Afromu, e dashur, ti qe mu ridhurove nga honet e gjumit, qe mu - TopicsExpress



          

Afromu, e dashur, ti qe mu ridhurove nga honet e gjumit, qe mu riktheve nga kushedi se çlendina fantastike te henes... Kerkon ta dish perse-ne? Sepse nata dhe gjumi, e dashur, jane tradhetare! A te kujtohet si na zuri gjumi kete nate, njeri prane tjetrit; ishim kaq afer sa çmund te jene dy njerez afer ne kete bote. Fytyrat tona, lekura jone, mendimet tona, fryma jone takoheshin, perziheshin....E pastaj, dalengadale, midis nesh filloi te depertonte gjumi, si nje mase e murrme njolla - njolla dhe, me vone, erdhi dhe u perhap posi zgjebe mbi mendimet tona, u fut ne gjakun tone, pika - pika na hodhi verbimin...E pasaj, pernjeheresh, secili nga ne u ndodh i vetem; ne lundronim te braktisur neper kanale te erreta, nen meshiren e forcave te panjohura te kanosjeve te padukshme. Kur u zgjova te pashe. Ti flije. Ndodheshe akoma shume larg meje. Me ishe zhdukur fare. Me kishe harruar dhe sdije asgje per mua. Ndodheshe diku ku une nuk mund te ndiqja dot. - Ai ia puthi doren. - E si mund te jete e persosur dashuria, kur une te humbas çdo nate per faj te gjumit, kur ai te rremben nga krahet e mi! Remark
Posted on: Fri, 01 Nov 2013 22:04:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015