Aeroplani Boeing 777 rrëzohet në aeroportin e San Franciscos - TopicsExpress



          

Aeroplani Boeing 777 rrëzohet në aeroportin e San Franciscos (Video) (I plotësuar) Një avion i “Asiana Air” është përplasur gjatë uljes në aeroportin e San Franciskos, në Shtetet e Bashkuara dhe ka marrë flakë. Përplasja ka ndodhur pasi komandanti i avionit kishte sinjalizuar nevojën për një ulje urgjente, bëjnë të ditur burime nga shtypi amerikan, sipas të cilave avioni vinte nga Taipei. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë angazhuar skuadra zjarrfikësish për të shuar flakët, ndërsa incidenti është konfirmuar edhe nga Administrata Federale e Aviacionit, që nuk ka dhënë asnjë detaj për numrin e pasagjerëve në bord. CNN ka transmetuar pamjet e avionit të xhiruara nga lartë por në një distancë relativisht të afërt. Në to shihet avioni i përplasur në pistë me bark, një pjesë e djegur dhe e shkatërruar në pjesën e çatisë, ndërsa bishti i mjetit është këputur. Sipas një prej pasagjerëve, në bordin e avionit ka persona të plagosur. David Eun, një ekspert i mediave dixhitale ka shkruar në Twitter: “Flakë dhe skuadra shpëtimi gjithandej. Po evakuojnë të plagosurit. Nuk ndihesha kështu që prej 11 shtatorit”. Ka qenë pikërisht Eun që ka publikuar foton e parë të avionit pa bishtin e tij. Shumica e pasagjerëve duket mirë. Unë jam në rregull”, ka qenë një tjetër mesazh i publikuar po në Twitter nga një pasagjer i identifikuar me emrin Joe Passantino.
Posted on: Sun, 07 Jul 2013 00:38:50 +0000

Trending Topics



left:0px; min-height:30px;"> Donde me digas voy, donde quieras estoy Eres la única que mueve
Kerrigan and I are laying on the couch reading a book! She sounds
Ok went for an oil change and front end alignment at Sears
Bra start på ledigheten. Seger med 1-21 för Herrer 2/G17 i en
Un vuelo incierto Como todos los días, permanecía a la

Recently Viewed Topics




© 2015