në muajin Rexheb të vitit 151 H, siç u shënua nga Jahja El Kattani. All-llahu e mëshiroftë me mëshirën e Tij të gjerë. Amin.
Posted on: Fri, 12 Jul 2013 10:22:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015