Akropoli i Ri është një Organizëm Ndërkombëtar Kulturor dhe - TopicsExpress



          

Akropoli i Ri është një Organizëm Ndërkombëtar Kulturor dhe Filozofik që gjëndet në mbi më shumë se 55 shtete dhe mbledh më shumë se 15.000 anëtarë aktivë, ashtu si edhe qindra mijëra miq të cilët shprehen në më tepër se 15 gjuhë të ndryshme dhe përfaqësojnë një gamë të gjërë prejardhjesh kombëtare, besimesh fetare dhe trashëgimnish kulturore, duke përbërë një shembull të mrekullueshëm mirëkuptimi dhe bashkëjetese sociale. Akropoli i Ri kërkon të sjell një vizion të ri të kulturës Një kulturë me vlera që praktikohen gjatë jetës, e cila do të mundësojë transformimin dhe përmisimin e vetes. Ne promovojmë një rinjgjallje universale të vlerave kulturore, një kulturë gjithëpërfshirëse. Tё jemi vazhdimisht nё kontakt me Traditёn –Ajo qё ёshtё baza pёr zhvillimin tonё- tё njohim Identitetin e Vendit dhe Kombit- Historinё, Artin, tё rejat e Shkencёs: Anё tё gjitha esenciale pёr njё Qytetёrim tё mirёfilltё. Frekuentimi i teatreve, shfaqjeve artistike- na bёjnё tё jemi nё koherencё me tё rejat Kulturёs sё tanishme.Vizitat nё qytete tradicionale, Krujё, Berat, Shkodёr, Korçё etj,nё Muze Historikё dhe Arkeologjikё janё nga aktivitetet e rёndёsishme tonat- Jemi pak tё vetёdijshёm tё thesareve qё fshihen nё Kёshtjella, Kala, armё dhe vegla tё ruajtura dhe pёrpiqemi tё vijmё pak mё afёr.Tё lidhemi me tё Kaluarёn, tё mёsojmё ta vlerёsojmё dhe tё hapim Horizonte drejt tё ardhmes.
Posted on: Wed, 14 Aug 2013 18:16:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015