Agani nderohet me çmimin për ndershmëri në - TopicsExpress



          

Agani nderohet me çmimin për ndershmëri në politikë Ministri i Shëndetësisë dhe Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, është nderuar me çmimin për punë të ndershme në politikë dhe përkushtim për mirëqenien e qytetarëve nga Liga Evropiane Muslimane, gjatë Konferencës ndërkombëtare “Islami dhe Diplomacia” të mbajtur në Palazzo Ducalle në Gjenova, të Italisë. Konferenca u mbajt nën patronatin e Komunës së Gjenovas, Marco Doria, Regjionit të Ligurias, si dhe Parlamentit të Italisë dhe Parlamentit Evropian. Çmimi i lartë i Ligës Europiane Muslimane, ministrit Agani iu nda nga ish- Ministri dhe Ambasadori aktual i Parlamentit Botëror për Siguri dhe Paqe ndërmjet Alfredo Maiolese, i cili e vlerësoi ministrin Agani si shembull të ndershmërisë në politikë dhe përkushtimit të vazhdueshëm për mirëqenien e qytetarëve. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse ministri Agani foli për rëndësinë e madhe të shembullit personal në kultivimin e vlerave etike dhe morale në politikë si dhe për nevojën e zhvillimit të dialogut gjithëpërfshirës ndërmjet popujve, shteteve, dhe feve, në funksion të paqes dhe mirëkuptimit në botë, transmeton KP. Duke e vënë në spikamë gjenocidin dhe pastrimin etnik të ushtruar në Kosovë në vitet e fundit të shekullit 20, si dhe fitoren e madhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave të NATO-s në krye me SHBA që u kurorëzua me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, ministri Agani ftoi përfaqësuesit e lartë të shteteve të Marokut, Tunizisë, dhe Sudanit, prezentë në Konferencë, që të njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës në të ardhmen sa më të afërt. Në vazhdim të vizitës ministri Agani vizitoi Spitalin special për sëmundje të zemrës të fëmijëve Giovanni Gazzellini në Gjenova me të cilin Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka Marrëveshje të bashkëpunimit. Në Konferencë morën pjesë zëvendës/kryetari i Parlamentit të Bahreinit, zëvendës/kryetari i Parlamentit të Marokut, ministri për Çështje Fetare i Tunisit, ministri për Çështje Fetare i Jordanit, ambasadorja e Sudanit në Republikën e Italisë, ambasadori i Ligës Botërore Muslimane në Republikën e Italisë, dhe autoritete të shumta të jetës publike të Provincës së Gjenovës dhe Republikës së Italisë. /Telegrafi/ telegrafi/lajme/agani-nderohet-me-cmimin-per-ndershmeri-ne-politike-2-32933.html
Posted on: Mon, 10 Jun 2013 09:52:12 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015