Aktorja e famshme e Hollivudit Jessica Alba, ka deklaruar se ka - TopicsExpress



          

Aktorja e famshme e Hollivudit Jessica Alba, ka deklaruar se ka qenë jashtëzakonisht vetëkritike kur bëhej fjalë për trupin e saj, edhe atëherë kur ka qenë në top formë. "Para se të bëhesha me fëmijë, kam qenë shumë kritike ndaj trupit tim, edhe atëherë kur dukesha shkëlqyeshëm. Nuk doja të vishja as pantallona të shkurtër, sepse ndjehesha e pasigurt”, ka thënë aktorja. Alba ka shtuar se tani është e kënaqur me pamjen e saj, sepse është fokusuar në gjëra të cilat vërtetë janë të rëndësishme, siç janë fëmijët e saj. Ajo thotë se tani vijën e trupit e mban me ndihmën e ushqimit organik dhe ushtrimeve të lehta, dhe nganjëherë vesh korsetë për ta shtrënguar trupin e saj. “Nuk ushtroj aq shumë, por ha vetëm ushqim organik dhe kjo më ndihmon ta mbaj vijën e trupit”, ka thënë Alba
Posted on: Wed, 25 Sep 2013 08:21:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015