“Admiroj Kasijasin, nuk ulem në pankinë” Real Madrid-Juven - TopicsExpress



          

“Admiroj Kasijasin, nuk ulem në pankinë” Real Madrid-Juven tus ka shumë sfida brenda sfidës. Përveç faktit që dy skuadrat në fjalë janë nga më të titulluarat e momentit, ka edhe një duel tjetër. Xhixhi Bufon do të sfidojë Iker Kasijasin. Në distancë dy portierët kanë të njëjtin fat. Që të dy nuk konsiderohen më si të pazëvendësueshëm. Gabimet që ka bërë Bufoni gjatë këtyre muajve kanë shqetësuar jo pak “Zonjën e Vjetër”. Ndërkohë që Kasijasi te Reali është kthyer në një portier që luan vetëm në Champions. “E admiroj Kasijasin. Nga momenti që ndihem një nga më të mirët në botë, për mua është e vështirë që të pranoj të tilla gjëra që ka pranuar ai. E respektoj Kasijasin për mënyrën se si po sillet te Reali”, – tha numri një i Juventusit. Pikë referimi – Ashtu siç pritej, në intervistën e dhënë për “AS” Bufon nuk ka kursyer elozhet për Realin, porse në një pikë gabon sipas tij. “Reali i Madridit është një pikë referimi. Shpenzimet që bën janë të mëdha, por të ndjekësh të tilla politika nuk do të thotë se fiton. Duhet shumë qetësi, punë e ekuilibër. Dhe kjo sigurisht falë lojtarëve që nisin çdo kompeticion si favorit”. Depresioni – Gazetari spanjoll e pyeti Bufonin edhe për njërën prej periudhave më të errëta që kaloi portieri në 2003-shin. Në atë vit 35- vjeçari ra në depresion për dy vite dhe tani që ka lënë gjithçka pas kujton: “Të tilla gjëra na ndodhin pasi jemi njerëz. Megjithatë, mund t’ju them se ajo periudhë më ka ndihmuar që të rritem. Tani jam më i fortë dhe s’kam frikë të përballem me situatat e vështira”. Sakrifica – Sa i përket skandalit të “Calciopoli”-t, Bufon u kujton të gjithëve se ka sakrifikuar shumë për “Zonjën e Vjetër”. “Për mua dhe të gjithë ata që zgjodhën rrugën që shkova unë, nuk ka qenë e lehtë. Fakti që kemi ndenjur pesë vite pa trofe dhe gjithashtu pa Champions ka qenë shumë i vështirë për t’u kaluar. Por gëzimi që na dha ai kampionat, që e fituam dy vite më parë, ishte i papërshkrueshëm. Të gjitha vuajtjet më kaluan me atë trofe të fituar”, – përfundoi 35-vjeçari.
Posted on: Tue, 22 Oct 2013 19:11:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015