Aforizma të Honorè dë Balzakut *Lavdia është një helm që - TopicsExpress



          

Aforizma të Honorè dë Balzakut *Lavdia është një helm që duhet marrë me doza të vogla. *Asgjë nuk e fortifikon një miqësi sa besimi nga ana e njërit mik se është epror ndaj tjetrit. *Lumturia është poezia e gruas. *Të pakuptuarit përfshihen në dy kategori: femrat dhe shkrimtarët. *Kur femrat na duan, na falin gjithçka, deri edhe krimet. Kur nuk na duan, nuk i besojnë asgjë, madje as virtuteve tona. *Lumturia materiale prehet gjithmonë sipër shifrave. *Një femër njeh fytyrën e një burri të cilin e do, ashtu si një marinar njeh detin e hapur. *I gjithë njerëzimi është pasion; pa pasion, pa religjion, pa histori, pa romane, artet nuk do të kishin asnjë peshë. *Fama tepër e dëshiruar është pothuaj gjithmonë një prostitutë e pashpallur. *Krimet janë përpjesëtimore (proporcionale) ndaj pafajësisë dhe ndërgjegjes, dhe ai që për disa zemra është vetëm një gabim, për disa shpirtëra merr përmasat e një krimi. *Kritika është një furçë që nuk mund të përdoret mbi stofëra të buta, ku mund të rrënojë gjithçka. *Martesa është një betejë deri në vdekje, para së cilës bashkëshortët ia kërkojnë qiellit bekimin e tij. *Dashuria është poezia e shqisave. *Besojini gjithçka që dëgjojini të flitet për të tjerët, asgjë nuk është aq e shëmtuar sa të jetë e pamundur. *Ajo që formon cilësinë e burritë që dashuohet, formon shpesh të metat e burrit që nuk dashurohet. *Midis butësisë së sfungjerit të lagur deri në ashpërsinë e një guri shtuf ekzistojnë gjithmonë hijezime të pafundme. Ja njeriu. *Zemra e një nëne është një humnerë në fundin e së cilës gjendet gjithmonë një falje. *Burokracia është një mekanizëm gjigant ngritur nga xhuxhët. *Prej kur ekziston shoqëria, një qeveri, në mënyrë të pashmangshme, ka qenë gjithmonë një kontratë sigurie midis të pasurve kundër të varfërve. *Ndërgjegja është një prej atyre bastuneve të cilin gjithkush e vringëllon për të goditur fqinjin e tij dhe i cili nuk i shërben kurrë atij vetë. *Urrejtja pa dëshirën e hakmarrjes është një farë e rënë në shkëmb. *Dashuria është një luks. *Dashuria që ekonomizon nuk është kurrë dashuri e vërtetë. *Ligjet janë rrjeta ku mizat e mëdha kalojnë lehtësisht, ndërsa mizat e vogla ngelin të mbërthyera. *Arti është natyra e koncentruar. *Fuqia nuk qëndron tek goditjet e forta dhe të shpeshta, por tek goditjet me të drejtë. *Dashuria përjeton tmerr nga gjithçka që nuk është dashuri. *Tezet, hallat, nënat, motrat kanë një gjykim të veçantë për nipat e tyre, bijtë e tyre dhe për vëllezërit e tyre. *Femrat, kur nuk dashurojnë, kanë gjakftohtësinë e një avokati të vjetër. *Në jetë janë me bollëk meshkujt, por mungojnë burrat. *Një nga fatkeqësitë e njerëzve shumë inteligjentë është se nuk mund të bëjnë asgjë pa kuptuar gjithçka: veset jo më pak se virtutet. *Për një burrë nuk ka vështirësi më të madhe se të flasë për gruan e tij, nëse është virtuoze, për të dashurën e tij, përveç atëherë kur do të flasë për të nëse është më e bukur se gruaja e tij. *Askush nuk guxon t’i thotë lamtumirë një zakoni. Shumë vetëvrasje janë ndalur në prag të vdekjes për hir të kujtimit të kafesë ku për çdo mbrëmje luan domino. *Ajo që i bën të pacënueshme miqësitë dhe e dyfishon magjinë është një ndjenjë që mungon në dashuri: siguria.
Posted on: Tue, 03 Dec 2013 13:09:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015