Ai ishte nga Meka dhe quhej Abdullah Kureshij. Ishte i martuar me - TopicsExpress



          

Ai ishte nga Meka dhe quhej Abdullah Kureshij. Ishte i martuar me një grua që ia binte në majë të hundës, njeri shpirtlig dhe grindavece, megjithatë, ai e duroi për dyzet vite me radhë. Kur gjërat arritën aty ku nuk mbanin më, Abdullah Kureshij e la Mekën dhe mori rrugën e shkretëtirës. Në shkretëtirë, u takua me dy eremitë, njerëz të Zotit, të cilët merreshin vetëm me adhurim dhe meditim. Ai u ul bashkë me ta, duke përmendur Zotin dhe duke lexuar Kuran. Ishte traditë e arabëve asokohe, që të mos e pyesnin mikun mbi identitetin, veçse pas tre ditësh. Kur erdhi koha e vaktit të darkës, njëri nga eremitët i tha tjetrit:”Lute Zotin që të na furnizojë me të mirat e Tij sonte!” Kështu, ai ia nisi të lutej me përgjërim. Pa kaluar disa minuta, dikush trokiti në portë dhe solli ushqim. Të tre hëngrën dhe u shtrinë të flenë. Ditën e dytë, ishte radha e eremitit tjetër që të lutej për të ngrënë. Pa kaluar disa minuta, trokiti dikush në derë dhe solli ushqim. Ditën e tretë, dy eremitët i thanë Abdullah Kureshit:”Sot është radha jote të lutesh që Zoti të na furnizojë me ushqimin e darkës!” Abdullah Kureshij, u mendua pak; Ai ishte një njeri me gjynahe dhe ishte e palogjikshme që Zoti t’ia pranonte lutjet. Prandaj, kur nisi të lutej tha me zë të ulët:”O Zot! Na furnizo me ushqim sonte për darkë, për hatër të këtyre dy njerëzve të mirë, besimtarë dhe të ndershëm!” Në çast troket dera dhe sërish vjen dikush me ushqim të gatshëm për darkë. Dy eremitët u çuditën dhe e pyetën:”Si iu lute Zotit që ta pranoi lutjen kaq shpejt?” Abdullah u përgjigj:”Pasha Zotin, nuk jam lutur që të na furnizojë me ushqim, veçse për hatrin tuaj dhe të devotshmërisë tuaj.” Mandej, Abdullah Kureshij i pyeti:”Po ju të dy, si u lutët që na erdhi ushqimi dy netë rresht?” Dy eremitët i thanë:”E lutëm Zotin, që të na furnizojë me të mirat e Tij, për hatër të Abdullah Kureshij, i cili e duron të shoqen e tij të ligë dhe grindavece për dyzet vite!”
Posted on: Sat, 20 Jul 2013 14:14:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015