Ah sikur të kishte ikur për ndonjë shqiptar!!! Në mungesë - TopicsExpress



          

Ah sikur të kishte ikur për ndonjë shqiptar!!! Në mungesë të një bashkëbisedimi dhe mirëkuptimi ndërmjet vajzës dhe babit, ndodh që vajza e dashuruar fort pas djalit nën rrebeshin e kundërshtimit të babit për këtë lidhje, të ikë fshehurazi prej familjes dhe të hidhet në krahët e të dashurit. Natyrshëm, familja do të çmeritet e tëra prej kësaj marrëzie, prej këtij turpi, aq më keq që është në mendësinë e traditës sonë, këta brengosen më shumë se çka do të thonë hallku për këtë rast, sesa në të vërtet çka do të ndiente kjo familje. Rasti do të bëhet edhe më i rëndë, nëse vajza do të ikte rrëmbimthi për ndonjë djalë të kombësisë tjetër, fjala bie për ndonjë turk. Familja do të jetë në gjendja tërësisht ta harrojë dukurinë e ikjes, do ta pranonte ikjen, por ah, sikur të kishe ikur për ndonjë shqiptar. Tani ju të dashur lexues nëse mund t’i bini në fije këtij botëkuptimi më tregoni?
Posted on: Fri, 21 Jun 2013 19:33:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015