Ajo… Dritarja ime e punes binte nga oborri i vogel qe i jepte - TopicsExpress



          

Ajo… Dritarja ime e punes binte nga oborri i vogel qe i jepte nje pamje shume te lezetshme dhe na e bente me te lehte vajtje ardhjen tek zyrat e njeri tjetrit. Ne shumicen e rasteve nuk e ktheja koken, kisha filluar ti njihja njerezit qe kalonin vetem nga trokitja e hapave ne oborrin e asfaltuar, edhe kur binte shi, edhe kur bente vape. Te gjithe kane ate gjene karakteristike ne te ecur, ne ritmin e hapave e menyres se si i shkembejne kembet. Per mua e ecura eshte veti shume domethense per cdo njeri. E ecura eshte stil, muzike e te jep mundesine te vleresosh natyren e pak e shume edhe temperamentin e personit qe te intereson. Te gjithe kalonin poshte dritares sime, por njera kishte nje gje krejt te vecante, nje ritem te cuditshem, nje ecje qe kisha shume , shume kohe pa e pare, pa e ndjere ate lloj ritmi. Perdite e ndjeja kur kalonte dhe isha mesuar dhe dija se ku shkonte, ne ishte e gezuar apo e merzitur. Ecte dhe nuk e ngrinte kurre koken, ecte sikur ti kishte rene dicka, me supe pak te kerrusura, te mbledhura pak perpara, sikur donte te fshihte hiret qe zoti ja kishte dhene pa kursim. Ishte nga ato lloj femrash qe nuk binte ne sy, qe nuk ishte e bukur aq sa te bente beli, qe rrobat qe kishte veshur dukej sikur ja hiqnin asaj hijeshine qe ajo mundohej ta fshihte me ate lloj ecje. Ishte pak me shume se mesatarja e nje femre te zakonshme, nga ato qe ju themi te gjata, kishte floke te gjate e fliste me nje ze qe ngjante si tringellime, apo si nje perplasje e lehte zilesh. Rrinte bashke me te tjerat e dukej sikur nuk i jepte rendesi te tjereve qe kishte rrotull. Nga qe kisha kohe qe e sodisja ne kete menyre , ajo e kishte kuptuar qe e shikonte kolegu i saj, qe dite per dite numuroja hapat poshte dritares sime, qe sapo gjeja rastin kaloja nga puna e saj e mundohesha ti thoja me pak fjale qe si ti nuk ecen askushi ketu. Cuditej qe une merresha me hapat e saj, sdi ne merrte vesh qe une isha i bere rob i ecjes, i supeve te perkulura dhe i flokeve te gjata, qe i kapte me nje kapse te thjeshte siper kokes. Dija pothuaj gjithe garderoben e saj te thjeshte e pak a shume e dija se cfare do vishte sot e cfare do vishte neser. Kur shiu binte e oborri mbushej me uje, ajo perpiqej te kapercente pellgjet qe krijoheshin nga shiu duke kercyer dhe vija re se kepuca e saj ishte me pak take, e zeze dhe jo te shtrenjta. Ne dite te tilla vishte nje triko te holle, me nje apo dy kopsa mberthyer, e hapur perpara e poshte saj nje bluze roze here here, e kuqe ne pak raste dhe nje mente e bukur qe i jepte hijeshi faqeve te saj e buzeve qe i lyente me kujdes, por pak, shume pak. Rrogen e kishte te vogel dhe me sa duket nuk e kishte luksin te bente kujdesjet e duhura , por kurre nuk e pashe te pa kujdesur per veten , nje kujdesje e holle, pak e trishte, por qe e bente shume terheqse e misterioze. Ne ditet me diell, nje pale sandalle te lehta zbukuronin kemben e saj, ku ashtu si padashur dilnin thonjte e lyer me kujdes e qe i shkonte aq bukur ngjyres se lekures se kembeve te saj , kembe qe me shume i mbulonte me pantallona, e rralle vishte ndonje fund jo shume te gjate, por qe ja tregonte format e bukura e gjunjet e saj . Ne dite te tilla ulej ndryshe ne kafen qe kishim ne ambjentet e punes sone, i vinte kembet pak anash sikur donte te mbulohej , apo te behej me indiferente. Syte e saj rrinin gjithmone sikur ishin mbushur plot me lot, a thua kishte qare nje cast me pare. Kishte nje vezullim te cuditshem e me dukej mua sikur ndryshonin njgjyre nga sasia e drites qe kishte ambjenti. Kur ajo fliste, buzet e saj merrnin nje pamje qe nuk mund ti hiqje syte nga ajo, e kur heshtete, ajo ngjante sikur ishte e zemeruar. Kur qellonte te mos vinte ne pune, kjo nuk ndodhte shpesh, oborri ngjante i shkrete, e melodia qe krijon vete ambjenti i punes, dukej sikur i mungonte me shume se gjysma e orkestres. Asgje nuk mund ta zevendesonte ate. Ajo si ajri, ajo si drita, ajo e brishta por dhe e serta, ajo qe buzagazin e kishte sa nje e qeshur e plote, ajo qe flokun e kishte te gjate, syte me lot sikur kishte qare, ajo me hapin qe asnje tjeter nuk e kishte, ajo si shiu, si dielli, si mali e fusha kur zgjohet ne mengjes, ajo si vete jeta ajo...........
Posted on: Mon, 26 Aug 2013 06:56:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015