Akademikë të London South Bank University në Universitetin - TopicsExpress



          

Akademikë të London South Bank University në Universitetin “Vitrina”! Në mjediset e Kampusit Vitrina mirëpriten dy personalitete të botës akademike britanike, Prof. Dr. Laurence Fisher dhe Shefi i Departamentit të Menaxhimit Z. Milo Crummie nga London South Bank University. Kjo vizitë u realizua falë Koordinatores së Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë Znj. Odeta Muka dhe Zv. Rektores së Marrëdhënieve me Jashtë, Dr. proc. Anisa Subashi. Profesorët e nderuar të LSBU u pritën nga Rektori i Universitetit Prof. Dr. Mario Kedhi, Zv. Rektorët Prof. Dr. Piro Cipo, Dr. Teki Kurti, Dr. proc. Anisa Subashi, Dr. proc. Erblina Fetahu, Shefja e Departamentit të Fakultetit Ekonomi-Turizëm Dr. proc. Olda Çiço dhe Përgjegjësja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun Msc. Alma Malaj. Pas një vizite të shkurtër në mjediset kryesore të Kampusit, Z. Fisher dhe Z. Crummie, vijuan një takim në ambjentet e rektoratit me stafin pedagogjik të Fakultetit Ekonomi-Turizëm, në përpjekje të lidhjes së një ure bashkëpunimi mes dy universiteteve, konkretisht me profilin ekonomik. Profesorët prezantuan gjerësisht për stafin pedagogjik, programet e studimit të London South Bank University, konkretisht programin e studimit në nivel Master. Gjatë këtij takimi të rëndësishëm profesorët e nderuar u fokusuan kryesisht në projektin TEMPUS, i cili konsiston në modernizimin e shkollave tё larta dhe krijon njё mёnyrё bashkёveprimi nё shtetet qё rrethojnё BE. Ёshtё themeluar nё vitin 1990, tashmё skema mbulon 27 vende nё Ballkanin Perёndimor, Europёn Lindore, Azinё Qendrore, Afrikёn Veriore dhe Lindjen e Mesme. Projekti financohet nga BE dhe duke qenë se Shqipëria nuk është pjesë e saj, nuk mund të jemi pjesë e këtij projekti. Megjithatë profesorët mbështetën përfshirjen tonë në këtë projekt sapo Shqipëria të jetë pjesë e BE. Shumë të rëndësishëm dhe efektiv për një Institucion arsimor ata konsideruan marrëdhëniet me publikun dhe mbrojtjen e standardeve. Gjithashtu i mëshuan fort bashkëpunimit me institucione të tjera homologe dhe serioze duke e konsideruar këtë ndërlidhje si kyçin e suksesit. Mbledhja e ideve është një tjetër vlerë e madhe për suksesin e një institucioni presigjioz dhe me të ardhme, theksuan ata. Në vazhdim të projektit stafi pedagogjik i Fakultetit Ekonomi-Turizëm prezantoi për të ftuarit programin e studimit të nivelit Bachelor dhe Master, duke bërë dhe një parqitje të hollësishme të performancës së tyre akademike. Takimi vazhdoi me Rektorin e Universitetit Vitrina, Prof. Dr. Mario Kedhi, Zv. Rektorët, Dekanët dhe Shefat e departamenteve përkatëse. Gjatë këtij takimi u ripanë edhe një herë çështjet e lartpërmendura dhe mundësitë e bashkëpunimit me London South Bank University. Të pranishmit ju drejtuan pyetje të ndryshme profesorëve në lidhje me programet e studimit, modulet, stafin pedagogjik dhe mënyrën e zhvillimit të mësimdhënies në auditore. Në fund të vizitës profesorët dhanë përshtypjet e tyre për drejtuesit e Universitetit “Vitrina”, ambjentet si dhe stafin akademik me të cilin u njohën nga afër. Sipas traditës së “Universitetit Vitrina”, të ftuarve iu dhurua shporta “77 Energji”.
Posted on: Mon, 15 Jul 2013 13:34:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015