Ai kishte lindur gangster. Duhet thënë që ai kishte lindur i - TopicsExpress



          

Ai kishte lindur gangster. Duhet thënë që ai kishte lindur i “mallkuar”. Të gjitha “bëmat” që bënte Kaballi nuk shkonin pa u vënë re.Makineria e madhe e shtetit kishte nisur të lëvizte pas sinjaleve që vinin…. Sos,sos,sos…kemi një të sapo ganguar… Regjistrojeni në faqen e zezë.Është fare i vogël.Vetëm regjistrojeni.Të tjerat vijnë më pas…stop. Bëjani gati grackën. Gracka u ngrit. Në pritje ssosi….stop. Kjo histori me sos edhe stop do të kish përfunduar kështu nëpër dosje anale,letra,sepse që të jemi të saktë nuk mund të nëpërkëmbej kollaj djali i Hasan Kaballajt.Ish guerrilasit të famshëm vetëm se i biri ndeshej për “të venë nderin në vend” si gjithë djelmoshat e hedhur të kësaj moshe me grushta.Qofshin këta edhe të thatë…. Të gjitha tranxhat,presat e këtij shteti aq strikt kishin filluar të gëlltisnin “çështjen Kaball”si shumë çështje që nuk kalonin nga zemra e gjigandit…me nënshkrimin p.s. të kihet kujdes se Kaballi është yni. Pra, nuk mundej që të shënohej me laps të kuq vetëm se u rrah si burrat….njëherë dy herë dhjetë herë.Kapriçio rinie.Janë djemtë tanë o të urruar edhe ata do ti kredhim brenda.Pse jo??!!!Jo dhe jo se godasim genin tonë.Të ardhmen tonë.Gangsteri nuk është e ardhmja jonë… Prit ti vesh ngritur,ti krijesë e dalë nga ajo rropulli ,nuk mundemi akoma…. Po le ta lemë mënjanë këtë kundërshti.Kaballi kish lindur siç thamë të ishte në kë kohën e gabuar në vendin e gabuar me persona tmerrësisht të gabuar. Dhe me kë pa…me dy nga bijtë e etërve të përmbysur ,në kohërat pa fillim, e pa fund. Siç edhe jemi munduar tu sjellim në hatër “sjelljet” e tijë,Kaballi ishte nga ata çuna që ndiqte befasuesen,të paparën ndonjëherë,drithëruesen e pse jo edhe njerzit që mbartnin inteligjencë shoqëruar me lajlet e lulet e rinisë… Pra kjo punë është si ajo gogla e një llotarie të paracaktuar që rrotullohet kot,dhe përfundon atje ku e kanë drejtuar.Ai ishte nga ata që nuk I rrinte “bytha rehat”.Kërkonte hapsirë,ajër tjetër…në mund të shprehemi kështu.Po qysh vajti qo punë,ë…ja që ashtu duhej. Bënte praktikën në kombinatin e tekstileve.Nuk linte vend pa vajtur,vrimë pa u future.Gjimnazist mo. Një ditë bënte dush në katin e nëndheshëm të njërës prej fabrikave.Dëgjoi zëra të lehtë që bënin bast se aksh këngëtar na ishte më i mirë se tjetri… “..dyzet kitarrat është monument…” “..pa leshgjatët e Liverpulit muzika akoma do të ishte e mbuluar nga myku…” Hopa kureshtja e tijë me shtatë koka u zgjat edhe më.Dëgjoi ca fjali të shkëputura që e shtuan edhe më kuriozitetin. Më në fund doli ti shihte. Ishin tre djem simpatikë,gjysëm lakuriq pas dushit, që rrinin në forëm trekëndëshi dhe jepnin e merrnin me duar për gjëra që Kaballit nga njeri vesh i hynin e nga tjetri I delnin.Por se ç’kishin dicka misterioze ato njohuri. U afrua.Ata nuk e vunë re fare. Diskutimi bëhej në çdo fushë.Ata e dëgjonin njeri tjetrin me respekt.Pastaj debatonin për gjëra që Kaballit iu dukën kësaj here absurde…si për shembull që “cikli i njeriut nuk ka as fillim e as fund” është si një karusel… Pasi mbaruan debatet filluan të bënin pompa nëpër tubacionet e nëndheshëm. Muskujt u gufonin.Baluket e prera ala bolloboks u vareshin aq bukur.Të tre dukeshin si vëllezër binjakë.Kështu iu duk të paktën Kaballit ngaqë i simpatizoi menjëherë vetëm se ata thoshin gjëra që ai si kish dëgjuar ndonjëherë sado që iu dukën budallallëqe me bisht. Kur ata e lanë “argëtimin fizik” Sokoli provoi ta bënte atë që bënë ata.Nuk mundi.Ata nuk qeshën. Njëri prej tyre që mesa dukej nuk njihej fare me dy të tjerët tha “pafshim çuna”. Ata ngritën duartë duke thënë ëhë. Kaballin nuk e vunë re fare. Do ti bëj unë të më venë re tha djaloshi.Iu afrua edhe më kur ata ishin duke u veshur dhe u tha diçka që ata bënë sikur nuk e dëgjuan. -unë bëj njëqint pompa po të dua. Ikën duke i buzëqeshur ftohtë.Kjo nuk e zemëroi fare.U betua.Do bëhej si ata.I ndoqi nga pas kot siç ndiqet një fenomen që e shikon për herë të parë.Pastaj i harroi fare dy çunat. Njëherë i pa në xhiron e madhe që debatonin me njeri tjetrin për diçka që atë e intrigoi përsëri.Iu afrua. Bëhej fjalë për një roman.Ai më bjondi thoshte që ka shumë lakra brenda dhe pak talent ,ai tjetri e kundeërshtonte me shumë delikatesë…Kaballi u rrinte një hap mbrapa.Dëgjoi që ata diskutonin me zjarr për poezinë,dukej që e donin shumë… Nuk duroi dot më. -çuna.Mbrëma.Jemi takuar bashkë tek dushet e …. -I bëre njëqint pompat –tha bjondi duke qeshur.Kaballit iu bë qejfi që ata kishin qenë aq të vëmëndëshm me kokëkrisjen e tijë. E futën në mes.Pastaj i thanë emrat njeri tjetrit.Më pas Kaballi vetëm dëgjonte.Kur do të ndaheshin ai u kërkoi me përulje që ti rekomandonin ndonjë libër për të lexuar.Ata sa dëgjuan që Kaballi kishte pasion librat u rindezën dhe filluan kush e kush më parë ti thoshte, se çfar duhej të lexonte… Kaballi për herë të parë në jetën e tijë ndjeu se kish takuar një rracë të butë.Që e kish lidhur ekzistencën me artin,muzikën…poezinë.I përlqeu pa masë .Pse të mos i rifutej leximit. Këmbeu me ta le të themi dy a tri libra dhe kaq. Po le të kthehemi tek ajo mbrëmje. Gangster ynë atë natë pa ëndrat më të çuditshme në botë.Të gjitha me libra,e me ca duar që ia merrnin sa herë që ai mundohje ti hapte të shihte se ç’kishte brenda…ai përsëri e përsëri mundohej ti hapte deri sa zgjohej.Kur zgjohej ndjente se ishte një botë e re që me zor donte ta pranonte.Mbyllte sytë përsëri që ti shfaqej ajo ëndër që të paktën të hapte një fletë të lexonte se çfar kishte aq të rëndësishme që nuk dontë të hapej… Po atë natë një dritë në degën e punëve të brendëshme ndejti ndezur deri vonë.Aty operativi i zonës Mit Miti po përpilonte një relacion që veçanërisht po i sillte një kënaqësi të vecantë. “…në rrjetën që kemi ngritur me aq kujdes ndaj armiqve të klasës A dhe Y,sapo ka rënë një “yni” që do të thotë se kemi rastin që të përpilojmë plan veprimin për në vazhdim….”
Posted on: Sat, 05 Oct 2013 00:36:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015