Aktet e para të Parlamentit të ri që do të drejtohet nga - TopicsExpress



          

Aktet e para të Parlamentit të ri që do të drejtohet nga kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, do të jenë ato të propozuara nga kabineti i Kryeministrit në largim, Sali Berisha. Gjatë periudhës që pas humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit deri në mbledhjen e fundit ku zhvilloi dhe analizën, kreu i qeverisë ka firmosur për të dërguar në Parlament për miratim katër projektligje dhe 8 marrëveshje. Në total, do të jenë 12 akte, të cilat do të jenë të parat në kalendarin trejavor dhe 3-mujor të Kuvendit të ri. PROJEKTLIGJET Një nga katër projektligjet që ka shkuar në Parlament nga kabineti “Berisha” dhe që do të trajtohet nga maxhoranca e re, e kryesuar nga Partia Socialiste, kërkon 84 vota. Bëhet fjalë për një ndryshim në Kodin e Procedurës Civile, në të cilin thuhet se “Çështjet civile, që janë në gjykim ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të vazhdojnë të gjykohen në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe në Gjykatën e Apelit sipas ligjit të kohës së paraqitjes së kërkesës”. Një tjetër projektligj i rëndësishëm që është miratuar nga qeveria në ikje gjatë kësaj periudhe paszgjedhore, është ai për tatimin mbi vlerën e shtuar, një akt i ri, me një numër të madh nenesh dhe kapitujsh. Në krye të këtij ligji të propozuar nga ministri i Financave, Ridvan Bode, thuhet se “Tatimit mbi vlerën e shtuar i nënshtrohen të gjitha furnizimet e mallrave e të shërbimeve të kryera kundrejt pagesës brenda territorit të Republikës së Shqipërisë nga një person i tatueshëm që vepron si i tillë; të gjitha importet e mallrave në territorin e Republikës se Shqipërisë’. Akti i tretë i rëndësishëm është ai për njoftimin dhe konsultimin publik dhe që ka të bëjë me thirrjen e grupeve të interesit në hartimin e projektligjeve. “Ky ligj, përmes parimeve dhe procedurave që përcakton, ka për objekt rregullimin e marrëdhënieve që krijohen në një proces të konsultimit publik, transparent, gjithëpërfshirës, të realizuar në kohë dhe efektiv ndërmjet organeve publike, qendrore e vendore, dhe palëve të interesuara në procesin e inicimit, hartimit dhe miratimit të projektligjeve, akteve nënligjore normative, dokumenteve strategjike kombëtare e lokale, si dhe të politikave me interes të gjerë publik”, thuhet në projektligjin i cili është miratuar nga qeveria në ikje. Ndërsa projektligji i katërt është një ndryshim në marrëveshjen me francezët e “Eurocopter” për furnizimin e Shqipërisë me pesë helikopterë. Megjithatë, në ditët e ardhshme do të mësohet nëse qeveria e re është dakord me shqyrtimin e këtyre projektligjeve, apo do të tërhiqet prej tyre.
Posted on: Mon, 09 Sep 2013 09:09:55 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015