Ajax-Feyenoord, klasikja e Eredivisie Eredivizje nxehet që në - TopicsExpress



          

Ajax-Feyenoord, klasikja e Eredivisie Eredivizje nxehet që në javën e tretë me klasiken e futbollit holandez Ajaks Amsterdam-Fejnord Roterdam, që përtej rivalitetit në fushën e blertë ofron spektakël të papërsëritshëm në shkallët e stadiumit me dy tifozeritë që shpesh herë e kalojnë cakun me sjellje të dhunshme që krijojnë jo pak probleme për autoritetet. Gjithsesi, vitet e fundit kjo supersfidë e ka humbur disi shkëlqimin e dikurshëm edhe për faktin se Fejnordi nuk ka qenë në nivelin për të rivalizuar për trofe. Formacioni që drejtohet nga Roland Kuman e nisi kampionatin me dy humbje të njëpasnjëshme ndaj Zvolles dhe Tuentes, ndaj kjo sfidë në “Amsterdam Arena” e rrit edhe më shumë presionin ndaj Fejnordit. Nga ana tjetër, Ajaksi nuk dëshiron të lëshojë më shumë terren, pas humbjes 3-2 një javë më parë në fushën e Alkmarit. Kryesuesit e PSV Aindhoven pritet të kalojën pa shumë probleme debutuesit e Go Ahead Eagles, që ende nuk e kanë provuar shijen e humbjes në elitën e futbollit holandez. Kjo është panorama e plotë e javës së tretë të Eredivizje. 17.08.2013 18:45 PSV Eindhoven - Go Ahead Eagles 18:45 SC Cambuur - FC Groningen 19:45 RKC Waalwijk - AZ Alkmaar 20:45 NEC Nijmegen - PEC Zëolle 20:45 Roda Kerkrade - Vitesse Arnhem 18.08.2013 12:30 AFC Ajax - Feyenoord 14:30 NAC Breda - ADO Den Haag 14:30 SC Heerenveen - Heracles Almelo 16:30 FC TWente - FC Utrecht
Posted on: Fri, 16 Aug 2013 20:45:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015